Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

ida angel

:)
V.I.P
Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja
27/03/2012
[video=youtube;vA-adGRUg24]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=vA-adGRUg24#![/video]

Një arkëtare mbeti e vrarë dhe roja u plagos rëndë gjatë një tentative për grabitjen e një filiali banke në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14 e 50 minuta. Dy persona të armatosur dhe maska hynë fillimisht në bankë pasi ndeshën edhe rezistencën e rojës së sigurisë të cilin e neutralizuan duke e qëlluar pa paralajmërim.

Grabitësit, pasi kanë parë rojen e gjakosur kanë humbur gjakftohtësinë, kanë kërcënuar arkëtaren Eleonora Kaloçi që t’u jepte paratë.

Lëvizjet e arkëtares u janë dukur si një sinjal që e lidh bankën me shërbimin policor dhe duke qenë se janë trembur e kane qëlluar dy herë në trup, pa bërë asnjë tentativë për të grabitur të hollat.

Në këto kushte të dy janë larguar nga banka me vrap. Duke qenë se zona është e mbipopulluar dhe është shokuar e gjitha nga krismat ata kanë patur mundësinë të largohen nga prapa bankës dhe për t’i shpëtuar mbulimit të policisë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak pasi kishte ndodhur tentativa e grabitjes.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin Nënë Tereza që ndodhet në afërsi të filialit të bankes, por 42 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagevë të renda të marra në trup.

Ndërkohë që në gjendje të rëndë për jeten ndodhet edhe roja e sigurise Skënder Elmazi. Policia ka shoqëruar të gjithë stafin e bankës për ta marrë në pyetje, por asnjë prej tyre nuk ka mundur dot ta shquajë fytyrën e vrasësit.

Të dhënat për gjatësinë dhe trupin e dy grabitësve i ka dhënë mundësine policisë të ndërtojë një identikit të paplotë të dy grabitësve.

Edhe kamerat e bankës i kanë xhiruar lëvizjet e tyre, por asnjë rezultat për ndonjë identifikim të plote. Ndërkohë që nga vendi i ngjarjes janë shoqëruar edhe të gjithë dëshmitarët, të cilët konsiderohen edhe ata dëshmitarë pamorë për shkak se kanë pikasur të dy grabitesit kur janë larguar nga banka me vrap.

Ngjarja e rëndë në një zonë të mbipopulluar si ajo e Xhamllikut dhe në mes të dites, ndodhi vetëm pak orë pasi Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i thirur për gjendjen e rëndë kriminale në vend në Komisionin Parlamentar të sigurisë dha deklarata të një kontrolli total të policisë ndaj krimit në vend.

Nishani referoi për rritje të efiçencës së zbulueshmërisë dhe të goditjes më së shumti gjatë vitit 2012 mbi krimin e vjedhjeve dhe grabitjeve me dhunë.

Edhe pse statistika tregon se çdo 10 ditësh i këtij viti është shoqëruar me grabitjen e një subjekti bankar, ku për fat të keq u regjistrua edhe një viktimë.
topch
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Edhe të mendosh që ministri i nderuar po i zhveshte lakuriq idiotët që theshin se po ndodhin shumë krime ndërkohë që tek ne nuk ndodh asgjë e veçantë, përveç vrasjeve ,vjedhjeve etj etj
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Kjo verteton fjalen e qeveritarve ku vendi jon esht i sigurt dhe nuk ndodhin kshu krimesh.....Mdaje dhe duke i ironizuar ata qe thoshin te kundretn e saj...!!!
 
