Grabisnin dyqane në Athinë, në pranga dy gra shqiptare (Fotot)

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Grabitje-Gra-Greqi.jpg


Athinë, 29 prill 2012, NOA - Dy gra shqiptare, pjesë e një bande që grabiste dyqane në qendër të Athinës, u vunë në pranga nga policia greke teksa po tentonin të largoheshin pas një tentative vjedhjeje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Autoritetet e vendit fqinj kanë shpallur në kërkim edhe një tjetër person, ndërsa kanë arrestuar një 42-vjeçar, bashkëpunëtor të tyre.

Dy gratë e ndaluara janë të moshës 24 dhe 25 vjeç.

Ato u arrestuan në flagrancë në një dyqan në rrugën Ermu në qendër të kryeqytetit grek. Policia sekuestroi veshje të llojeve të ndryshme dhe aksesorë të tjerë, që ishin marrë nga raftet e dyqanit, siç tregojnë edhe fotot origjinale.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se banda e grabitësve i trafikonte veshjet e vjedhura drejt Shqipërisë, ku më pas shiteshin në mënyrë ilegale.

Dy gratë, të ndihmuara edhe nga bashkëpunëtorët e tyre grabisnin sistematikisht dyqane në Athinë, duke i futur veshjet e vjedhura në çanta të mëdha për të mos u dalluar nga policia.

Sipas policisë, bëhet fjalë për më shumë se 20 dyqane të vjedhura dhe mallra me vlerë deri në 7 mijë euro.​

Grabitje-Gra-Athine.jpg

Grabitje-Athine-Sekuestrim.jpg

Grabitje-Gra.jpg


NOA
 
Back
Top