Goditet me grusht Kreshnik Spahiu, arrestohet 34-vjeçari

Goditet me grusht Kreshnik Spahiu, arrestohet 34-vjeçari

maxresdefault-5-768x432.jpg


Një person ka qëlluar me grusht në fytyrë Kreshnik Spahiun, kreun e Aleancës Kuq e Zi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e stome tek çadrat e protestës së Partisë Demokratike, që janë vendosur pranë Kryeministrisë.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë shoqëruar të akuzuarin për dhunë, shtetasin Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë. 34-vjeçari është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1., Tiranë. Policia nuk jep detaje në lidhje me motivin e sherrit mes Pirracit dhe Kreshnik Spahiut.

Ndërkohë vetë Kreshnik Spahiu ka pranuar incidentin dhe ka deklaruar se nuk e njeh personin i cili e qëlloi me grusht. Ai është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.

Spahiu thotë se më kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën. Sipas Spahiu personi i cili u ndalua u kap nga aktivistët dhe jo nga policia. Ndërsa thotë se ka mbi 30 minuta që pret policinë për të bërë denoncimin.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top