Greqi, shqiptarja masakron të bijën 13 vjeçare me thikë, tenton të vetëvritet dhe vet

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
vret-te-bijen-ne-greqi.jpg
Një nënë shqiptare në kushte të rënda depresioni ka masakruar me thikë vajzën 13-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet duke përdorur të njëjtën armë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kretë rreth mesditës, kur pas një debati nënë e bijë, gruaja 36-vjeçare ka qëlluar disa herë vajzën duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka kryer krimin e rëndë, nëna 36-vjeçare ka marrë thikën dhe ka tentuar të vetëvritet duke prerë veten në fyt.

Babai i vajzës 13-vjeçare i ka gjetur të gjakosura nënë e bijë në mes të dhomës dhe menjëherë ka lajmëruar policinë, ndërkohë që mjekët kanë konfirmuar vdekjen e vajzës dhe gjendjen e rëndë të autores që tentoi vetëvrasjen.

Policia tha se ka nisur hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të këtij krimi të rëndë brënda familjes shqiptare. Sipas hetimeve të para, dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.

TemA
 
Titulli: Greqi, shqiptarja masakron të bijën 13 vjeçare me thikë, tenton të vetëvrite

Ca spo lexojme, vetem vrasje e vdekje...
Te iki mendja mamase per nje moment, e te mbysi femijen qe e ka ritur 13 vjet, ne nje menyre masakruese?!

Tani nja nje muaj, lexova nje rast, mamaja i preu gryken bebit 4 muajsh, se po qante. Femra kishte dhe 7 femije te tjere, dhe si bente me ball situates.

Gjynah per vajzen qe humbi jeten, e gjynah dhe mamaja qe do jetoj me peshen e fajit mbi supe tere jeten.
 
Back
Top