Pe: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

E kane marre doren hyjne ne banka si me hy ne shptepit e tyre...ne fakt vetem ne shqiperi jane bankat ne kete gjendje ku hyn e del pa pyet njeri
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Ne it ne banke futesh dhe ka nje sistem dyersh te rrotullueshme qe nese hyn brenda kur ti del , porta ngel e byllur ne rrotullim dhe ske nga iken je si ne burg .sfutesh dot as tek personat as nuk iken dot ,plus jan xhama te blinduar qe ska ci ben njeri , jo si tek video siper qe kishte shpu plumbi xhamin pfff.Po sistemi alarmit per arme ku ndodhet ???
Ne it ska roje ke dera qe bo si drejtor ka kamera qe tregojn 24 ore live cfare ndosh dhe nese hyn dikush me arme , per 1 min ke policine aty pa prek njeri asigje .Ne kemi sistem mbrejtje futja kot .Me vjen keq per te plagosurin dhe per te vraren , por ske ci ben kshu do jet deri sa te krijohen vende pune dhe mos te detyrohen personat me vjedh per te mbijetuar.
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Te vesh ne pune, e mos kthehesh me! Gjyanah per ate qe vdiq.
Por s'eshte lajmi i ralle ky, para 1-2 javesh sikur lexuam nje banke tjeter ne Vlore qe u vodh.
Atehere pse smer asnjeri masa?~ Ata te bankes, pse se ruajne pronen e tyre, s'eshte interesi tyre te kene leket e sigurta? Apo ekziston nje bashkpunim banke-hajdut, se ne te shumtat e rasteve leket jane te siguruara, dhe hajduten hmmm mbase si kap njeri nqs nuk ka problem, e te 2 palet "Mbeten" te kenaqura.
Gjynah qe ne mes, hyne njerez te pafajshem qe plagosen, ose dhe me keq humbin jeten.

Bankat nuk eshte se jane te hapura per here te pare ne SHqiperi dhe nuk kane eksperience ne siguri. Ashtu si bankat qendrore ne bote kane sisteme te avansuara mund ti fusin dhe ne Shqiperi, por kur sdo....sben asgje.
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Sa gjynaf viktima dhe i plagosuri , shu!me gjynaf por dhe heroizem kan bere ama ,
se perso do tua kisha dorezuar parat shpejt eshpejt dhe te kisha qene pronari vete.
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Autori që vrau arkëtaren e bankës, dyshohet dhe për vrasjen e argjendarit

Policia e Tiranës deklaroi sot se autori i vrasjes së arkëtares së filialit të bankës ‘NBG’ të martën në Tiranë mund të jetë implikuar në një vrasje tjetër, po me motiv grabitjen.
grabitja1-300x209.jpg

Arma që qëlloi mbi arkëtaren Leonora Kaloci, nënë e 2 fëmijëve dhe rojes së bankës Skënder Elmazi ka qenë tepër e njohur për hetuesit. Sipas tyre, e njëjta armë është përdorur në vrasjen e argjendarit, Rrapo Sinanaj, më 21 tetor të vitit 2011 në në argjendarinë që ndodhej mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko”, të kryeqytetit.
61-vjeçari i vrarë në tetor 2011, ndodhej në argjendarinë në pronësi të tij në rrugën “Ferit Xhajko” në Unazë, kur një person i maskuar hyri në dyqan, kërkoi paratë dhe pasi argjendari kundërshtoi e qëlloi atë dy herë me armë dhe e la të vdekur në vend.

Policia tha se nuk mund të aludojë në lidhje me çështjen, por shtoi se ekspertiza tregon se e njëjta armë është përdorur në vrasjen e argjendarit, por edhe të arkëtares së filialit të NBG, fakte qe tregojne se vrasësi bredh i lirë ende.
Për vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, u arrestua dhe u mbajt në burg për 2 muaj një i ri nga Kosova, i dyshuar nga përshkrimet e dëshmitarëve, por ndaj tij nuk u gjetën prova të mjaftueshme ndaj ai u la i lirë për mungesë të fakteve.

Nderkohe dhjetra persona janë shoqëruar në policinë e Tiranës në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në filialin e bankës NBG në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Policia ka shoqeruar çdo person që ka ngjashmëri fizike me autorin e dyshuar të ngjarjes.

Shtetasja Leonora Kaloçi, 43 vjeçe gjeti vdekjen dhe roja i bankës, shtetasi Skënder Elmazi, 50 vjeç, mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në bankë nga persona ende te paidentifikuar qe ksihin si qellim grabitjen e filialit bankar./BW/
 
Po lajme te sigurta nga Policia shteti e konfirmojn kete fakt, me te njejten arme esht qelluar edhe Argjendari i vrar 5 muaj me par.

