Greqi, vrasje e egër e një çifti të rinjsh, vajza shqiptare...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
50708.jpg

SELANIK - Një krim i tmerrshëm ndaj dy të rinjve, të moshave 15 dhe 16 vjeç, është zbuluar nga policia greke, e cila gjeti trupat e masakruar dhe të dekompozuar në një zonë rurale në Lagada.

Policia bën të ditur se vajza ishte një shqiptare nga një fshat i Korcës, ndërsa djali nga Xanthi në Greqi, por familjet e tyre jetonin pranë në një lagje të qytetit të Selanikut.

Dy të rinjtë ishin raportuar të zhdukur nga të afërmit e tyre, rreth një muaj më parë.

Nga dëshmitë e para, mësohet se dy adoleshentët kishin miqësi të fortë dhe shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin.

Trupin e djalit dhe trupin e vajzës, i zbuloi një banor i zonës, i cili shkoi në pyllin pranë lumit, për të mbledhur drurë. Pasi pa pamjen e frikshme ai njoftoi policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe kreu hetimet e rastit.

Policia arriti të njohë kufomat nëpërmjet testit të ADN-së, pasi ishin plotësisht të dekompozuara. Pas hetimeve të para, është zbuluar se dy të rinjtë kanë vdekur të goditur egërsisht.

Mjek ligjor zbuloi se adoleshentët ishin goditur në kokë dhe gjoks me një objekt të fortë, ndoshta me sëpatë.

Sipas të dhënave, vrasja mund të ketë ndodhur edhe diku tjetër dhe trupat janë hedhur aty për të mos u zbuluar.

Hetimet vazhdojnë dhe departamenti i policisë së krimeve kundër jetës dhe sigurisë në Selanik është duke kërkuar vrasësin apo vrasësit si dhe motivet e kësaj vrasjeje të egër, të dyfishtë, të adoleshentëve.// balkanweb.com
 
Back
Top