Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në terminal

Një grabitje e paprecedentë është shënuar pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit.

Një grup prej tre personash të armatosur janë futur brenda në terminal ku mësohet se kanë grabitur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ishin transportuar në aeroport me qëllim transferimin jashtë vendit me avion.

Grabitja ka ndodhur në momentin kur po bëhej kalimi i parave nga makina e rojeve të sigurisë për në avion.

Megjithatë nuk ka detaje të tjera për këtë grabitje të paprecedentë, pasi policia është tërësisht tashmë e angazhuar në kapjen e grabitësve.
Top Channel.
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

Kjo periudha, periudhe vakum, deri sa te vije qeveria e re, keto gjera do kete, grabitje, vrasje, vjedhje.

hajduti
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

Aman ore aman sa ne merak jam se mos na vjedhin kryeministrin lol
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

....keta te gjatet kur rrezohen, bien si avdall, keq fare.. :)

Mu kujtua nje interviste e Mike Tyson.. e pyeti gazetari: cilat "knock out" te pelqejne me shume...?? "ato qe u bej boksjerve te gjate, sepse keta rrezohen ne menyre te bujshme, gati spektakolare.... u pergjigj ai.." :)

hajduti
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

Uaaa uaaa sa bukur...me dash ndonje me plas noi bombe ktu tek ky aeroporti jone, e vika pa problem, hyn e del si zotni :P
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

TIRANE- Policia jep detaje një ditë pas grabitjes spektakolare në pistën e aeroportit të Rinasit. Burimet policore thonë se 3 grabitësit kanë mundur të marrin 10 milione në valutë, para të cilat kishin si destinacion Vjenën.



Policia ndër të tjera, sqaron se ka dyshime që grabitësit mund të kenë bashkëpunëtorë në radhët e rojeve privatë. Kjo pasi këta të fundit kanë thyer rrgullat e sigurisë. Ata, gjithnjë sipas policisë duhej të ishin 7 roje dhe jo 3 dhe për këtë

Sipas policise, rojet private qëndronin jashtë makinës. “Rojet privatë qëndronin jashtë makinës dhe thanëse janë hutuar në momentin e grabitjes”.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, policët privatë po mbahen të shoqëruar në polici. Mësohet gjithashtu se po kërkohet bashkëpunimi i policisë së Korçës, pasi makina e grabitësve është vjedhur në Pogradec.

Tre persona të armatosur kanë mundur të hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, mesditën e djeshme
pasi kishin prerë menteshat e portës së jashtme, e cila ndodhet nga krahu i rrugës Rinas-Fushë Krujë.
Ata kanë mundur të grabisin 10 milionë euro në valutë. Sasia monetare e grabitur po transferohej me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit. Gjatë ndjekjes së autorëve, policia
ka gjetur të djegur mjetin tip ‘Benz’, që dyshohet se u përdor nga autorët.

Sakaq, Policia e Shtetit vijon punën për gjetjen e autorëve, ndërsa forcat RENEA-s kanë kryer
kontrolle të imtësishme në zonat ku dyshohet se mund të jenë strehuar autorët.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

Uaaa uaaa sa bukur...me dash ndonje me plas noi bombe ktu tek ky aeroporti jone, e vika pa problem, hyn e del si zotni :P

Jo, bombe nuk vendos dot si zotni, vetem leket mund ti vjedhesh si zotni, ose si zonje ose zonjush ( po le dhe cik hapesire per ty ) :P
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

paret me avion ... cfare destinacioni ishin ,, per Zvicer lol
 
Titulli: Grabitje e paprecedentë në Aeroportin e Rinasit, 3 të armatosur futen në ter

paret me avion ... cfare destinacioni ishin ,, per Zvicer lol
Jo jo ishin nis per andej nga Panamaja lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top