Grabitje në argjendari, vritet pronari

KissShpirtoo

Anëtar Aktiv
Një tentativë grabitjeje me armë zjarri ka përfunduar në tragjedi për pronarin e një dyqani argjendarie në Tiranë.


Policia-natenn.jpg





Sipas informacioneve të fundit, grabitësi ka qëlluar me armë të zotin e dyqanit pasi ky ka refuzuar t’i japë fitimet e ditës.

Të shtënat e kanë prekur shtetasin Rrapo Sinanaj, 62 vjec, në pjesë jetike të trupit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po përpiqen të gjejnë ndonjë gjurmë të grabitësit në dyqan.
Ky i fundit, sipas raportimeve të disa dëshmitarëve dhe forcave të rendit, është larguar nga vendi i ngjarjes në bordin e një motori.

Grabitjet e dyqaneve, të vegjël e të mëdhenj, janë kthyer sërish në një fenomen shqetësues në kryeqytet për shkak të rritjes së rasteve.

Në mes të shtatorit policia e Tiranës shkatërroi një grup grabitësish, të cilët kishin si qëllim vjedhjen e parave dhe sendeve të tjera nëpër kazino. Gjatë operacionit pati edhe përleshje me armë, ku si pasojë mbetën të plagosur dy prej anëtarëve të grupit, si dhe një polic.

Në përfundim të operacionit në pranga ranë 6 persona, mes të cilëve edhe një vajzë

[Top-channel]
 
Back
Top