Gjysmë shekulli për në Europë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Qytetarëve shqiptarë do t’u duhen më shumë se gjysmë shekulli për të arritur nivelin e mirëqënies së Bashkimit Europian. Përllogaritja del nga të dhënat zyrtare të Bankës Botërore.

Aktualisht të ardhurat për frymë në Shqipëri sipas standardit të fuqisë blerëse janë 11 mijë e 928 dollarë në vit, ose 4 herë më pak se mesatarja e BE-së.
Që ky hendek të mbyllet, ekonomia shqiptare duhet të rritet shumë më shpejtë sesa ajo e Bashkimit Europian. Por cili është skenari më i mundshëm?
Sipas Bankës së Shqipërisë, potenciali i ekonomisë shqiptare për t’u rritur është 3.5 për qind në vit. Me këtë ritëm rritjeje, të ardhurat mesatare në Shqipëri do të arrijnë nivelin e Bashkimit Europian vetëm në vitin 2068, ose pas 51 vitesh.
Ky skenar mban parasysh se rritja ekonomike e vendeve të BE-së do të jetë vetëm 1 për qind. Nëse rritja ekonomike e BE-së do të jetë më e lartë se kaq, atëherë ëndrra e shqiptarëve për të qenë të pasur njësoj si europianët do të kërkojë më shumë se tre breza.
Që nga viti 2009, kur ekonomia shqiptare u godit nga kriza europiane, procesi i konvergjencës së të ardhurave, pra ai i afrimit të mirëqënies me Bashkimin Europian, ka ngrirë.
Nëse integrimi politik i Shqipërisë në Bashkimin Europian mund të marrë disa vjet, përafrimi i mirëqënies do të marrë disa dekada. Deri atëherë shqiptarët do vijojnë të jenë më të varfër se fqinjët e tyre.
Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top