[Arma me të cilën u vra dje arkëtarja e filialit të “NBG Bank”, Leonora Kaloçi, është përdorur edhe në vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e regjistruar në 21 tetor të vitit të shkuar në rrugën Ferit Xhajko në kryeqytet.]

TemA

Nje bandit, kriminel qe shetit i lirshem neper KRYEQYTET, qe esht i akuzuar per 2 vrasje edhe me shum.... Policia duhet te ngrihet ne kemb, jo te ofroj 10.000€ kush jep informacion te sakt, se spo shikojm 1 rast te zbardhet. Te nesermen harrohen.
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Te vesh ne pune, e mos kthehesh me! Gjyanah per ate qe vdiq.
Por s'eshte lajmi i ralle ky, para 1-2 javesh sikur lexuam nje banke tjeter ne Vlore qe u vodh.
Atehere pse smer asnjeri masa?~ Ata te bankes, pse se ruajne pronen e tyre, s'eshte interesi tyre te kene leket e sigurta? Apo ekziston nje bashkpunim banke-hajdut, se ne te shumtat e rasteve leket jane te siguruara, dhe hajduten hmmm mbase si kap njeri nqs nuk ka problem, e te 2 palet "Mbeten" te kenaqura.
Gjynah qe ne mes, hyne njerez te pafajshem qe plagosen, ose dhe me keq humbin jeten.

Bankat nuk eshte se jane te hapura per here te pare ne SHqiperi dhe nuk kane eksperience ne siguri. Ashtu si bankat qendrore ne bote kane sisteme te avansuara mund ti fusin dhe ne Shqiperi, por kur sdo....sben asgje.

E vetmja rruge esht te vehen Telekamera ne cdo cep te Qyteteve, mos te dali person pa u par nga 1 telekamer, shiko vendet europiane te gjitha me telekamera e bejn punen.
Policia mbetet problemi kryesor, sdin te bejn punen e tyre, spo zbardhin 1 vrasje.
I plagosuri duhet ti meret deshmija edhe po pat telekamera rreth bankes ne rruge, e me gjer.
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Nje jete sa nje rroge

Qe Leonora iku dje nga kjo jete, per faqet e medias, do te jete nje ngjarje tragjike, por edhe kerkime per informacione pa fund se ku i kishte rrenjet dhe çfare tagri kishte ne shoqeri e familje.
Images.jpg

Por Leonora, u nda nga kjo jete ne krye te detyres, ne zyrat e nje banke ku çdonjeri prej nesh shkon perdite; u nda nga kjo jete duke lene pas dy vajza adoleshente, qe nenen ne kete moment, edhe per moshen e tyre dhe te sajen, do e kishin shoqe.
Bilanci tragjik i ketij viti, ku per tre muaj, kemi tre jete grash e vajzash te ikura nga kjo jete me plumba kallashi a pistolete, do te thote shume. Asnjera prej tyre nuk ishte objekt i ndonje hakmarrjeje nga fise te ndryshme, por thjesht i dhunes: Megi, vajza 25 vjeçare u vra te komuna e Parisit, sepse aty ishte duke pire nje kafe me te fejuarin e saj dhe plumbat qe duhet te vrisnin dike tjeter, vrane ate krejt rastesisht; Eleni, gruaja 35 vjeçare, deri tani dyshohet se eshte vrare nga hakmarrja e bashkeshortit i cili donte te kishte nje tjeter lidhje dhe te martohej me nje tjeter njeri; ndersa dje Leonora 44 vjeçare u vra ne zyren e saj, ne punen e saj, ne sherbim te qytetareve. Por ishte nena e dy vajzave, e cila punonte çdo dite te vitit per te marre nje rroge. Qe ne menyren si te gjitha femrat e kesaj shoqerie, ka vuajtur po ashtu vrasjen e dy vajzave ne janarin e ketij viti. Por qe kurre s’do t’i kishte shkuar ne mend, se ne mars, plumbi do ta merrte dhe ate.
Askush s’po e ndal dot krimin me ne kete vend. Krimin e drejtuar kuturu, ne perpjekje per te qene ai i pare ne shoqeri, dhe jo kjo e fundit. Forcat e rendit, te pafuqishme te ndryshojne realitetin heshtin, neper aksione te zhurmshme dhe te dhunshme, qe rrisin ndjenjen e revoltes te qytetaret por nuk ulin aspak kriminalitetin. E sikurse çdo dite e me shume po behet e qarte, krimi nuk u lidhkerka me pozicionin e punes se nje drejtori ne polici, por me mungesen e vigjilences se nje strukture te tere, e kalbezuar, deri ne rrenje. Kujtdo mund t’i ike jeta ne kete vend. Dhe jeta jone, vleka sa nje rroge. Madje me keq se kaq, mund te jesh pa rroge fare...ikub.al
 
Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    24.8 KB · Shikime: 0
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Zbulohet fotoja e vrasësit te arkëtares në bankë
I kanë mjaftuar 38 sekonda grabitësit që hyri në filialin “NBG Bank” që ndodhet në zonën e Xhamllikut, për të ekzekutuar me armë zjari arkëtaren Leonora Kaloci dhe plagosur rojen e bankës Skënder Elmazi.

I riu nuk ka pritur të marrë as paratë, të cilat ishin dhe qëllimi kryesor i futjes në bankë, por ka qëlluar direkt në drejtim të rojës duke shfaqur shënja agresiviteti edhe për punonjësit e tjerë të bankës. Sapo i është afruar banakut ku ndodhen punonjësit e arkëtimit, autori i krimit i ka drejtuar armën, shtetases Leonora Kaloci, dhe më pas i ka hedhur një qese të zezë në duar. Me britma të forta ai i ka pohuar: …mbushe qesen…, ndërkohë që nga ana tjetër viktima, 43 vjeçaria Kaloci ka rrëmbyer qesen dhe është ulur poshtë banakut të arkëtimit. Me shpresën se arkëtarja ishte duke mbushur qesen me para, autori i ngjarjes ka qëndruar i qetë për disa sekonda, duke parë vetëm majtas dhe djathtas. Mirëpo kur ka vënë re se arkëtarja nuk ka dalë nga banaku, atëherë ai është zgjatur mbi banak për të parë veprimet e Leonora Kalocit. Nga sa mësohet kjo e fundit nuk i është bindur fare urdhërit të autorit të krimit, por përkundrazi duke u strehuar poshtë banakut ka tentuar të arijë tek dera e ndaljes me qëllim, shmangien e grabitësit.

Këto lëvizje janë vënë re nga personi i armatosur që sapo kishte plagosur me një plumb rojen e policisë Skënder Elmazi. Sapo ka parë tentativën për tu larguar të arkëtares, grabitësi është treguar i pa mëshirshëm duke e qëlluar me dy plumba pas shpine. Pas kësaj autori ka dashur të largohet, por ka qënë sërisht roja i bankës ai që ka tentuar ta ndalojë duke i zënë derën. Autori edhe në këtë rast ska kursyer plumbat duke e qëlluar sërisht në krahun tjetër, çka ka sjellë rrëzimin në tokë të 53 vjeçarit Skënder Elmazi. Pas kësaj, ai ka mundur të dalë nga ambjentet e bankës duke u larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes.

KAMERAT FILMOJNE AUTORIN
Kamerat e sigurisë të vendosura në një rrugicë kanë arritur të filmojnë të dyshuarin. Grabitësi ka përshkuar me vrap rrugicën pasi ka dalë nga banka. Gazeta “Shqip” publikon sot një foto ku tregohet autori teksa po arratiset. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga grupi hetimor i cili po përpunon pamjet me qëllim përmirësimin e cilësisë që mund të çojë në identifikimin përfundimtar të autorit të vrasjes së arkëtares por dhe të argjendarit më 21 tetor 2011.
kamerat-300x213.jpg

gazetajone
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

po ky tani ka hy me vjedh apo me vra?
se zakonisht keta qe vjedhin ,nuk vrasin... thjesht kercenojne.
tamam kriminel
 
Foto e vrasësit të arkëtares

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Policia ka arritur të sigurojë një foto me rezonancë të ulët, të vrasësit të arkëtares Kaloçi të martën e kësaj jave në Tiranë.

