Studentja e Shkencave Politike joshi 45-vjeçarin nga Zvicra dhe i grabiti paratë, në pranga edhe 4 bashkëpunëtorët.
Tiranë, zviceranit i grabiten 2 mijë euro.
Pesë të arrestuar për krimin, i dëmtuari mësonte gjuhën shqipe, vajza me të fejuarin planifikuan vjedhjen.
Pallati ku ndodhi grabitja e shtetasit zviceran
Një shtetas zviceran është grabitur në Tiranë, pasi ka rënë në kurthin e ngritur nga “e dashura” e tij shqiptare. Vajza dyshohet se ka bashkëpunuar me të fejuarin e saj shqiptar dhe tre të afërm të tij nga Laçi, duke planifikuar t’i grabisnin zviceranit paratë e pajisjet elektronike që mbante në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 8 gusht, në ashensorin e pallatit ku banonte 47-vjeçari nga Zvicra, Andrea Pietro Grasselli, në rrugën “Faik Konica”, prapa gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Mesnatën e të hënës, policia e Tiranës ka arritur të arrestojë pesë autorët e përfshirë në ngjarje. Autorë të drejtpërdrejtë të grabitjes, sipas Policisë kanë qenë dy vëllezër binjakë, nga qyteti i Laçit,
Dy nga të arrestuarit, Kristofor dhe Igzidor Palushaj
Kristofor e Igzidor Palushaj, 19-vjeçarë, të cilët e kanë kërcënuar me pistoletë, duke i marrë portofolin shtetasit të huaj. Hetimet kanë gjetur se plani për realizimin e vjedhjes është kurdisur nga studentja e Shkencave Politike nga Berati, Lorena Ismailaj dhe i fejuari i saj, student në të njëjtën degë, Florenc Marashi, 19 vjeç, nga Laçi. I riu kishte pranuar që e fejuara e tij të joshte 47-vjeçarin, pasi kishte kuptuar që ai kishte para. Vajza ka krijuar një raport intim me të huajin, në mënyrë që të studionte gjithçka në apartamentin e tij e më pas me të fejuarin dhe të afërmit e tij të gjenin momentin e volitshëm për ta vjedhur zviceranin. Policia tha se autorët kishin planifikuar të hynin në apartamentin e të dëmtuarit në katin e tetë të pallatit. Studentja Ismailaj kishte siguruar edhe një kopje të çelësit të shtëpisë së zviceranit, por plani i vjedhjes ka ndryshuar papritur. Kur ishin nisur për në banesën e të huajit, autorët janë përballur me zviceranin në hyrje të pallatit. Grabitësit e kanë shtyrë të dëmtuarin drejt ashensorit dhe, duke e kërcënuar me pistoletë, i kanë marrë portofolin, ku dyshohet se kishte rreth 2 mijë euro.

KURTHI I STUDENTES
Policia tha se studentja e Shkencave Politike, Lorena Ismailaj, ishte njohur me shtetasin zviceran Andrea Grasselli, 47 vjeç, në auditorët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Atje shtetasi zviceran studionte gjuhën shqipe, pasi për këtë qëllim kishte mbërritur në Shqipëri. Njëkohësisht vajza aty bënte kurse për gjuhën angleze. Sipas kallëzimit që ka bërë Grasselli, vajza i ishte ofruar që ta ndihmonte të njihte Tiranën dhe të mësonte më mirë gjuhën dhe kështu kishte nisur miqësia e tyre. Zvicerani ka shpjeguar se ky raport me vajzën ishte kthyer në një lidhje dashurie. Dy javë para se të ndodhte grabitja, studentja i kishte kërkuar atij 3 mijë euro borxh, me pretendimin se do i hiqnin nënën nga puna dhe i duheshin për të ndërhyrë te një person në administratë. Ai ia kishte dhënë paratë pa asnjë hezitim, duke i thënë që ia kishte falur. Pasi ka marrë paratë nga i huaji dhe ka parë se në apartamentin e tij kishte disa pajisje të shtrenjta elektronike, vajza ka kuptuar që 47-vjeçari kishte para dhe menjëherë ka informuar të fejuarin e saj.
PLANI I GRABITJES
Pasi ka marrë informacion rreth pasurisë së shtetasit nga Zvicra, çifti i studentëve dyshohet se ka thirrur në ndihmë 3 të afërm të djalit nga Laçi, konkretisht vëllezërit binjakë Kristofor e Igzidor Palushaj, si dhe 16-vjeçarin Ndue M., në mënyrë që të thurnin planin e grabitjes. Mbrëmjen e datës 8 gusht, rreth orës 22:00, Lorena Ismailaj i ka telefonuar “të dashurit” të saj zviceran, për të kuptuar nëse ishte në shtëpi apo jo. Kur ka mësuar se ai nuk ndodhej në apartament, i ka dhënë kopjen e çelësit të shtëpisë së tij dy binjakëve që do të realizonin grabitjen. Ajo, bashkë me të fejuarin, kanë qëndruar në një lokal pranë zonës. Ndërsa roli i 16-vjeçarit Ndue M. ishte vëzhgimi i terrenit për ndonjë lëvizje të dyshimtë gjatë kryerjes së vjedhjes.
Zvicerani dëshmon në Polici: Dyshoj tek e dashura
TIRANE – Personi që ka zbuluar grabitjen, ka qenë vetë shtetasi zviceran, i cili bëri denoncimin në Polici menjëherë pas ngjarjes. Në zyrën e ****ionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë, 47-vjeçari nga Zvicra ka deklaruar se dyshonte te studentja Lorena Ismailaj, me të cilën kishte një lidhje intime. Dyshimet e tij kishin nisur në kohën kur autorët që i grabitën portofolin, po bisedonin me njëri-tjetrin për pamundësinë për t’u ngjitur lart në apartament, pasi në atë moment fqinjët kishin dëgjuar zhurmën në ashensor dhe kishin dalë. “Kur ata po flisnin me njëri-tjetrin, duke qenë se unë kam mësuar pak shqip, dëgjova që përmendën emrin e të dashurës sime dhe shtëpinë ku unë banoj, që ajo ua kishte treguar se ku e kisha”, ka deklaruar zvicerani, duke pohuar që dyshimi i vetëm i tij lidhur me ngjarjen është tek Lorena Ismailaj. Mbrëmjen e së hënës, Policia ka mundur ta gjejë dhe ta shoqërojë për ta marrë në pyetje studenten 21-vjeçare, e cila për disa orë ka luajtur rolin e të paditurës në zyrat e Policisë. Por më vonë ka rënë pre e testimeve të hetuesve dhe ka nisur të flasë. Fillimisht ka thënë që nuk është vetëm ajo e implikuar në këtë ngjarje, pasi planin e ka bërë bashkë me të fejuarin, Florenc Marashi, që po e priste para Drejtorisë së Policisë, kur ajo po merrej në pyetje. Oficerët e Policisë i kanë thënë vajzës që ta telefononte dhe të futej edhe ai brenda. Sapo është njohur me deklaratën e të dashurës së tij, edhe 19-vjeçari ka nisur të rrëfehet e në këtë mënyrë janë identifikuar edhe 3 autorët e tjerë, që u arrestuan disa orë më vonë.
/Panorama