Greqia po shet gjithçka për të shpëtuar nga borxhet!

Aver

.
V.I.P
Greqisë i duhet ti grumbullojë 50 miliard euro nga shitja e aseteve publike, disa analistë ndërkombëtarë të financave nuk shpresojnë se kjo shumë do të mund të mblidhet aq shpejt. Asetet publike nuk mund të jenë të vlefshme më aq sa ishin dikur, e gjithë kjo për shkak të rrezikut për investimet e jashtme në Greqi, transmeton lajmi.net
Greqisë i duhet ti grumbullojë 50 miliard euro nga shitja e aseteve publike, disa analistë ndërkombëtarë të financave nuk shpresojnë se kjo shumë do të mund të mblidhet aq shpejt. Asetet publike nuk mund të jenë të vlefshme më aq sa ishin dikur, e gjithë kjo për shkak të rrezikut për investimet e jashtme në Greqi, transmeton lajmi.net
Por përkundër të gjitha pengesave dhe arsyeve Qeveria Greke ka vendosur në shitje shumë asete, disa nga to mund ti gjeni të listuara më poshtë.

1. Ujërat Termale

Greqia ka ujëra termale, katër më saktësisht dhe kompania e cila merret me zhvillimin e turizmit shëndetësorë i përdorë ato për të kërkuar investime të fuqishme.

1168.jpg



2. Aeroporti Ndërkombëtarë i Athinës


Momentalisht Greqia ka në pronësi 25% të aksioneve në aeroport i cili është hapur në vitin 2001, por fondi i zhvillimit i ka hedhur në shitje 30% të aksioneve, kurse të tjerat janë në pronësi të disa korporatave private dhe disa familjeve.

2104.jpg



3. Fabrika e Ujit Athinë


Kompania ka të drejtat ekskluzive për shfrytëzimin e ujit në Atikën e Madhe, një pjesë e madhe e të gjithë territorit të Greqisë duke përfshirë këtu edhe Athinën. Kompania e cila merret me menaxhimin ka vendosur t’i shesë 61% të aksioneve, dhe gjithashtu kjo kompani është pjesë e bursës së Athinës.

site.png



4. Shtëpitë e Pushimeve


Kjo kategori është një nga pjesët më të rëndësishme në industrinë e turizmit të Greqisë, të cilës Qeveria Greke ka vendosur ti japë një rëndësi të vecantë. Gjithsejt janë 15 shtëpi të pushimeve në të gjithë vendin të cilat Qeveria Greke ka filluar ti ndërtojë në vitin 1960 me qëllim nxitjen e turizmit. Tani të gjitha janë në shitje.

harmony-hotel.jpg



5. Rafineria Shtetërore e Naftës “Hellenic Petroleum”


“Hellenic Petroleum” rafineria shtetërore e naftës është përgjegjëse për 2 të 3’tat e kapacitetit rafinerik të Greqisë duke eksportuar edhe në Qipro, Serbi, Shqipëri, Mal të Zi, dhe Bullgari. Mbi 35% të aksioneve janë në shitje, gjithashtu edhe kjo kompani është pjesë e bursës së Athinës.

640x392_67551_197100.jpg



6. Posta Greke


90% e Postës Greke është në shitje, kjo kompani operon me 750 pika në të gjithë Greqinë dhe së shpejti do të privatizohet.

Hellenic-Post-Mykonos.jpg



7. Stadiumi i Miqësisë dhe Paqes


I hapur në vitin 1985 dhe i renovuar në vitin 2004, ky stadium është ‘shtëpi’ e klubit basketbollistik Olympiakos dhe gjithashtu ka qenë skenë e performancave të Phil Collins dhe Gloria Estefan.

EE26DBD0EC23A39E6168BE5706A9C37B.jpg



8. Korporata Energjetike Shtetërore

Korporata energjetike ka 7.5 milionë klientë në Greqi e cila në tërësi ka një popullsi prej 11 milionë banorëve. Energjia prodhohet nga nafta dhe gazi por edhe nga hidrocentralet. Fondi i zhvillimit ka nxjerrur në shitje 17% të aksioneve.

DEI_ATH_04.jpg



9. Autostrada Odos – Egnatia

Më shumë se 1/3 e Grekëve e përdorin këtë autostradë e cila lidhë lindjen me perëndimin e vendit, gjithashtu 1/3 e transportit të produkteve vendase kalon nëpër këtë autostradë duke e lidhur Greqinë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Distanca e saj është 670 kilometra.

617.jpg



10. Asetet Olimpike

Dhe lista përfundon në mënyrë qesharake 3 objektet që ishin ndërtuar për lojërat olimpike të vitit 2004 janë në shitje. Edhe pse ato shërbyen për disa nga kategoritë më popullore të lojërave olimpike, fati i tyre përfundon duke u nxjerrur në shitje të gjitha në një pako.

385016-21958d00-291a-11e5-9d0c-854b9fdb7825.jpg


gazetablic.com
 
Titulli: Greqia po shet gjithçka për të shpëtuar nga borxhet!

Posht e me posht....
 
Titulli: Greqia po shet gjithçka për të shpëtuar nga borxhet!

Po referendumi ku mbeti? :murit::murit:
 
Titulli: Greqia po shet gjithçka për të shpëtuar nga borxhet!

Po referendumi ku mbeti? :murit::murit:

Referendumi u shkruajt ne nje faqe,copez e nje libri ku shkruhet historia e 5 muajve te fundit ne Greqi.

Nje liber ku ka brenda pershkrime historike me renje te teorite bollshevike te gershetuar me oportunizem te viteve te mevonshme
dhe qe ne fund te fundit pa asnje vlere praktike.zbatuse ne te sotmen.
Te pyesesh dike nese do te jete i gjate i bukur me sy bojqelli apo i shemtuar se besoj se do kesh ankth se kush do te jete pergjigja
nje pyetje te tille kishte baze dhe referendumi grek qe perfundimisht te vetmen gje qe arriti eshte te bej ate qe pershkruat ti biesh murit me koke
europa eshte nje komunitet qe referendumet sjane menyra bashkebisedimi apo kompromisi biles edhe shpjegimi i cdo procesi demokratik sic eshte nje referendum mnd te shpjegohet nga cdo antar i komunitetit sipas interesave te cdo shtetit qe perfaqson
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top