Grabitje "alla shqiptarçe" Ja si vidhet me qetësi një kazino në Shqipëri/ Video

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


KORCث- I veshur me xhup me kapuc, në kokë, dhe me një pistoletë në dorë, një 35 vjeçar hyn brenda në kazino dhe nën kërcënimin e pistoletës merr qetësisht paratë e arkës së kazinosë. Pamjet e transmetuara nga A1 Report tregojnë gjithë skenën si ka hyrë grabitësi në kazinonë në “Admiral” në lagjen 12, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 minuta të 19 marsit. Policia arrestoi të dielën e 23 marsit Nestor Ruçon 35 vjeç banues në lagjen nr 10 të Korçës. Ai akuzohet se është autori i grabitjes (që është filmuar) së kazinosë “Admiral” në lagjen 12, Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22.10 minuta të 19 marsit. Një person i maskuar dhe me armë zjarri grabit një kazino në qender të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 me date 19 mars kur personi i armatosur, nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 100 mijë lekë të reja dhe është larguar me shpejtësi. Forcat e policisë të cilët mbërritën në vendngjarje po marrin në pyetje punonjësit e kazinosë si dhe po hetojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorit të grabitjes. Sipas policisë arriti të përvetësojë me anë të kërcënimit të dy punonësve të sallës së lojërave të fatit, shtetasit A.V, dhe M.Z , një shumë prej rreth 150 000 lekësh. (shqiptarja.com)
 
Titulli: Grabitje "alla shqiptarçe" Ja si vidhet me qetësi një kazino në Shqipëri/ Vi

Paska marre pare sa per cigare dhe sanduic e paska ik Lol

Sa popull idiot qe jemi o zot, dhe kur vjedhim sdime cte vjedhim
 
Titulli: Grabitje "alla shqiptarçe" Ja si vidhet me qetësi një kazino në Shqipëri/ Vi

hahhahahahahahah e fort ke kjo kur rrezikon burgun barem rreziko per pare te madhe jo per cikerrima ....
 
Back
Top