Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gratë fshehin dhunën

Gratë fshehin dhunën

1480083390dhunaaa.jpg


Dhuna në familje në Qarkun e Elbasanit është dyfishuar krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Gjykatës së Elbasanit, gjatë 10-mujorit të vitit 2016 janë dhënë 88 urdhra mbrojtje, dy herë më shumë se 12-mujori i vitit 2015, ku janë regjistruar 44 urdhra mbrojtje.

Por këto janë vetëm rastet e regjistruara,pa llogaritur qindra raste të tjera të cilat dhunën e fshehin brenda ambienteve të shtëpisë, si kjo zonjë……

“Vjen ndonjëherë i pirë dhe godet. Nuk kam ku të iki. Nëna dhe babai më thonë rri tek burri. Kam frikë nëse burgoset dhe del prap”, thotë një viktimë e dhunës.

Por cilat janë shkaqet të cilat kanë cuar në një rritje kaq të ndjeshme të dhunës në familje. Statistikat thonë në 88 rastet ku është dhënë urdhër mbrojtje, në 73 dhunuesi është me arsim 9 vjeçar dhe vetëm 1 me arsim të lartë, ndërsa në 65 raste dhunuesi është i papunë. Por sipas psikologëvë këto janë vetëm shkaqet që duken.

“Kuptohet që ky është një tregues i vështirësive që kalon familja sot, që lidhet me stilet e reja të jetës, me transformimet e shpejta, pasigurinë, varfërinë, papunësinë dhe mungesën e shpresës”, thotë psikologia Fatbardha Gjini.

Nga ana tjetër psikologët tregojnë edhe disa nga rrugët që mund të ndiqen për të minimizuar dhunën në familje.

“Nuk mund ta shmangim dhunën duke u trajtuar vetëm dhunuesi. Edukimi, puna formuese për familjen dhe shkolla kanë një rol shumë të rëndësishëm”, shton psikologia Gjini.

Në shumicën e rasteve dhuna në familje çon në shkatërrimin e kësaj të fundit. Gjatë 10 mujorit të këtij viti në qarkun e Elbasanit i kanë dhënë fund martesës 323 çifte.

Dhe edhe pse sot ishte një ditë sensibilizimi kundër dhunës në familje, policia e Elbasanit arrestoi dy persona që kishin kryer këtë vepër penale.

/ Top Channel





Dhuna ndaj grave, Klosi prezanton strategjinë kombëtare




Si çdo vajzë tjetër, ajo ëndërronte për princin e kaltër. Dëshironte një familje, një burrë, një bashkëshort, një baba, një shok. Por jo, fati i keq deshi që ajo të njihej me dhunuesin e saj. Ajo u dashurua siç dashuron çdo grua, por as kjo nuk mjaftoi për të dalë nga 4 “muret” e dhunës.

“Që ditën e dytë pas martesës filluan problemet. Ai vinte në shtëpi në 2 të natës, i dehur dhe me ulërima. Kjo sjellje ishte e zakonshme çdo ditë, nuk kisha as kujt t’ia thosha se nuk do të më besonin. U mundova shumë ta ndryshoja, por ishte e pamundur”, rrëfeu gruaja e dhunuar.

Por ajo ia doli. Zgjodhi të jetojë pa dhunë! Ajo denoncoi burrin dhunues, atë që i vrau fëmijën duke i dhënë vetes mundësinë për të jetuar një jetë të dytë.

“Ka jashtëzakonisht shumë për të bërë në përmirësimin e ligjit, përmirësimin e aksesit të viktimave drejt shërbimeve të specializuara, fuqizimit të masave në parandalimin e dhunës, rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen sociale”, deklaroi Iris Luarasi, drejtuese e Linjës për Këshillimin e Grave dhe Vajzave.

Në çeljen e fushatës kundër dhunës ndaj grave, që përkon edhe me Ditën ndërkombëtare të këtij fenomeni, u nënshkrua edhe marrëveshja për Linjën e Këshillimit, një pikë kontakti ku viktimat do të adresojnë rastet e dhunës.

“Janë evidentuar dhe trajtuar 3.195 raste, që në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë 11 për qind më shumë. Ne sot duam të rrisim besimin, që mekanizmin e mbrojtjes ndaj çdo shfaqjeje të dhunës ta bëjmë zgjedhje të kujtdo që sot është ende nën dhunë”, deklaroi ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.



