"graal, shpirti i humbur i evropes dhe historia e mohuar e alba - gens"

Lauri

Anunnak
Shiko fotografinë 1786719

Shpjegimet e fjalorit na lanë të ftohtë dhe sikur na zbehën pak entuziaz*min mbi filmin e Spielbergut. Papritmas ai na ngjau si një version hollivudian i atyre filmave që prodhonin pa u lodhur regjisorët e realizmit socialist të cilët gëlonin nga nazistët e këqij dhe të egër (në rolin e personazheve negative) që së fundmi kokulur detyroheshin të pranonin humbjen e turpshme përpara mirë*sisë dhe trimërisë së antinazistëve (Në rolin e personazheve pozitive). Ah, sikur të ishte kaq e lehtë të dalloje të mirën nga e keqja në jetën e përditshme!

I rritur në një regjim diktatorial komunist e dija se edhe diktatura naziste ashtu si edhe ajo komuniste që në fillimet e saj e kishte konsideruar krishteri*min sa edhe simbolet e tij si një konkurrent të rrezikshëm në luftën për zotëri*min dhe ruajtjen e pushtetit absolut. Një konkurrent me të cilin herët a vonë do i duhej te përballej. Atëherë vallë cili ishte shkaku që i kishte shtyrë nazistët të përfshiheshin në kërkimin e Graalit (gotën e Krishtit), simbol i një feje për të cilën jo vetëm nuk kishin asnjë simpati por madje edhe e urrenin për shkak te lidhjeve të shumta që ajo kishte me kulturën hebraike?

I dhamë fund arsyetimit tonë, se filmi ishte thjesht krijesë e fantazisë pje-llore të Spilbergut dhe asgjë më tepër. Por duket se kjo përgjigje nuk mjaftoi për të shuar tek unë një herë e përgjithnjë dëshirën për të zbuluar identitetin e Graalit sa edhe misterin dhe historinë që ai mbartte. Disa vite më pas (përsëri padashur!), rinisa udhëtimin tim (këtë herë i vetëm!), në kërkim të Graalit dhe fillova të koleksionoj në bibliotekën time, pa asnjë qëllim të caktuar të gjithë librat, që në një mënyrë apo një tjetër flisnin për të. Shkaktar ndoshta u bë një libër xhepi (nga ata që blihen nëpër stacionet e trenave për të shtyrë kohën gjatë udhëtimit!) në të cilin flitej shkarazi për një studiues gjerman i quajtur Otto Rahn, i cili e kishte kaluar gjithë jetën e tij në kërkim të Graalit dhe e kishte humbur atë, ndoshta për shkak të tij. Dhe Otto Rahn nuk qe një gjerman i zakonshëm por një oficer i vërtetë i reparteve famëkeqe SS. Ky informacion më risolli në kujtesë filmin e Spielbergut dhe interesin që dikur ai më kishte ngjallur mbi Graalin.

Atëherë ishte e vërtetë që nazistët e kishin kërkuar Graalin!

A e kishte ditur këtë, regjisori amerikan kur kishte filmuar “Indiana Jones”?

اfarë i kishte shtyrë nazistët të viheshin në kërkim të Graalit?

Kush ishte ky, “Indiana Jones” nazist, i quajtur Otto Rahn?


IV. MAGJISTARI SS DHE KثSHTJELLA E GRAALIT 18- 28

...Në dimrin e 1934-ës makina në të cilën udhëtonte kryeprifti i SS Wiligut dhe Heinrih Himler shpejtonte në një udhë që zgjatej në krah të pyllit të Teuto-burgut fare pranë një qyteti të vogël të quajtur Paderborn. Papritmas përpara syve të Himlerit u shfaq një kështjellë e rrënuar nga koha. Ishte Wewelsburgu!


Kështjella që ndoshta Karl Wiligut kishte përzgjedhur si të denjë për të strehuar Graalin!

