Gjysma e Shqipërisë aplikon për në Amerikë, shqiptarët e Maqedonisë e presin momentin

Sipas të dhënave të fundit nga gjitha aplikimet, 198.625 janë shqiptarë të cilët kanë aplikuar personalisht apo me familje që të udhëtojnë drejt vendit të shpresës. Një rekord historik. Kështu vlerësohet numri i aplikimeve të qytetarëve shqiptarë në llotarinë amerikane e cila filloi më 1 tetor dhe mbaroi më 3 nëntor.

Shqiptarët e Maqedonisë duket se presin momentin e volitshëm që të largohen nga vendi për shkak të krizës politike dhe për një jetë më të mirë. Sipas të dhënave 198.625 janë shqiptarë. ‘’Ky record është historic, Departamenti amerikan i shtetit ka bërë publike të dhënat e numrit të aplikimeve nga viti 2007 dhe asnjëherë nuk është parë një numër kaq i madh i interest. Në 2015 ka mbi 27 mijë aplikime më shumë në krahasim me vitet e kaluara. Nga kjo periudhë më pak aplikime ka pasur në vitin 2011. Në 2011 ka qenë viti i liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe lirinë e lëvizjes në vendet shengen’’, shkruajnë mediat në Tiranë.

Por llotaria amerikane nuk është e vetmja ku shqiptarët e presin fatin, pasi përvec asaj amerikane është dhe llotaria kanadeze. Emigrimi për një jetë më të mirë shqiptarët e kanë filluar nga rënia e regjimit, pas viti 1990 deri më tash vendin e kanë lëshuar 1.2 milion banorë. Numri më i madh i tyre janë në Greqi me 600 mijë, në Itali mbi 300 mijë, ndërsa të tjerët janë në Shba, Kanada dhe Australi.


© ZHURNAL.mk
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top