Gozhduan dyert e fakulteteve, arrestohen dy studentë (VIDEO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gozhduan dyert e fakulteteve, arrestohen dy studentë (VIDEO)

faku.jpg

Studentët u rikthyen këtë të hënë në shesh, duke bojkotuar mësimin në universitete dhe mbajtën gjallë protestën e tyre para Kryeministrisë, duke i shtuar 8 kërkesave drejtuar shefit të qeverisë Edi Rama edhe një tjetër, që është rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Por para se të grumbulloheshin masivisht para Kryeministrisë, studentët bllokuan hyrjen e fakulteteve të tyre, duke i gozhduar ose kyçur ato.


Dhe dy prej studentëve që ndërmorën këtë akt në Universitetin Politeknik dhe Fakultetin e Drejtësisë në UT janë arrestuar në mbrëmje nga policia e Tiranës dhe gjenden në rajonin Nr.1.

Gjithashtu si një arsye për arrestimin e tyre dyshohet të jetë edhe varja e çarçafit të madh te Universiteti Politeknik. Të rinjtë mendohet se kanë bllokuar dyert e universitetit dhe më pas kanë shpalosur banderolën gjigante.


Ndërkohë nga profili në Facebook i studentit protestues Klajdi Bello arrijmë të mësojmë se edhe studentë të tjerë po shkojnë të komisariati Nr. 1 për të kërkuar lirimin e kolegëve të tyre.

7 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)


https://www.facebook.com/100012650925074/videos/601282910303401/


https://www.facebook.com/100012650925074/videos/601304213634604/
 
Po ndiqen ne gjendje te lire pike se pari.
Fakultetet nuk jane prone individuale dhe askush ska te drejte ti ver gozhda apo dryne ,pike se dyti!
 
Nuk jam dakord me mbylljen me dhune te fakulteteve, por disa behen me heronj sec duhet dhe ja pasoja. Nqs kane ndermend te protestojne e kane sheshin dhe ta bejne aty ashtu sic duhet protesten.
 
Perse ne gjendje te lire, ky eshte krim . Shkollat edhe ne gjendje lufte , luftohen dhe zakonisht lihen hapur .

Kam thene une qe studente te tille injorante , duhet te perjashtohen nga universiteti .... nuk i duhen njeriu gomeret.
 
E kan vendos ta permbusin korrupsonin studentet . Bravo ju qofte dhe uroj ta ç’rrenjosin nje here e mire korrupsjonin . e mbi te gjitha korrupsonin ne koke.
 
Me shume mu duk si menyre proteste. Pra jo per te penguar tjeret por si menyre protestimi.
 
Gozhdimi i deres ishte budallallik me brire!
 
Gozhdimi dhe venja e zinxhirit jan nje akt simbolik qe tregon se protesta do te vazhdoj dhe asgje me teper .
Ju qe shqetsoheni per demin qe beri nje gozhde ne derrasen e deres dhe flisni per principe ose jeni pjese e korrupsjonit
ose keni nje problem serjoz ne konceptimin e situatave .
E ç’eshte demi i nje gozhde ne krahasim me demin qe i bejne popullit politikanet e korruptuar dhe arrogant !!! Asgje nuk eshte .
Persa i perket protestes uroj ta vazhdojn derisa ti japin goditjen fatale sistemit te korruptuar dhe arrogant te vendosur kembkryq prej tre dekadash.
Megjithse eshte zverdhur paksa dhe i ka rene paksa arroganca koka e qelbur eshte akoma aty , vetem sa nderroi ça file nervore dhe
ne momentin qe protesta pushon i rikthehet menjehere ngjyra dhe arroganca .
Per Shqiperin , per veten , per brezat e ardhshem duhet te vazhdoni te protestoni dhe mos leshoni asgje !
 
Simbolika eshte ne shesh aty ku ka edhe vendin!
Nese ndonje student do te bej mesim , askush se detyron dot te protestoj.
Kjo eshte te shkelesh te drejten e tjetrit!
Ata ishin dy tre individe qe kerkojne te bejne rremuje e jo te nderojne ate proteste qe po e bejne ne menyren me te edukuar studentet!

Gjithsesi si cdo gje qe sfumohet. edhe ajo u sfumua.....
 
Gabim vepruan ata dy studentet!Fakultetet jane prone publike dhe jo prone private!Dhe protestat jane te lira ,kush do mer pjese, kush nuk do, nuk mer pjese! Vetem Mona paguan lek dhe ata qe i pranojne jane te detyruar te shkojne ne proteste!Kudo ky lloj veprimi denohet!Korrupsionin le ta luftojne me forma te tjera!Vetem ata qe nuk mesojne i mesuan pedagoget me lek!
 
Back
Top