Fotoja e publikuar, i ka dhene mundesine policise te kete te gatshem nje identikit per nje vrases jo me te gjate se 170 centimetra dhe jo me te madh ne moshe se 30 vjec, çfare e ngushton se tepermi rrezen e personave te dyshuar sidomos te atyre qe ndodhen ne dosjet policore si kontigjent i mundshem kriminal.

Fotoja u sigurua nga kamerat e subjeketeve tregtare qe ndodhen ne afersi te filialit te bankes ku ndodhi edhe ngjarja e rende. Gjithsesi mbetet vetem ne dyshime, pasi personi ne foto ishte i vetmi duke vrapuar pak pasi kishte ndodhur ngjarja ne kete zone. Shoqerimi dhe ndalimi i tij, do te kishte vlere te madhe per dyshimet e ngritura deri me tani nga policia. Fotoja eshte vene ne kerkim nga efektivat e policise kriminale, jo vetem ne kryeqytet.

Mbremjen e se merkures policia e kryeqytetit dha edhe deklaraten e pare publike ne lidhje me vrasjen, ku sipas saj arma e përdorur ne kete vrasje eshte e njejta me ate te perdorur ne vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani, e ndodhur ne tetor te vitit te kaluar.

"Në lidhje me tentativën për vjedhje me armë të filialit të ‘NBG Bank’ pranë sheshit “Shtraus”, ku mbeti i plagosur roja Skënder Elmazi, si dhe u plagos duke gjetur vdekjen në spital punonjësja Leonora Kaloçi, është një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Nga zhvillimi i deritanishëm i hetimeve, rezulton se nga ekzaminimi kriminalistik–balistik i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, arma e përdorur në ngjarjen e së martës është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e pronarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e ndodhur në Tiranë më 21 tetor 2011", thuhet në njoftimin e policisë.

Numri i te shoqeruareve, pjese e kontigjentit kriminal ne kryeqytet i kaluar te 40 personat, por ende policia nuk ka ngritur ndonje dyshim konkret per ndonje prej tyre.

Arma e përdorur ne vrasjen e arketares dhe plagosjen e rojes se bankes eshte e njejta me ate te perdorur ne vrasjen e argjendarit Rrapo Sinani, e ndodhur ne tetor te vitit te kaluar

Burim i top-channel.tv
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Rrefimi "i akullt" i vrasesit Gushi dhe mungesa e profesionalizmit te policise"

Viktor Gusho pas arrestimit

Dashamir Biçaku / Flamur Vezaj
TIRANE- “E vrava punonjësen e bankës, sepse isha aty edhe para katër muajsh dhe i kërkova para dhe s mi dha. Për këtë shkak e qëllova”.

Ky qe deklarimi i djeshëm i Viktor Gushit, 45 vjeç, personit të arrestuar dje pasdite nga policia e Tiranës, në cilësinë e të dyshuarit si autor i vrasjes së Leonora Kaloçit, 44 vjeçares nga Tirana, punonjëse e Bankës NBG, në rrugën “Qemal Stafa”, pranë sheshit “Shtraus”.

Viktor Gushi (foto Facebook)

I përditësuar - Një video e rrëfimit “të ftohtë” të krimeve nga Viktor Gushi është transmetuar në mediat audiovizive (pamjet e regjistruara nga policia janë transmetuar në televizionin “ABC News”).​
Në videon mbi 10 minuta, Gushi rrëfen pa asnjë problem vrasjet dhe grabitjet e kryera në kryeqytet.​
Gjatë pyetje-përgjigjeve vërehet një mungesë serioziteti dhe profesionalizmi nga ana e Policisë së Shtetit. Nga pamjet duket qartë se intervista është kryer në ambientet e shtëpisë së vrasësit.​
Publikimi i videos vjen pasi me radhë zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm folën në media duke “trumbetuar” arrestimin e Gushit si një arritje të jashtëzakonshme.​
Policia ka bërë të ditur se 44-vjeçari është kapur pas informacioneve të marra në rrugë operacione në numrat e telefonave të vënë në dispozicion (për këtë ishte vënë edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh). Finalizimi është bërë nga oficerë të shërbimit të kontrollit të brendshëm. /F.S/
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

