Gomari kandidon për kryetar bashkie. (VIDEO)

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
path_6481.jpg

Një gomar është paraqitur si kandidat për kryetar bashkie për zgjedhjet e ardhshme, në qytetin bullgar të Varnas.
Britanikja “Metro” bën me dije se gomari i quajtur Marko është zgjedhur nga partia politike Shoqëria për Bullgarinë e Re për t’i përfaqësuar në zgjedhjet e 23 tetorit.
Raportohet se partia e shikon Markon si konkurrentin ideal për kryetarin aktual të bashkisë Kiril Yordanov, i cili sipas tyre nuk po bën sa duhet për qytetin.
Angel Dyankov, kreu i shtabit të fushatës i partisë Shoqëria për Bullgarinë e Re, tha: “në kundërshtim me kandidatët dhe politikanët e tjerë, gomari ka karakter të fortë, nuk vjedh, nuk gënjen dhe bën punën”.
Në vijim, edhe anëtari i së njëjtës parti, Doychin Dimitrovmade, shprehu hapur zhgënjimin lidhur me kryetarin aktual të bashkisë së Varnës.
“Jeta e Markos është e vështirë pasi hapësirat e gjelbra në qytetin bregdetar po zhduken. Le ti lëmë rezidentët e Varna-s të vendosin se kush ka më shumë cilësi të mira, gomari apo kryetari aktual i bashkisë”.///LajmeBomb.com

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Gomari kandidon për kryetar bashkie. (VIDEO)

E ke ca tema me poshte
 
Pe: Gomari kandidon për kryetar bashkie. (VIDEO)

Nuk e dergojne dhe nje te tille ne paralamentin Shqiptare si te ftuar nderi nga ana e deputetve,..dhe kryetares,..:p:p
 
Pe: Gomari kandidon për kryetar bashkie. (VIDEO)

Nuk e dergojne dhe nje te tille ne paralamentin Shqiptare si te ftuar nderi nga ana e deputetve,..dhe kryetares,..:p:p

Kta tanet skan nevoj se jan vet si gomari vetem zgjatja e veshve u mungon LOL
 
Pe: Gomari kandidon për kryetar bashkie. (VIDEO)

Sa here do vihet nje teme....
 
Pe: Gomari kandidon për kryetar bashkie. (VIDEO)

Stafi bashkoheni kete teme se esht hapur dy here ose fshijeni njeren..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top