Greqi, 11 të dënuar shqiptarë arratisen nga burgu i Trikalas

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Trikala-1.jpg

trikala.jpg

Athinë – Policia greke është në kërkim të të arratisurve nga burgu i Trikalas, gjatë trazirave me armë që ndodhën natën e kaluar, ku për pasojë u plagosën 2 oficerë të burgut. Policia ka ngritur postblloqe në zonë për të kapur të arratisurit dhe personat që ishin në furgona.

Nga numërimi i të dënuarve në orën 10:30, bëhet fjalë për të paktën 11 të arratisur, të gjithë të huaj, mes të cilëve edhe shqiptarë të dënuar për vjedhje dhe grabitje.
Më shumë se 10 njerëz kanë marrë pjesë në sulmin me armë, sipas informatave të policisë. 400 gëzhoja kallashnikovi janë gjetur në vendngjarje, 6 kratere të shpërthimit të granatave dhe 2 granata të pashpërthyera. Vetëm në një nga këndet e burgut ku ishte qëlluar, janë gjetur shenjat e 74 plumbave.
Situata gjatë natës në burg ka qenë tepër e vështirë, pasi një grup i armatosur ka sulmuar nga jashtë, ndërkohë që të shtëna janë dëgjuar edhe nga brenda burgut.
Për pasojë 2 oficerë, 37 dhe 40 vjeç janë plagosur, njëri prej tyre rëndë. Ata janë dërguar në spital, ku iu janë nënshtruar operacioneve dhe janë nën kujdes intensiv mjekësor.

Ngjarja filloi mbrëmë, kur dy furgona iu afruan burgut dhe personat që gjendeshin në to, qëlluan mbi oficerët e kullës së vrojtimit. Nga ana tjetër, një grup të dënuarish nga krahu C, ku ndodhen të burgosurit shqiptarë, kanë prerë me sharrë hekurat e qelisë dhe kanë dalë në tarracë duke qëlluar me armë.
Nuk dihet ende sesi janë futur armët në mjediset e burgut, por sipas disa informacioneve, kallashnikovët mund të jenë futur në burg, ditën e tentativës për arratisje të të dënuarit Panajotis Vlastos, në 24 shkurt.
Një i dënuar nga Argjentina u kap gjatë tentativës për arratisje dhe po merret në pyetje.
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Drejtësisë u shpreh se “jemi sulmuar nga krimi i organizuar”, ndërsa kur u pyet nëse Panajostis Vlastos ishte në mesin e të burgosurve të cilët u përpoqën t’i shpëtojnë, ai tha se i dënuari Vlastos ndodhet në krahun A e burgut.
Kjo ngjarje ndodh vetëm një muaj pas tentativës për arratisje me helikopter po nga ky burg, e të dënuarit grek Panajotis Vlastos, kur helikopteri që do ta merrte, u qëllua nga rojet e burgut dhe nuk arriti të ngrihej, ndërsa i dënuari ra nga shkallët e tij. Vlerësimet e policisë flasin edhe për një ”hakmarrje” nga bashkëpunëtorët e Vlastos, që me aktin e natës së kaluar u përpoqën për një arratisje në masë. Së fundi spekulohet se të burgosurit mbrëmë përfituan nga fakti që zyrtarët e burgut kanë qenë duke parë ndeshjen e futbollit Bosnje-Greqi.
Vetëm një javë më parë një tjetër tentativë arratisjeje u krye nga i dënuari shqiptar Alket Rizai, në burgun e Malandrinos./LajmeShqip
 
Pe: Greqi, 11 të dënuar shqiptarë arratisen nga burgu i Trikalas

Ja moren doren
 
Back
Top