Dhuna në familje, nis fushata ndërgjegjësuese



“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”! Ky është slogani që do të udhëheqë fushatën ndërgjegjësuese kundër dhunës në familje, nismë e ministrisë së Mirëqenies Sociale. Nga e premtja, për 16 ditë me radhë do të organizohen aktivitete kushtuar grave, mekanizmave mbrojtës dhe fuqizimit të tyre.

“Nga 1 janari-30 shtator 2016 kemi 3195 raste dhune të denoncuara, në 2015-n ishin 2800. Nuk besoj se është rritur dhuna në familja, por është rritur ndërgjegjësimi. Raporto se ti mund të mbrohesh, ka mekanizma që mund të mbrojnë. Zgjidhja është integrimi më i madh i vajzave dhe grave në tregun e punës, deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Ministri Klosi theksoi gjithashtu se veç sistemit të ngritur posaçërisht për denoncimin e dhunës, sivjet sistemi gjyqësor ka funksionuar më mirë. Në 2016-n janë trajtuar me urdhër mbrojtje 1683 gra që kanë denoncuar dhunën në familje.

Kur bëhet fjalë për gratë, ambasadori amerikan në Shqipëri është i ndjeshëm. Lu ka një mesazh.

“Unë zgjedh të jetoj pa dhunë. Unë zgjedh të respektoj gratë. Unë zgjedh të respektoj burrat. Unë zgjedh të ndihmoj të tjerët të mësojnë se çfarë do të thotë respekt. Shpresoj që edhe ju të më mbështesni”, tha Lu.

/ Top Channel
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Ka raste mjaft edhe ne krehun tjeter ku dhuna perdoret nga grate mbi meshkujt. Dhe rrine urte......shshshtttt!!
Dhuna eshte nje patologji besoj, qe mund ti bije kujdo.
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Ka raste mjaft edhe ne krehun tjeter ku dhuna perdoret nga grate mbi meshkujt. Dhe rrine urte......shshshtttt!!
Dhuna eshte nje patologji besoj, qe mund ti bije kujdo.

Epo mjani tani se late nam,ueee ahaha....po s'jane burra ata ore si nuk quhen burra as keta qe ngrene dore mbi nje femer !
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

kjo tema paska gjetur diten e duhur te hapet...
stop dhunes ndaj femrave e stop femra dhunen ndaj meshkujve..
stop dhunes buliste apo asaj psikologjike...
stop cdo lloj dhune... !!
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Gruaja nuk duhet të trajtohet si fushë në të cilën duhet të zhvillohet beteja.
Meshkujt duhet te din te respetojn veten qe te munden edhe gruan edhe tjeret.. Nje mashkull qe humb kontrollin ka humb cdo gje... Sidomos respektin dhe nderin...Gruaja duhet te mbeshtet tek burri, jo te tmerrohet prej tij...
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Po te ishin rolet e kunderta, do behej nami ..:)

 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Po te ishin rolet e kunderta, do behej nami ..:)



e shkarkoj me uijn ne fund se sduket mire :p
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Shqiperia eshte akoma nje shoqeri tranzite ne kete drejtim.
Don shume pune ne ndergjegjsimin e femres!
Femra duhet te ndergjegjsohet qe s"ka kush drejt te ushtroje dhune mbi te.
Por qe te rrisim nje femer te tille duhe nisur nga rrenja ,nga qelizat e javes sociale ,perkujdesjes,shkollimit,urbanistika dhe kushtet neper zonat rurale.
Mundesit e shkollimit te punsimit te femres...etj etj.
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Po te ishin rolet e kunderta, do behej nami ..:)



Oh sa mire,po ka lezet seksi me icik dhune :P

Po si guxon djali i botes ta rrefuzoje vajzen pa le,paska shpetuar mire...ktu po na vrasin pse sua japim lol
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Po te ishin rolet e kunderta, do behej nami ..:)



Nganjehere femrat e meritojne drurin vertet!
Sidomos ky zhaneri i ketij lloj femre!
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Une nuk ndjej keqardhje vetem urrejtje kundrejt atyre
Sepse kur sben asgje per veten kush do ta beje?
Per nje cope mentalitet rrine e hane dru. Kafsha.
E si te tilla le te trajtohen.
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Shpesh here kur kaloj afer shtepive degjoj te bertiturat e femrave dhe sharjet e meshkujve. Ndonje dite nuk do duroj dot e do i hy ne shtepi ndonjerit.

Por dhe femrat si e.durojne nje.sjellje te tille sistematike? Ndoshta mesohen pas ca kohesh e sju ben me pershtypje.
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

..qyqja na qenka goca ne hall te madh. Jeta a vdekje. Po nepja moj e mos rreziko jeten kot lol

Po s'du bre qy,ne per ate nder po rrojme lol

Une nuk ndjej keqardhje vetem urrejtje kundrejt atyre
Sepse kur sben asgje per veten kush do ta beje?
Per nje cope mentalitet rrine e hane dru. Kafsha.
E si te tilla le te trajtohen.

