Gone

Meloo

sweet and sour.


-Te kerkoj nje keshille, tani qe po iki, tani qe…

Pastaj ajo, une mund te flas per shume gjera, shume fjale te bukura te afta qe te te frymezojne.

Veshtro, vetm veshtro.

Veshtro me sy qe perqafojne me sy qe ndjejne.

Vetem kaq,shume e thjeshte.

Jeta ndodh ne sy,

Duhet te shohesh mire kw ke perpara,ke mbrapa,mos harro te shikosh kw ke ne krah..

Madje edhe nese shpirti te dhemb ,apo te rendon, edhe nese e ndjen sa peshon rendesa e shpirtit mos harro te veshtrosh.

.

Mos harro se nga jeta merr ate qe ti veshtron..







20.07.2020

06;48;20 AM​
 

Attachments

  • ff.jpg
    ff.jpg
    269.8 KB · Shikime: 8
Bote e eger qe te mbyt ta merr te gjithe ate amelsi qe mundohesh me e ushqy.
Dynja vampirike.
Dhe pasi kalon pak kohe ti buzeqesh.
Dhe thua paska qene e nevojshme dhe kjo periudhe.
Gjithcka duket me ngjyra dhe nje here, gati me lulezu.




01.04.2022

23;15;10 PM
 
Na ishte nje here…

E nisi keshtu ,se keshtu I dukej se vazhdoin te gjitha perrallat me fund te lumtur,dhe vazhdoj te shkruante,njeren fjali pas tjetres..



Si je ti, je merzitur me mua qe nuk me flet, nuk po e marr vesh cfare ka ndodhur…







-Shhht,,eja me perqafo e me ler te ndjej perqafimin tend,

Cdo te me thuash

Te dua,vertete te dua.

-Edhe une te dua e cmendur, me tha.

E di dicka,qe vendimi me I marre I jetes time eshte qendrimi me ty,prandaj te dua.

- Qesh;.,,Zonjushe deshiron te vallzojme

Po,sigurisht..

-Kam deshire te jem me ty pergjithmone e cmendur.

-Te dua edhe pse shume here me acaron,edhe pse je kokefort.

Me meso te plakem e lumtur…..







Por castet behen kujtime nese per to nuk kujdesesh,,,,

04.03.2022
00;15;30 Am

 
Mbyte çdo dhimbje që mban veshur.
Terrin mundohu ta bësh vetëm dritë,
Ëndrrat e shtrime nga ngjumi zgjoi,
Endu në parqet e shpirtit tënd të d'lirë.
Dehu në kopshtin e luleve aromëmira
Harro kohën që ecën ashtu pa kuptuar,
Mos i numëro sekontat, orët, as ditët,
As shekujt që me rradhë kanë kaluar.
Mos e humb kohën duke u fshehur hijeve
Pikturoje dhimbjen në telahe gjigante,
e në ta të bien ylberet dhe rrezet e diellit,
E ti japin ngjyra jetës në heshtje pa fjalë.


11.05.2020

19;00; 12 PM
 
Gjithnji kam.pasë nji dyzim:
"Kjo botë àshtë aq e vogël
sa mund t'mbytet në halet e veta!"
...sot, jam midis dy botëve:
nji bote puth nuk e due
e nji botë puth nuk e njoh!
...çertefikata "të mëdhà" për njerëz të vegjël
e certefikata të vogla për njerez "të mëdhenjë!"
...sa qesharake t'liavdrohesh me vetveten
progresin
jetën
mirësinë
humanuzmin
besimin
...e qindra prralla t'qinisuna
n' bezen e fantazisë shterpë
...ndêrkohë që bombat
ndyjnë surratin e globit
me kosin e shprazun
të nji pijate!
...por, edhe unë jam aty,
pjesë e fajit
e viktimes
e vikamës
e rreshtit rrugëhumbun
...që s'fundi m'kujtohet një gurë-gacë
n'xhepine e thellë t' lmashkut brezave
për me ndezë vetëdijen
në kryekohë
para se me u shue filli i zjarmit Prometian
e masanej
...edhe gjithçka.