Pamja e saj magjike e mrekulloi Himlerin, por sigurisht nuk ishte pamja e mistershme e kështjellës mesjetare të zhytur mes gjelbërimit të një pylli që ngjante i magjepsur, ajo e cila e kishte shtyrë Karl Wiligutin të vendoste t’i propozonte Himlerit të shndërronin kështjellën e vjetër në një qendër përhershme të SS, e cila do të shërbente edhe si akademi ushtarake për oficerët e lartë SS.

“Nesër kjo kështjellë do të bëhet qendra e SS dhe më pas ndoshta edhe qendra shpirtërore nga e cila do të qeverisim botën mbarë!” Kështu mundet t’i kishte pëshpëritur në vesh Himlerit të entuziazmuar kryeprifti i SS, si të recitonte ritualin hipnotizues të një magjie antike.Po përse Wewelsburgu?

اfarë kishte të veçantë kjo kështjellë mesjetare që të meritonte përzgjedhjen nga kryeprifti i SS mes dhjetëra e dhjetëra "pretedentëve" të tjera në të gjithë Gjermaninë?

Sigurisht zgjedhja nuk ishte e rastësishme!

Kështjella e Wewelsburgut lartësohej mbi një tokë ku gjurmët e diturisë së mistershme të druidëve1 keltë dhe legjenda e historia e popullit gjerman, përziheshin ngatërrueshëm me njëra-tjetrën sa askush nuk mund të dallonte me qartësi se ku mbaronte njëra dhe fillonte tjetra...


V. OBORRTARثT E LUCIFERIT 29- 32

Kush ishte Luciferi?

Për një të krishterë të shekullit të dhjetë (në të vërtetë ashtu si edhe sot!), emri Lucifer ishte personifikim i njërës prej formave më të frikshme, që Djalli, princi i tmerrshëm i errësirës, shkaktari i të gjitha vuajtjeve njerëzore, shëmbëllehej. Por me shumë gjasa ky emër kaq i tmerrshëm dhe i frikshëm për çdo besimtar të krishterë do t’i kishte tingëlluar atyre thuajse i pakuptimtë, nëse në mesin e shekullit II p.K., 72 hebrenjtë e ditur të përzgjedhur për të përkthyer librat e shenjtë të popullit të Izraelit në gjuhën helene nuk do të vendosnin të zgjidhnin fjalën e gjuhës helene “diabolos” që do të thoshte “ai që ndan” për të emëruar armikun më të madh të zotit të tyre. Por çfarë lidhje kishte djalli, ai i cili për të krishterët ishte shkaktari i të gjitha të këqijave e qe siç tregonte edhe përkthimi i emrit të tij në gjuhën helene ishte edhe shkaktari kryesor i “ndarjes” së njeriut nga krijuesi, me emrin Lucifer?

Në të vërtetë asgjë!

Emri “Lucifer” në gjuhën latine mbartte kuptimin e “dhuruesit” apo “sje-llësit i dritës” dhe për këtë arsye do të bëhej sinonim i emrave të hyjnive dritëdhënëse si Afërdita dhe Apoloni. Sa herë që shihnin të shndriste në qiellin e errët të natës yllin e mëngjesit (Planetin Afërditës apo Venusit!), popujt antikë ë të Mesdheut kuptonin se errësirës po i vinte fundi dhe një ditë e re po lindte. Në të vërtetë ky moment kishte një rëndësi shumë të madhe simbolike në jetën shpirtërore të popujve antikë ë të cilët i frikësoheshin më shumë se gjithçka tjetër idesë, se një ditë prej ditësh, pas një nate pa fund nuk do të kishte më një mëngjes, sepse dielli nuk do të lindte më...

Por ja në horizontin e errët shfaqej ylli i mëngjesit!

