Gomerët drejt zhdukjes, çmimi shkon në 1000 euro për kokë

Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi i traktorëve, minitraktorëve dhe autokombajnave ka zëvendësuar me kalimin e viteve kaun, kalin, mushkën, gomarin.
Të mos qenurit më të nevojshme, ka sjellë “zhdukjen” e disa kafshëve, që tradicionalisht kanë qenë të lidhura ngushtë me bujqësinë. Gomerët janë një prej këtyre kafshëve, të cilat hasen gjithmonë e më rrallë.
Numri i njëthundrakëve në vendin tonë, ku përfshihen gomerët dhe kuajt, prej vitit 2001 është përgjysmuar. Nëse dikur numëroheshin 194 mijë thundrakë, sot ky numër është 91 mijë. Gomerët dhe mushkat janë më pak se 60 mijë në vitin 2015, krahasuar me 127 mijë në vitin 2001.
Ulja e numrit të këtyre kafshëve ka ndikuar negativisht sidomos për fermerët e vegjël, të cilët nuk kanë kushte për të modernizuar mënyrën e punimit të tokës. اmimi i gomerëve vitet e fundit është thuajse dyfishuar, ndërsa në disa zona thuhet me shaka se ka arritur në 1 mijë euro.
Zvogëlimi i “popullatës” së kësaj kafshe është një fenomen që ka ndodhur më herët në vendet sot ku bujqësia është mekanizuar plotësisht, por edhe në rajone të tjera si Azia Qendrore dhe Afrika.
Në ndryshim nga Shqipëria, arsyeja kryesore është kërkesa e lartë nga Kina për xhelatinën e lëkurës së gomarit, të njohur si “ejiao”. Kjo e fundit është një përbërës në mjekësinë tradicionale kineze, e cila është shumë popullore në vend.
Xhelatina mendohet të ketë veti kuruese dhe përdoret për të trajtuar mes të tjerash kollën e thatë dhe aneminë. Ajo përzihet me fryta pylli e arra dhe konsumohet si ëmbëlsirë. Kërkesa në Taxhikistan është aq e lartë saqë njerëzve po u vidhen gomerët, e transportohen drejt Kinës përmes Kirgistanit.
Në Kinë, numri i gomerëve nga 11 milionë në vitin 1990 ka rënë në 6 milionë. E frikësuar nga një rënie e tillë, disa shtete në Afrikë kanë vendosur një ndalim eksportesh të kësaj kafshe.
Kështu, zhvlerësimi i forcës së gomerëve, po shfaros atë që dikur ishte lokomotiva e bujqësisë. Nëse i referohemi statistikave zyrtare të shtetit shqiptar, nëse doni të shihni një gomar këto ditë, duhet të shkoni medoemos në Korçë, Fier ose Elbasan, të paktën derisa të vijnë edhe tek ne oferta për lëkurën e tyre./Scan/
 
Paska shku kilogrami i gomarit sa kilogarmi arit.

Sa ja rrisin mendjen gomarit keta gazetaret.
 
Me pak ata bujk qe njoh une, nuk kane gomar ose kafshe te tjera jo nga makinerite, por nga kurbeti ose heqja dore nga jeta e bujqesise pavaresisht qe punojne ne fshat gje per mua me duket e pakuptimt.
 
Kam lexuar qe ne Arabine Saudite cmimi i gomereve eshte deri 20 -fish me shume.
Gomere afganistani 5000 €, gomeret tane 1000 €.
Ky eshte diskriminim!
 
S"besoj te kemi dhe krize gomeresh!
Keq puna.
 
Po ci do aman,mjaft mire po i perdorin dhe grate si mushka :p

Ahaha Jetmira shaka, shaka po qe ke thene nje te vertet te madhe ti ...
 
