Google glass, projekti më i ri i syzeve

cent

...Lontano
TIRANE-Quhet Google glass, projekti më i ri i Goolge. Prodhimi i ri i syzeve të së ardhmes nga Google, është prezantuar kohë më parë me emrin Project Glass, nga bashkëthemeluesi i Google Sergey Brin, ndërsa do të jenë për publikun duke filluar nga janari 2013.

Shiko fotografinë 1730534

Project Glass është një përpjekje e Google-s për të ndërtuar syze praktike me ekran të integruar, me sistemin audio dhe me bateri, të cilat mund të mbarten pa ngarkesë tek koka e përdoruesit. Syzet e Google në dallim nga të tjerët fokusohen në kërkimin e internetit bazuar në fotografi dhe material të skanuar.

Këto syze përdorin ekran të tejdukshëm për shfaqjen e materialit para syrit dhe një kamera të vogël anash, e cila në kombinim me GPS-in mundësojnë gjetjen e vend-ndodhjes me saktësi.

Përdoruesi e kontrollon ekranin me një prekje të lehtë në panelin e anës së djathtë të syzeve, edhe pse Parviz ka thënë se Google ka eksperimentuar edhe me kontrollet me zë. Qëllimi i këtij projekti është t’i ndihmojë njerëzit të marrin sa më tepër informacione në një kohë më të shkurtër dhe në mënyrë sa më të thjeshtë. Ky privilegj i projektit Google kushton 1500 $.

/d.b
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top