Frika vdiste dhe njerëzit ndërsa falënderonin me lutjet e tyre mirësinë e asaj drite shpresëdhënëse që i kishte shpëtuar edhe një herë nga ankthi i errësirës pafund, ëndërronin të përkëdhelur nga bukuria i atij shkëlqimi të panjollë, vësh-trimin hipnotizues së hyjneshës më të bukur që kishte ekzistuar ndonjëherë...

Afërditën “krahëbardhe”, siç e quante Homeri. Hyjneshën e shpresës dhe dashurisë!

VI. ERRثSIRث PIKثPYETJESH 33- 42

Pra çfarë ishte Graali?

Mos vallë një armë e tmerrshme e shfarosjes në masë, apo një informacion i fshehtë, zbulimi i sekretit të të cilit do të shkaktonte në shpirtin e njerëzimit një goditje më të madhe se ajo e të gjitha armëve vdekjeprurëse të mbledhura së bashku?

Kupa e shenjtë që dikur ishte njomur nga gjaku i pafajshëm i Jezu Krishtit, apo simboli i një besimi parakristian historia e të cilit për arsye të panjohura, ishte zhdukur nga kujtesa e historisë?

Me mendjen e errësuar nga mjegulla e dendur e këtyre dyshimeve tundue-se një pasdite guxova të shkruaj emrin graal mbi një faqe kërkimi në internet.

Sigurisht që në morinë e informacioneve të klonuara të internetit nuk parashikoja të zbuloja asgjë të re përveç gjithçkaje që ndërkohë dija mbi Graalin. Por diçka tjetër më bëri përshtypje në pafundësinë e faqeve që hapeshin sapo mbi tastiere shkruaje fjalën graal!

Ngjante se gjithë bota ishte në kërkim të tij!

Koshienca njerëzore vuante si të kërkonte kujtimin e një ëndrre të harruar pas natës së gjatë, apo të një shprese mes oqeanit të pafund të fatkeqësive që i kishin rënë mbi kokë.

Të një shprese të humbur që papritmas në mënyrë të magjishme do të mund të ndryshonte rrjedhën e padëshiruar të jetës.

Politika, ekonomia, shkenca, mjekësia, organizata të ligjshme apo të paligj-shme, përrallore apo historike përziheshin dhe ngatërroheshim keqas në faqet e informacioneve virtuale dhe në faqet e librave të pafundmë të shkruar mbi Graalin. Në shekuj disa ruanin sekretin (që pretendonin se zotëronin por nga ana tjetër nuk shpjegonin arsyen se përse vallë e mbanin te fshehur!) dhe disa të tjerë përpiqeshin me ngulm dhe me çdo mënyrë ta zotëronin pa u ndalur para asgjëje. Tempullarë të rinj, masonë, rosa kroce, sionas, mafiozë, nazistë, bankierë, artistë dhe shkencëtarë të famshëm...

Hipoteza nga më të çuditshmet dhe më të pabesueshme mbushnin me marrëzitë e tyre pafundësinë e faqeve virtuale. Hipoteza të cilat hidheshin të palogjikshme, si të ishin pjesë e koreografisë kaotike të një vallëzimi të kryer nga grupe të sëmurësh mendorë që nisnin nga komplotet e jashtëtokësorëve të ardhur nga Siriosi apo nga Vega, deri te konflikti i pambarimtë izraelito-palestinez.

Të gjitha këto do të më ishin dukur gjepura sikur të mos dija historinë e kërkimit të Graalit nga SS e tmerrshëm dhe “racionalë” të Heinrih Himlerit. Ndoshta në gjithë këtë konfuzion informacionesh duhej të kishte diçka të vërtetë!

Por çfarë?

Ku edhe si kishte lindur legjenda e objektit të mistershëm të quajtur Graal që për shekuj torturonte ndërgjegjen njerëzore thuajse si historia e mëkatit fillestar apo ajo e zanafillës primordiale. Cili ishte sekreti i tij, dhe ku e kishte zanafillën?

per me gjere:
E v
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top