Grafeni. E ardhmja eshte ketu.

Lauri

Anunnak
Përparimet teknologjike drejtojnë rrjedhën e historisë. Bronzi dhe hekuri ishin aq të rëndësishëm për përhapjen e shoqërive antike, saqë ata kanë epokë të tërë me emrin e tyre. Me rritjen e industrisë amerikane të çelikut, gjurmët hekurudhore u përhapën nga Atlantiku në Paqësor, venat metalike që bartnin gjakun e një kombi. Gjysmë perçuesit e silicit mundësuan rritjen e kompjuterave dhe rritjen më të madhe të teknologjisë së informacionit që daton nga shtypshkronja. Këto materiale formësuan zhvillimin e shoqërisë dhe ndihmuan në përcaktimin se cilat shtete do të dominojnë gjeopolitikën.

Sot, një material i ri ka potencialin për të ndryshuar të ardhmen. I emëruar si “supermaterial”, studiuesit botëror po përpiqen të kuptojnë më mirë këtë. Lista e gjatë e tipareve të mrekullueshme të Grafenit, e bën atë të duket pothuajse magjik, që mund të ketë “pasoja” shumë reale dhe drastike për të ardhmen e fizikës dhe inxhinierisë.

Shiko fotografinë 1916203Struktura e Grafenit

Çfarë është saktësisht Grafeni?​

Mënyra më e thjeshtë për ta përshkruar Grafenin është që ai paraqet një shtresë të vetme, të hollë të grafitit (materiali i butë, i thyeshëm që përdoret në brendësinë e lapsit). Grafiti është një allotrop i elementit të karbonit, që do të thotë se grafeni posedon të njëjtat atome të grafitit, por kur shtresat e grafitit ndahen në fletë tepër të holla, me trashësi sa një atom i vetëm, ky material sillet krejt ndryshe. Në atë nivel, atomet formojnë modele të caktuara gjeometrike, duke e bërë atë jo vetëm më të fortë se çeliku, por edhe përçuesin më të mirë të nxehtësisë dhe energjisë elektrike

Për shembull, si diamanti ashtu edhe grafiti janë forma të karbonit, megjithatë ato kanë natyra të ndryshme. Diamantet janë tepër të forta, ndërsa grafiti është i brishtë. Atomet e grafenit kanë konformacion heksagonal apo gjashtëkëndor.

Aplikimet e mundshme​

Nëse grafeni do të kishte thjesht një nga tiparet e shumta të tij superlative, do të ishte objekt i një studimi intensiv në përdorimet e mundshme. Duke qenë kaq i jashtëzakonshëm në kaq shumë mënyra, grafeni i ka frymëzuar shkencëtarët të mendojnë për një gamë të gjerë përdorimesh për materialin, në fusha aq të larmishme sa teknologjia konsumatore si dhe në shkencën e mjedisit.

Përveç vetive të fuqishme elektrike, grafeni është gjithashtu shumë fleksibël dhe transparent. Kjo e bën atë tërheqës për përdorim në elektronikë të lëvizshme. Grafeni është njëkohësisht shumë përçues dhe transparenca e tij e bënë të ket një potencial të madh si material në panelet e energjisë diellore.

Për shkak të përçueshmërisë së tij të lartë, grafeni mund të përdoret tek gjysmëpërçuesit për të rritur në masë të madhe shpejtësinë me të cilën udhëton informacioni.

Lidhjet e ngushta atomike të grafenit e bëjnë atë të padepërtueshëm për pothuajse të gjitha gazrat dhe lëngjet. Interesantja është se, molekulat e ujit janë një përjashtim. Për shkak se uji mund të avullojë përmes grafenit ndërsa shumica e gazrave dhe lëngjeve të tjera nuk munden, grafeni mund të jetë një mjet i jashtëzakonshëm për filtrim.

“Një nga gjërat që e kanë ndaluar suksesin e tij është mungesa e furnizimit në shkallë të gjerë, pra mungesa e sasive të mëdha të grafenit, pra grafenit me cilësi të mirë dhe me kosto të arsyeshme.”shprehen studiuesit.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top