GRATË OSE TA DHUROJNË ZEMRËN, OSE TË SHUMËZOJNË ME ZERO…

Gratë mund të ndihen komplet të thyera përbrenda, të shuara totalisht, ama të buzëqeshin sikur të mos u ketë ndodhur gjë, edhe pse ndiejnë sikur jeta u është ndarë në mijëra copëza.

Gratë e shohin perëndimin e bukur, dhe e dinë se dora më e sigurt që mund të shtrëngojnë kur dielli puth detin, është dora e tyre. Ato e dinë se dashuria për veten është e vetmja mënyrë për të mos i lejuar të tjerëve ta shuajë buzëqeshjen e tyre.

Gratë mundohen të tregohen të forta, sepse e dinë se pjesa e tyre më intime, më e ndjeshme dhe më e fshehtë, u duhet treguar vetëm atyre që dinë ta prekin zemrën me dashuri, me mirësjellje dhe ëmbëlsi. Gratë e dinë se kur është momenti për t’u larguar. E dinë, e ndiejnë dhe e bëjnë një gjë të tillë me klas. Një vendim të tillë ato e marrin me atë dinjitet që kanë përbrenda që nga momenti i lindjes, pa bërë pyetje dhe pa u treguar të dobëta. Ato kthehen me buzëqeshje dhe largohen pa bërë zhurmë, edhe pse ndërkohë që largohen, lotët i pushtojnë sytë e tyre.

Gratë kur ringrihen, pas një rënieje që nuk e prisnin, kanë një dritë në sytë e tyre që i bën më të bukura dhe më speciale. Kjo është drita e dikujt që ka vuajtur dhe që mund të të mësojë të duash. Gratë e dinëse jo gjithçka duhet të shkojë mirë, mjafton që të jetë diçka e bukur. Gratë kur dashurohen, ta dhurojnë zemrën plotësisht, sepse ato dashurojnë ose plotësisht, ose fare. Nëse i tradhëton, të shumëzojnë me zero dhe nuk të llogarisin më në jetën e tyre/bota.al

Screenshot_20220708-222340_Google.jpg
 
gra qe te dhurojne zemren?
-Ku ka mo ksoj grash qe bojn dhoro mer babe ca thoni kshu?
s'ka mo dhoro kerkund, ilaqim ene un jom si Lenini:
"Nuk pranoj dhoro nga askush" :p lool
...............................................................................
Zemra e nje femre Pushtohet dhe nuk Dhurohet! :)
(@NeVertiti - e thashe mire apo ja futa kot mgja?! lool🤗)
 
Eshte idealizim i bukur tema, me shume mundesi eshte qe femra sidomos ne ditet e sotme aktivizon mendjen dhe ben llogarine e rastit
duhet kujdes pra nga meshkujt se si dihet:)
 
Zemra e një gruaje
Them shpesh me vete
Ngjan me një xixëllonjë
Që digjet në heshtje
Provoni ti buzëqeshni një zemre t'thyer
Mos përbuzni lotët në sytë e mallengjyer
Mos puthësh dorën e saj kur zgjatet
Se buzët e tua do vyshken do plaken
Kur qesh ëndrrat zgjon në shpirtin e valuar
Ngjan me lindjen e diellit
...jo s'është e vonuar
 
"A të pëlqen dashuria?
Nuk e di.
E ke tani?
Po, e kuptova që e kam. Filloi me dorën, herën e parë që e mbajte. "Të mbaj" është folja ime e preferuar.
A je i dashuruar me mua?
Fillova me dorën që ra në dashuri me tënden kur e mbajte. Pastaj plagët ranë në dashuri dhe filluan të shërohen shpejt.
Pra, a të pëlqen dashuria?
Është e rrezikshme. Plagët na ikin. Nuk është serenatë në ballkon, i ngjan furtunës, përpëlit detin lart, e përzien poshtë.
Nuk e di nëse më pëlqen "......

Erri De Luca
[Peshqit nuk i mbyllin sytë]
 
Top