Nuk eshte vetem ceshtje mentaliteti por edhe sepse s'gjejne mbeshtetje nga askush..!
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Dhunuesi kërkon falje: Gjithçka ndodhi nga varfëria




I dënuar nga gjykata me shërbim prove për dy vjet, çdo ditë Zyber Sina, 53 vjeç, kërkon punë si hamall në tregjet e Tiranës. Grindjet në familjen e tij ndizen për shkak të situatës së rëndë ekonomike dhe së fundmi kulmuan me dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

E martuar prej 23 vitesh, Lavida ka vendosur të rrisë fëmijët dhe as që e çon ndër mend divorcin. “U nxeh dhe kishte nervat e veta, më gjuajti me këtë, me atë. Për herë të fundit më tha ‘do të vras, kam qejf të shkoj në burg dhe s’dua të punoj’”, tregon Lavdie Sina.

“Ekonomia e dobët, njëherë gjej 4 mijë lekë, njëherë 6, 10. Ditë të tjera vij bosh. Për shkak të ekonomisë nis sherri, kur ajo thotë pse s’ke prurë vezë, bukë apo mish, se edhe fëmijët duhet të hanë”, thotë vetë Zyber Sina.

Djali më i vogël është ai që vuan më shumë grindjet mes prindërve që kanë rënë në “kurthin” e varfërisë dhe tashmë martesa e tyre është kthyer në një luftë për mbijetësë.

“Jam penduar, do t’i thosha se kam shpallur falimentimin, por s’e kam bërë sepse unë e dua gruan time”, thotë Zyberi.

“Ai më ka thënë, ‘këtu në shtëpi të vras e të bëj dhe s’ke ça më bën’. Atje pastaj ka thënë më fal, sepse nuk di të thotë më fal”, tregon e shoqja.

Dhe ditët kur Zyberi kthehet duar bosh, pa ushqime për fëmijët, e shoqja, të cilës shteti i ka lidhur asistencë 4 mijë lekë për shkak të epilepsisë, i bën të njëjtën kërkesë. “Gjej zgjidhje, gjej punë. Por punë s’ka”, shprehet e dëshpëruar Lavdie Sina.

53-vjeçari po mbikëqyret nga shërbimi i provës së bashku me 153 të dënuar të tjerë dhe nisma më e fundit për t’i rehabilituar ishte testi për të dhuruar lule pranë një materniteti në Tiranë. Një veprim ky simbolik, shoqëruar me mesazhin: “Mos e prek femrën se prek jetën”.

/ Top Channel
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Po s'du bre qy,ne per ate nder po rrojme lol



Nuk eshte vetem ceshtje mentaliteti por edhe sepse s'gjejne mbeshtetje nga askush..!

Une e urrej pasivitetin.
Ne ditet e sotme njeriu femra dmth ka mundesi te beje shume, edhe sikur te arratiset asnje mos ta mbeshtese e te futet pastruese
Te jetoje cope cope mbase nga ana ekonomike por te kete nje dinjitet
Por thuaj ti ia lejojne vete kete dhune...
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

E para- une mendoj qe shkaku dhunes ne familje,ose ndaj gruas,burimin e ka tek varferia.mbaj mend kur isha femi,nje komshie u rrihte cdo dite,dhe sapo filluan ekonomikisht te ngriheshin,ra rehat gruaja shkret.

E dyta- njehere duhet ta lejoj femra drurin,heren e dyte,te gjej rrugen t'i dali Zot vetes
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Si mund te mos flitet per boten islame kur behet fjale per dhunen ndaj grave. Dita nderkombetare kunder dhunes ne te gjithe boten ka sensin e sensibilizimit te shoqerise ndaj keti fenomeni.
Ndersa ne nje "bote tjeter" funksionon ndryshe; se si ta fshehim sa me mire kete dhune, duke mbyll gojen dhe duke maskuar me truko shenjat e dhunes.

Ne nje program tv ne Marok, i cili eshte mjaft i ndjekur ne kete vend, ben fjale pikerisht per kete qeshtje. Si ti fshehim plaget e marra nga dajaku.
Ky publicitet televiziv absurd, eshte kritikuar nga e mbare bota deri aty sa drejtuesja e keti programi tv(cuditerisht nje femer) eshte detyruar te kerkoje falje.