Punimi i tokës në Shqipëri, ka ardhur duke u mekanizuar vit pas viti dhe nevoja për të përdorur kafshë për plugim dhe transport rrjedhimisht është ulur. Shtimi i traktorëve, minitraktorëve dhe autokombajnave ka zëvendësuar me kalimin e viteve kaun, kalin, mushkën, gomarin.
Të mos qenurit më të nevojshme, ka sjellë “zhdukjen” e disa kafshëve, që tradicionalisht kanë qenë të lidhura ngushtë me bujqësinë. Gomerët janë një prej këtyre kafshëve, të cilat hasen gjithmonë e më rrallë.
Numri i njëthundrakëve në vendin tonë, ku përfshihen gomerët dhe kuajt, prej vitit 2001 është përgjysmuar. Nëse dikur numëroheshin 194 mijë thundrakë, sot ky numër është 91 mijë. Gomerët dhe mushkat janë më pak se 60 mijë në vitin 2015, krahasuar me 127 mijë në vitin 2001.
Ulja e numrit të këtyre kafshëve ka ndikuar negativisht sidomos për fermerët e vegjël, të cilët nuk kanë kushte për të modernizuar mënyrën e punimit të tokës. اmimi i gomerëve vitet e fundit është thuajse dyfishuar, ndërsa në disa zona thuhet me shaka se ka arritur në 1 mijë euro.
Zvogëlimi i “popullatës” së kësaj kafshe është një fenomen që ka ndodhur më herët në vendet sot ku bujqësia është mekanizuar plotësisht, por edhe në rajone të tjera si Azia Qendrore dhe Afrika.
Në ndryshim nga Shqipëria, arsyeja kryesore është kërkesa e lartë nga Kina për xhelatinën e lëkurës së gomarit, të njohur si “ejiao”. Kjo e fundit është një përbërës në mjekësinë tradicionale kineze, e cila është shumë popullore në vend.
Xhelatina mendohet të ketë veti kuruese dhe përdoret për të trajtuar mes të tjerash kollën e thatë dhe aneminë. Ajo përzihet me fryta pylli e arra dhe konsumohet si ëmbëlsirë. Kërkesa në Taxhikistan është aq e lartë saqë njerëzve po u vidhen gomerët, e transportohen drejt Kinës përmes Kirgistanit.
Në Kinë, numri i gomerëve nga 11 milionë në vitin 1990 ka rënë në 6 milionë. E frikësuar nga një rënie e tillë, disa shtete në Afrikë kanë vendosur një ndalim eksportesh të kësaj kafshe.
Kështu, zhvlerësimi i forcës së gomerëve, po shfaros atë që dikur ishte lokomotiva e bujqësisë. Nëse i referohemi statistikave zyrtare të shtetit shqiptar, nëse doni të shihni një gomar këto ditë, duhet të shkoni medoemos në Korçë, Fier ose Elbasan, të paktën derisa të vijnë edhe tek ne oferta për lëkurën e tyre./Scan/

Nuk dua te kundershtoj, aq me pak te replikoj. por kam idene qe nuk ke shkuar fshatrave kohet e fundit, dhe kur them fshatrave nuk diskutojme fushat psh lushnjen apo fushave te tilla. Flas per zonat e fshatrat si devolli, malesia madhe, dibra, lunxheria, etj te kesaj natyre.
Me dhimbje te them qe kam pare burra qe terheqin penden sikur te ishin kafshe dhe jemi ne 2017, ishte e dhimbshme te shikoja pamje te tilla, dhe kafshet e punes atje ishin primare por qe bujqit as ato skane me fuqi ti mbanin se edhe ato duan sherbimet e veta. Bej veten me faj qe nuk bera ndonje foto te atij makabriteti njerezor qe me zune syte ne Dishnice te Korçes.

Fshatrat sot njohin vuajtjen me te thelle qe kane njohur nder vite, Fshatrat e Shqiperise sot duken si te bombarduar pasi rinia eshte e gjitha ne emigracion dhe vetem pleqte kane mbetur ne to, te cilet nuk kane fuqi te meremetojne shtepite qe po rrenohen nga viti ne vit.
Atje ku zhduken njerezit ikin edhe gomeret pasi dhe ata nuk jetojne dot pa njerezit.
 
Nese behet fjale per gomarin origjinal, e besoj, se nuk i sheh me si dikur per aq sa kam vene re une, ama nese i referohet gomarit me ngjashmeri njerezore, besoj se jemi ne kulmin e popullimit te tij, miliarda e miliarda.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top