* * *
[h=4]Policia: Vrasësi i arkëtares, autor i 16 veprave, grabiste për të luajtur bixhoz[/h] Njeriu që terrorizoi Tiranën 24 orët e fundit është një i varur nga lojërat e fatit. Policia e Tiranës ka qartësuar profilin e vrasësit të arkëtares së bankës, Eleonora Kaloçi, dy ditë më parë dhe argjendarit Rrapo Sinani. 44-vjeçari Viktor Gushi, nga Patosi, u arrestua pasditen e së enjtes, në banesën ku j etonte me qera në kryeqytet. Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Bernard اaushaj, operacioni i koduar “Banka”, përveç prangosjes së vrasësit dhe grabitësit Gushi, ka zbardhur edhe 15 ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në periudhën kohore 2008-2012. 44-vjeçari Gushi ka pranuar se është autor i vrasjes së arkëtares Eleonora Kaloçi, por edhe të argjendarit Rrapo Sinani, si dhe plagosjes së rojës së bankës, Skënder Elmazi. Ai ka deklaruar se ka vepruar i vetëm dhe ishte frekuentues i rregullt i lojërave të fatit dhe kazinove. Sipas اaushajt, pas çdo grabitjeje, ai i depozitonte paratë në një nga llogaritë e tij bankare, për t’i tërhequr më pas kur i duheshin për të luajtur. Me mbarimin e parave, ai niste projektimin e një tjetër grabitjeje. / Gazmira Ndoja [h=3]Patos, të afërmit e Gushit: Nuk duam të dëgjojmë emrin e tij[/h]
Të afërmit e Viktor Gushit banues në Dukas të Patosit mohojnë lidhjen familjare me të dhe familjen e tij. Banorët e zonës që e kanë njohur 37-vjeçarin e arrestuar për vrasjen e arkëtares në Tiranë, nuk duan të flasin për të duke shprehur me gjeste opinionin që ndajnë për Viktor Gushin.
Disa banorë që nuk pranuan të flisnin para kamerave thanë se 37-vjeçari edhe përpara arrestimit të tij, megjithëse nuk jetonte në këtë lagje prej vitesh, kishte lënë pas një reputacion të keq duke bërë që edhe te xhaxhallarët e tij të mos e pranonin si nipin e tyre. Banore të tjerë kujtojnë se i ati i Viktorit, i ndarë nga jeta, kohë më parë ka qenë njeri i respektuar por nuk preferojnë të flasin për të birin. Familja e 37-vjeçarit mësohet se jeton në Selanik të Greqisë. /K.Thana/Shekulli
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

e njof kete surrat se ka dashur te vjedh dhe te shpia ime :(
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

e njof kete surrat se ka dashur te vjedh dhe te shpia ime :(

Vertet? Pse nuk e denoncuat?

Vertet egzistojne organet e drejtesise dhe penalizimeve, por problemi fillestar qendron vet tek ne,nuk denoncojme nuk prononcohemi,por per shkak te frikes dhe per te ruajtur sigurine tone,disa krime apo tentativa i lem pa denoncuar,qe ktu duhet te filloj te minimozohen krimet duke i denoncuar .
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Kta policet tane bejne pyetje ne shtepi, i bejne foto me celular,qeshin tallen pfff.Nje her e nxjerrin me kapuc i heqin kapucin i heqin prangat e bejn lloqe.Po cjan kto mer ishin per kafe aty apo ishin per te arrestuar !!
 
Titulli: Grabitje në bankë, vritet arkëtarja, plagoset roja

Pse i bejn kaq buj pse se kapin ta rrasin ne burg kaq shum ju interesoka rrfimij i tij per te dal neper gazeta e per te nxjerr dhe vidio neper internet a thua esht nje menyr e mir kjo e veprimit te tyre...Pasi cdo gje mendoj se duhej ta kishin mbajt sekret sidomos rrfimin e autorit ..Per me teper me duket nje njorance dhe nje ofrim pune gazetarve dhe medjave tani per na nje jav nuk do e heqein nga tv kte moster....
 
Back
Top