Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
turiste-300x224.jpg



Tre turistë çekë, që kanë qenë duke udhëtuar në veriun e Shqipërisë, kanë rënë pre e grabitjes në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Tejdrinit”, në komunën Ujmisht, ku 3 turiste me kombësi çeke, të cilët udhëtonin me automjetin e tyre tip ” Land Rover Defender ” CS 853 8918, ngjyrë të bardhë ,janë vjedhur me dhune.

“Shtetasit David Kubat, Michal Benatsky,Vladimir Cerny, të tre lindur e banues ne Ceki janë grabitur duke u kercenuar me fjale e veprime nga nje person me fytyre te mbuluar pjeserisht me ane te nje kapuci, i moshes rreth 30-vjec, ne kohen kur ata po flinin ne ambientet e automjetit te tyre.

Ndërkohë grabitësi u ka marrë turistëve nje videokamere, nje aparat fotografik, nje aparat GPS dhe nje aparat telefonik celulare. Ndërkaq policia ka nisur hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa ka shoqëruar 9 persona në komisariat të dyshuar si autorë të ngjarjes”, thuhet në një njoftim të policisë.

TemA
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

Keto veprime vertet qe ulin imazhin e Shqiperise dhe ndikojne negativisht ne turizmin shqiptar.
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

! nuk ma mban mua te vete ne ujmisht ne ate ore jo me disa turistave te huaj ne lazart nuk shkohet 12 te dites se nuk te lene ose te heqin qafe pa arsye ....kurse atje edhe arusha e ben pushim naten nuk del :PLOL
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

Po cfar eshte ka ndodhe ne Shqiperi keshtu !nuk ka dit se nuk ndegjojm lajme tilla trishtuese , jo e vrau per dele jo per nder jo motren jo vllain jo kunatin po pse gjith keto vrasje e keto vjedhje ama?
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

3 persona smunden mi bo asgje 1 personi !
edhe nuk po thuhet qe ka pas arme ai hajduti !
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

Aty po vetvidhen njerzit per qejf jo me te huaj qe vidhen per para
 
Pe: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

Prape e njejta gje, jo vetem se u vodhen, prej nje personi, nuk eshte per t'u habitur. Po ky qe i grabiti, si nuk ua grabiti dhe autmjetin?
Mendoje Shqiperine si Evropa keta, aty te gjithe vuajne.
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

vjellje me dhune ka me keq ne mes te Milanos,por kjo ne Shqiperi le nje imazh te keq .
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

Vallai jemi bere edhe ne veq ankesa. Nuk eshte puna se te bije hije e zeze po aq shume dramatizojme ne gjonat sa te thuash se na u ba qameti. Vjedhjet ndodhin ne cdo vend te botes, ne cdo metro te botes, madje ne mjes dites me diell, prandaj hajnia nuk ka nacionalitet, ngjyre e as besim fetare. Pra ne nuk duhet ta vajtojme me jave, muaj e vite nje vjedhje.

Ajo qe duhet te beje shteti sidomos me turizmin eshte se kam pershtypjen se ne rastet e turizmit duhet te krijoje fonde per te rikuperuar turistet per gjerat e vjedhura.
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

Kukës, kapet 17-vjeçari që grabiti tre turistët çekë

kukes-policia.jpg


Policia e shtetit ka arrestuar sot autorin e grabitjes së 3 shtetasve çekë pak kohë më parë në Ujmisht të Kukësit. Sipas informacioeve të marra nga uniformat blu të komisariatit të Kukësit, autori i kësaj ngjarje e cila alarmoi edhe ambasadën çeke në vendin tonë është 17 vjecari Përparim Mici lindur e banues në fshatin Ujmisht, pikërisht aty ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Të njëjtat burime kanë shtuar se të riut i janë gjetur dhe sekuestruar të gjitha materialet që ai iu kishte marrë turistëve përmes përdorimit të dhunës. Veç kësaj, tashmë i riu ka pranuar edhe autorësinë e kësaj ngjarje duke treguar përpara ekspertëve të kriminalistikës edhe detajet e veprimit të ndërmarë nga ana e tij vetëm pak ditë më parë ku pre e grabitjes kanë qënë tre turistë cekë, të cilët kanë qënë duke fjetur në automjetin e tyre, kur 17 vjeçari ka ndërhyrë për ti grabitur.


Sipas policisë 17-vjeçari i kishte fshehur materialet e vjedhura brënda televizorit të shtëpisë nga ku ekspertët nuk kishin dyshuar për asnjë cast se sendet e vjedhura mund të ishin fshehur pikërisht aty, pasi kishin kontrolluar me imtësi të gjithë banesën ku jeton i riu me familjen e tij. Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale të “Grabitjes me dhunë”.

Ora-News
 
Titulli: Grabiten me dhunë tre turistë çekë në Kukës

Ja pra pse duhen tv lcd ose plazma qe te mos mundesh te fshehesh gje brenda LOL LOL ..... Hic si duam keta ceket ne dhe para disa vitesh andej nga ana ime kishin kapur nje cift dhe kishin perdhunuar ate gocen para syve te te dashurit burrit ca e kishte ..... Besoj se sensibilizimi dhe perpjekjet qe duhen bere jane me te nevojshme se kurre ne duam te kemi neser turiste se dhe turizmi i brendshem sa vjen dhe pakesohet per shkak te krizes qe ka kapur dy vendet qe kane me shume emigrante Shqiptare
 
Back
Top