Godo: Mungojnë mjekët specialistë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjirokastër-Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo ka evidentuar një sërë problemesh gjatë vizitës së sotme në spitalin jugor të vendit. Krahas problemeve të infrastrukturës dhe mungesa të tjera, ajo ka vënë në dukje mungesën e theksuar të mjekëve specialistë.
“Një problem shumë i madh në shëndetësi është mungesa e ndjeshme e mjekëve specialistë nëpër spitale. Në mënyrë të veçantë kjo mungesë ndihet në qytetin e Tepelenës”- ka theksuar Godo, sot gjatë vizitës në spitalin rajonal të Gjirokastrës, “Omer Nishani”.
Në një takim me mjekë dhe drejtues të këtij spitali, Godo ka vlerësuar investimet që po kryehen së fundi në këtë spital. Ajo ka deklaruar se reforma në shëndetësi është e nevojshme e për këtë arsye do të realizohet deri në fund. Shekulli
 
prandaj ne shqiperi sa nderrohet ministri dhe i gjithe stafi ekzistuse iken per lesh me pretekstin reforme e specialiste e budalliqe te tille
ku jane permirsimet se cdohere qe dikush behet minister vetem fjale se ndryshime jo e jo por po behet me keqe
 
E mbyllen spitalin e Permetit .Qofte si godine , qofte si mjek ishin shume te mire
E mbyllen dhe Tepelenen, e reduktuan ta themi me mire , mbajten ca antare partie aty dhe te tjereve u thane ikni refugjat ne Greqi
Tani kjo e bija e babait na thenka se , mungojne mjeket specialiste ....
Hipokrizi e gjalle
 
Back
Top