Greqi, miratohet plani për daljen nga kriza

eGo0sTyle

System Engineer
parlamenti-grek-300x225.jpg

ATHINE- Parlamenti grek miratoi me 155 vota pro dhe 138 kunder programin e kontestuar të qeverisë Papandreu, me të cilin synohet të shmanget falimentimi i vendit. Pak para votimit vendimtar për programin e kursimeve të qeverisë greke, mijëra vetë kanë protestuar sërish kundër këtyre planeve.
Para parlamentit në Athinë u mblodhën një numër i madh demonstruesish. Disa prej tyre u përpoqën të pengonin hyrjen e deputetëve në ndërtesën e parlamentit.
Si pasojë pati edhe konfrontime me policinë. Edhe në qytete të tjera greke njerëzit demonstruan kundër paketës së kursimeve të qeverisë socialiste të kryeministrit Jorgos Papandreu.
Nga pranimi i paketës me të cilën duhet të kursehen rreth 78 miliardë deri në vitin 2015, varet edhe pagesa e një kësti tjetër të kredisë nga BE dhe FMN. Ndryshe në mes të korrikut Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë asnjë detyrim.(DW)

Panorama.
 
Back
Top