11.01.2019
10;00;12 AM
 
Gjeja me e cuditshme e dashurive te pamundura , ndodhin…

Duam te provojme gjithcka na intrigon.

Po most e kisha hipur ne ate tren, ne ate fund dhjetori te acarte,

Jeta ime do kishte rrjedhur ndryshe.

Treni ishte mbushur plot….

Ishte ulur ne fund ,afer dritares , veshtruam njeri tjetrin .​

E kuptova se I ra ne sy qe po e ndjek, dhe mua mu duk sikur me veshtroi here pas here venger .

Pastaj silur buzeqeshi fshehurazi. I strukur afer dritares.

Mund edhe te flisnim por heshtja na lidhi, ndoshta polet e kunderta terheqin.​


Guximi eshre ana heroike e dashurise, por edhe ana idote.....





28.12.2021

20,12,10 PM
 
Ke nje bote te bukur artistike ne menyren si shkruan gjendjen tende te brendshme. Mua me vjen mire qe i solle, se neper komente shikoja 1 portret komplet ndryshe, deri diku, si dy pole te kunderta.
Nese embelsine dhe delikatesen qe ke ne keto shkrime do ta perdorje dhe ne komunikim me njerezit, do te beje shume zemra te ndiheshin mire ne pranine tende. Madje edhe ne te forumit. :)

Suksese!
 
Ke nje bote te bukur artistike ne menyren si shkruan gjendjen tende te brendshme. Mua me vjen mire qe i solle, se neper komente shikoja 1 portret komplet ndryshe, deri diku, si dy pole te kunderta.
Te Faleminderit 🥰
Nese embelsine dhe delikatesen qe ke ne keto shkrime do ta perdorje dhe ne komunikim me njerezit, do te beje shume zemra te ndiheshin mire ne pranine tende. Madje edhe ne te forumit. :)

Suksese!
Jo te gjithe e meritojn.🙃
 
Supi i nje miku të ngushte eshte “paterica” e vetme e cila te ben te ndjehesh se nuk je i çale.

Mos lejoni qe njerrezit qe bejne aq pak per ju, te kontrollojne aq shume mendjen, ndjenjat dhe emocionet e tuaja.


13.08.2023


16;41 ;10 PM
 
Bukur
Mund ta kishe hap temen dhe tek kjo pjesa e nenforumit te Letersise-Ditari
Aty ke krijime te anetareve
Mund ti mbash dhe te tuat😃
 
E cfare do besh tani...?
Asgje.
Te vetmen gje qe me ka mbet.
Do te lulezoj...
Kjo eshte alternativa e vetme, ska asnje kompromis.


E di do jem vetem me heshtjen time shume shpesh, me mendimet e mia.



Me pak njerez ndoshta dhe me shume.

Shpesh do fshij lotet qe dalin pa deshire, ose nga fundi i shpirtit me ngasherim, do fshihen me dore ose me menge me shume mundesi kjo e dyta.

Dhee do cohem serish edhe me krenare derisa cdo dhimbje jetohet.


Ti e ven re se tani heshtja te ben me te forte me rrenje me te thella dhe ti lulezon dhe me fort se per kete ke lindur.

Te ka lartesu Krijuesi i gjithesise.
Ske si te jesh ndryshe vecse e lartesuar.
 
Tan mendimet e heshtuna
I kam var si stalaktidat
n'mure t'zemrës
e n'shpirtin tem shtegtimesh,
s'du askush me m'pa t'idhnume,
veç po qeshi me tan forcën
dhe pse dridhërimesh.!
Qeshi për andrrat e andrrume,
sa fryma e marrun
po m'bahet si za ,
dhe heshtja m'bahet
si melodi e amël zemre,
dielli m'bahet rreze shpirti,
e qielli m'ban, si zanë me krahë.
Si trofe n'për qiell...
palca e shpirtit tem, përjetë ka me m'bet.



25.09.2019

15;00PM
 
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top