Greqia ua heq nënshtetësinë zyrtarëve shqiptarë që s’u shërbejnë interesave greke

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ministri i Brendshëm i Greqisë, Panos Skurletis, e ka firmosur shkresën e dytë brenda pak muajsh për heqjen e nënshtetësisë për disa prej zyrtarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Himarës, në Shqipëri, raporton Top Channel.
Burime pranë kësaj ministrie bëjnë me dije se nënshtetësia greke do t’u hiqet shtetasve që jetojnë jashtë vendit për veprime anti-greke.
Në këtë listë përfshihet kryetari i këshillit bashkiak të Himarës, Foti Karavela, krahu i djathtë i Gjergji Goros, kryetarit të Bashkisë së Himarës të cilit iu hoq shtetësia greke një muaj më parë.
Alek Marko, kryetari i fshatit Dhërmi, të cilit i hiqet nënshtetësia për shkak të ndihmës që, siç thuhet, ka dhënë në prishjen e kishës së Shën Thanasit.
Lista vazhdon me Harallamb Ruçi; Stefan Kokëdhima, kryetar i fshatit Qeparo; Kristos Kondilis, arsimtar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në prishjen e kishës në Dhërmi; Aleks Dede, shef i Zyrës së Urbanistikës së Himarës; Dhimitër Bifsha, banor i Dhërmiut që po ashtu akuzohet se ka ndihmuar në prishjen e kishës dhe se është bashkëpunëtor i shërbimit sekret shqiptar.
Në listë është dhe gazetari Aleksandër اipa, kryetar i Lidhjes së Gazetarëve Shqiptarë. اipa akuzohet se është një ndër gazetarët që shkruan kundër Greqisë dhe financohet nga fondacioni Gjylen.
Mirëpo, vetë gazetari, përmes një postimi në Facebook, ka thënë: “Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare”.
“Kam dashur në një moment. rreth vitit 2001 të kem nënshtetësinë e shqiptarit në Kosovë. Sa për lajmin e botuar në një media greke dhe publikuar me zell nga shumë media të vendit tim, bëj me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare. Dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë”, shton اipa.
Pritet që së shpejti Athina zyrtare të nxjerrë edhe një listë të tretë me anëtarë të Partisë Socialiste, për PBDNJ, të cilët ose kanë funksione shtetërore por që nuk po u shërbejnë interesave greke në Shqipëri. (r.m.)
Pasaportat-e-Greqise-640x480.jpg
http://illyriapress.com
 
Trendafili ngjall dashurine per natyren kurse gjembat respektin per te. Trendafilin e kemi treguar shume here me Greqine. Nuk ka ecur. Sikur duhen pak gjemba, thjesht per vetmbrojtje.

Darius
 
Mire e beri... le tu heqim edhe ne shtetesine atyre qe nuk shperfillin interesat e Shqiperise dhe jami barazim.. Reciprocitet plus respekt per legenat greke. .. :P :P
 
Back
Top