 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Lauri nuk jam dakord se edhe katoliket dhunojne,dmth ska lidhje feja ketu.....understand?
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Shyqyr qe i paskeni gjetur edhe shkaqet e dhunes edhe fajtoret.
Dikush ben fajtor fene....dikush mentalitetin...dikush shkon deri aty sa ben fajtor vete femren duke i dhene nuanca seksuale.
Gjithsesi harrojme kryesoren....cdo veprim yne ka nje prejardhje dhe ajo eshte familja,shoqeria ne teresi dhe ne fund sistemi zinxhir ku jetojme.
Askush nuk meriton dhune qofte kjo psikologjike apo fizike....e aq me teper ajo qe solli ne jete cdo njerin nga ne!
E nese s'jeni te zote te ngrini zerin sot per veten tuaj ....edukoni femijet mos behen pale me kete sistem ku i forti mund te dobtin me forcen fizike.
Mesojini djemte se vajzat jane qenie te adhurueshme....mesojini ne to te shohin motren,nenen e tyre.
Mesojini vajzat mos lejojne ti ngrene zerin edhe kur kane faj....mos ndrydhin veten..mos justifikojne veprimet e tyre por ti bejne balle cdo situate dhe ti thone stop edhe dhunes verbale.
Ne kete jete te gjithe jemi te barabarte perballe njeri tjetrit....
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Lauri nuk jam dakord se edhe katoliket dhunojne,dmth ska lidhje feja ketu.....understand?

Kush foli per fe moj?
Pastaj, ne pah te postimit del menyra per te fshehur dicka qe bota po kerkon te veje ne dukje.

ps. i vuri vulen edhe hajduti me nje like.
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Sikur i lexojme lajmet problematike me lende zmadhuese dhe prap nuk e zgjidhim dot problemin, po dukemi ne Shqiptaret mo!...

Nese Shqiperia e kishte cdo gje ne rregull, a do te kishte te tilla lajme?!

-Grate fshehin dhunen apo Shteti fsheh problemet???

Per sa i perket dhunes ndaj femres, jemi ne shekullin 21 dhe duket si nje humor pa shije nese e shikojme seriozisht kete problem sepse nuk i ka hije asnje mashkulli te veproje me me dhune as kunder nje mashkulli tjeter e jo me kunder femres.

Po ketu qendron edhe ajo lidhja e Shtetit ku thame me siper, "injorimi i popullit" e lehteson punen e Shtetit ne zgjidhjen e problemit "injorimi i Shtetit"...

Thote nje fjale e urte "nuk i bie dot gomarit dhe i bie samarit", keshtu edhe ky Shteti qe nuk i bie dot mashkullit e i bie femres!!!

(??? zgjidhen problemet ne Shqiperi mo zgjidhen ???)
 
Titulli: Gratë fshehin dhunën

Problemi i dhunes ndaj grave me shqeteson shume me teper per faktin qe ndergjegjia popullore eshte shume e dobet ne kete drejtim. Te gjithe e dime qe grate dhunohen dhe keqtrajtohen ne forma c'njerezore por askush nuk flet dhe nuk e ndjen veten drejtperdrejte te prekur nga ky problem.

Problemi kryesor, per mendimin tim, qendron ne faktin tek administrata policore dhe mentaliteti i saj seksist qe nuk ofron asnje mbrojtje te mireqene per grate e dhunuara. Me fjale te tjera polici yne qesh me gruan qe vjen dhe denoncon te shoqin sepse ajo ose e ka merituar ose kjo nuk eshte e rende ne vizionin e tij te gjerave. "Gruaja jone" eshte "e pamoralshme" neqoftese "spiunon te shoqin dhe rrezikon integritetin e familjes" dhe se fundmi, ai vete, polici yne rreh te shoqen pa asnje skrupull.

Ne Shqiperi shume gra e pranojne gjithashtu dhunen si fatalitet, si fatin e tyre te keq te cilin e pranojne pe kushte. Ekziston pra nje rreth vicioz qe lidh reagimin e vetmohuar te grave ndaj dhunes dhe ngushtesine e llogjikes maskiliste tek meshkujt i cili nuk lejon perparim te shpejte ne fushen e barazise dhe respektit reciprok ndermjet sekseve.

Darius
 
:(:(.
Gruaja e fsheh dhunën pasi ka frikë.
Frika nga familja e saj,nga komshiu.
Se çfarë e pret,po iku.
A do ketë shërim apo do jetojë me frikë.
Kur nuk ke mbështetje,do e durosh dhunën.
Po vjen 2025,edhe akoma ka gra që dhunohen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back