Grekët ‘hakmerren’ në kufi, mbi 100 shqiptarë u kthyen në 24 orë

Emigrantet-Kakavije-640x363.jpg

Vetëm një ditë pas takimit që ministri i brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri zhvilloi me homologun e tij grek, ku i kërkoi të marrë fund kthimi pas asnjë arsye i shtetasve shqiptarë në Kakavijë, vetëm në 24 orë mbi 100 shtetas shqiptarë janë kthyer pas nga policia greke.

Sipas shtetasve të kthyer, policia greke nuk u ka dhënë asnjë shpjegim për këtë masë të ndërmarrë ndaj tyre, edhe pse disponojnë dokumente të rregullta.

Kthimi i shqiptarëve në kufirin me Greqinë është bërë prej kohësh një formë reagimi e shtetit fqinj në çdo rast që marrëdhëniet mes dy vendeve kalojnë ndonjë krizë. I tillë edhe rasti më i fundit me Himarën, ku Greqia i kërkoi shtetit shqiptarë të mos prekë pronat e minoritetit himarjot, kërkesë që mori një përgjigje të hapur dhe të prerë në kuvend nga kryeministri Edi Rama, i cili i kërkoi Greqisë të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit tonë
(gazeta-Shqip.com)
 
Titulli: Grekët ‘hakmerren’ në kufi, mbi 100 shqiptarë u kthyen në 24 orë

Po eshte si ajo shprehja - kur mbaron argumenti del tek fyerja....
Tani Greqia njihet ...por do i vij koha te ndryshoj nese qendrimi yne nuk ndryshon
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top