xhebrail1
INTERIST
Katër persona përdorën veshje të policisë për të grabitur një argjendari në qendër të Kuçovës. Duke u shitur si agjentë të antidrogës, katër të rinjtë shokuan pronarin e argjendarisë dhe e kontrolluan dyqanin e tij me pretekstin e lëndëve narkotike.
Personat morën pjesën më të madhe të floririt dhe argjendit, madje dhe gurë të çmuar, unaza, orë dhe u larguan nga objekti. Vetëm pasi e kuptoi rrengun, pronari i argjendarisë e njoftoi policinë. Pas hetimeve të shpejta, rezultoi se katër autorët udhëtuan me një mjet dhe më pas e dogjën atë, por lanë gjurmë dhe prova të shumta në vendin e ngjarjes.
Policia tha se pronari i mjetit u zbulua për shkak se ende ruhej numri i shasisë së saj.
Në polici u shoqëruan dy të dyshuar, ndërkohë që janë duke u kërkuar edhe dy të tjerë. Policia nuk bëri të ditur emrat e të dyshuarve pasi është në kërkimin e të tjerëve pjesëmarrës në këtë grabitje.
Materialet janë dërguar për zbardhje të mëtejshme në Prokurorinë e qarkut Berat dhe, sipas policisë, kapja e autorëve është çështje orësh.
Si raporton TCH, në ndërkohë janë duke u ushtruar kontrolle të shumta në zonë, si dhe janë ngritur postblloqe për të ndaluar autorët e këtij krimi. /Telegrafi/