Gratë emigrante, “viktima” në vendet e punës

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një raport i ILO-s – Organizata Ndërkombëtare e Punës – ka treguar se periudha e krizës ekonomike, në të cilën jemi ka rritur ndjeshëm diskriminimin për kategori të caktuara personash në të cilat përfshihen edhe gratë emigrante.

Kjo doli nga Raporti i tretë për diskriminimin, ku gratë emigrante janë viktimat kryesore të qëndrimeve diskriminuese nga puna.



emigrante-300x199.jpg

Sipas të dhënave të kërkimit, gratë përveç se fitojnë 10-30% më pak se meshkujt, janë edhe viktimat e diskriminimit. Kjo përsa i përket kushteve të punës dhe mundësive për të pasur vende pune të rëndësishme.

ILO thekson se janë marrë masat ndërsa janë futur në mënyrë progresive në fleksibilitetin e orarit të punës, të tilla si politikat në favor të familjes.

Në anën tjetër, diskriminimi lidhur me shtatzëninë dhe lindjen është ende një problem i pazgjidhur. Një tjetër problem për gratë emigrante janë edhe ngacmimet ****uale dhe diskriminim në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen. Gjithashtu, punëtoret emigrante në shumë vende janë të përjashtuara nga sistemet e mbrojtjes sociale

Manuela Imeraj
 
Titulli: Gratë emigrante, “viktima” në vendet e punës

ثshtë mëse e vërtet që ky diskriminim po bëhet dhe më i madh .. (jo veç tek femrat emigrante dhe tek meshkujt)
Personalisht skam patur diskriminime të tilla, por njoh shumë që u ka ndodhur..

ثshtë një fenomen shumë i përhapur .. sidomos për emigrantët që nuk kanë dokumenta sepse e kanë të vështirë për të patur një punë të mirë, pagë të mirë ashtu si dhe sigurim shëndetësor..

Thjesht e qartë: përfitojnë shumë nga emigrantët dhe mendoj se kështu do vazhdoj, nuk u bën shumë përshtypje se gazetat shkruajnë, apo se emigrantët ankohen.. shikojnë veç interesat e tyre dhe kaq..
 
Titulli: Gratë emigrante, “viktima” në vendet e punës

Ne shume vende jan dhe vendasit pa taksat te paguar. Eshte per te thene dicka ky artikull eshte i vertet, por eshte edhe i vertet fakti qe kur vete ne fillim ne pune je nen mbikeqyrje dhe ne ja bejme vet vendin punes, arrijme maksimumin ne pak kohe, te pakten flas per shqiptaret. Ndersa shume te huaj te tjere bejne sikur skuptojne ose nuk kuptojne vertet dhe rrine urte nuk ndihen, ne duam te arrijme maksimumin pasi duam te fitojme mire ata ashtu ne qetesi dhe si te "shfrytezuar" arrijne pak por ne vendet e tyre i thone shume me shume se tek ne.
 
Titulli: Gratë emigrante, “viktima” në vendet e punës

K'tu ku jam une emigrantet po perfitojne ne 1 menyre apo tjeter ,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top