Greqi, emigrantët shqiptarë në protestë: Nënshtetësi pa kushte për fëmijët

Love

βeℓℓe â๓e
ATHINث- Mijëra emigrantë kanë protestuar ditën e shtunë në kryeqytetin grek, kundër ligjit të ri të hartuar nga qeveria helene, i cili kërcënon të ardhmen e tyre por edhe të fëmijëve të tyre. Zërit të emigrantëve iu bashkuan edhe qytetarë grekë dhe punëtorë, të cilët kanë qenë pjesë e demonstratës paqësore që u mbajt në sheshin “Omonia”.

timthumb.php


Pjesë organizative e kësaj proteste ishte edhe Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi. Tubimin e çeli kryetari i kësaj Federate, z. Etmond Guri, i cili në fjalën e tij kërkoi që fëmijët të marrin nënshtetësi pa kushte, si dhe të ligjërohen emigrantët. Ai tha se duhet të respektohet Kushtetuta dhe të shmanget burokracia. Gjithashtu, theksoi se duhet të lehtësohen kushtet legalizuese për të gjithë ata emigrantë që kanë mbi 10 vjet në vend.

Z. Guri u bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të bashkohen me Federatën për të ngritur zërin dhe për ta fuqizuar atë, pasi të gjithë të bashkuar duhet të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

Gjatë tubimit u hodhën edhe parrulla kundër fashizmit dhe ksenofobisë. Përfaqësues të komuniteteve të tjera morën fjalën, ku theksuan se qeveria nuk duhet t’i lërë pas dore emigrantët, si dhe dënuan anulimin e ligjit të nënshtetësisë.

Nuk kanë kaluar shumë muaj që kur Këshilli i Lartë i shtetit e shpalli ligjin e nënshtetësisë si anti-kushtetues. Tashmë ligji i ri që do të kalojë këto ditë në parlament, kërkon kushte akoma më të rrepta që një emigrant të përfitojë nënshtetësinë greke. Ndërsa, sa i përket fëmijëve të brezit të dytë të emigrantëve, ata mund të përfitojnë nënshtetësinë greke pasi të kenë mbushur 18 vjeç. Jo vetëm kaq, por duhet edhe të zgjedhin midis nënshtetësisë greke dhe asaj të vendit të origjinës së tyre, pasi nuk mund t’i mbajnë të dyja.
Albanian Observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top