Gjysma e “mësuesve” ngelësa

[h=1][/h] 120419_MESUESIT_15_5.jpg
Gjysma e kandidatëve për të marrë të drejtën e mësimdhënies kanë ngelur në Provimin e Shtetit. Edhe pse kanë mbaruar studimet e larta, ata nuk kanë mundur të marrin licencën e mësuesit. Ndërkohë asnjë prej kaluesve nuk ka fituar pikët maksimale në provim. Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore vetëm 49.6% e kandidatëve kanë marrë notë kaluese, ndërsa mbetësit kanë të drejtë t’i nënshtrohen sërish provimit kundrejt një pagese ose ta ankimojnë rezultatin. Në syrin e Veronikës, mësuese e matematikës që në vitin 71, kjo gjendje është kambanë alarmi.
“Rënia vjen që nga përgatitja e mësuesve niveli I tyre që lë për të dëshiruar, dhe e kam konstatuar nëpërmjet punës me nxënësit; por nuk është vetëm kjo e mësuesve që luan një rol kryesor, por është dhe programi ,tekstet”, tha Veronika Cfarku, mësuese

Për mësueset, pensioniste tashmë duhet të merren masa të menjëhershme për përmirësimin e nivelit arsimor në vend; ndryshe e ardhmja edhe pse me kushte më të mira se në kohën e tyre, nuk do të jetë e ndritur.

“Po të ishte vetëm në dorë të këtyre mësuesve, imagjino çdo përgatitej për të ardhmen. Është një fatkeqësi në këtë drejtim dhe duhet menjëherë të ndryshohet që nga përgatitja”, vijoi Cfarku.

“Të rritet cilësia kush do shkojë në shkollën e lartë, nuk kemi nevojë për kaq shumë nxënës në shkollë të lartë dhe tjetër programet që i ndryshuan jashtëzakonisht keq. Plot me gabime librat”, tha Marjeta, mësuese në pension.

Top Channel
 

Attachments

  • 120419_MESUESIT_15_5.jpg
    120419_MESUESIT_15_5.jpg
    225.4 KB · Shikime: 0
  • 120419_MESUESIT_15_5.jpg
    120419_MESUESIT_15_5.jpg
    225.4 KB · Shikime: 0
Eh,
Merre me lenge se mishi u mbarua, eshte bere e kjo pune.
"Ngeles mesuesit" e ngeles nxensit pastaj.
 
Eshte per turp e eshte gjynah..
Shkolla e larte ne shqiperi eshte bere vend shitje nga ane e proff librat qe kan botuar vete e nese nx nuk i blene rrezikon te mos kaloje lenden e tije..
leksionet qe jepen jane te percipta dhe provimet me shumen x. pra vleresohet ai qe ka portafol te dhjamur.
nuk e di nese vute re fjaleve te ms marjetes .... "Plot me gabime librat”, tha Marjeta, mësuese në pension."
ne nje liber universitare te nje proff doc kam lexuar gjendrra e djerseleshuesit.. spo ju them me shume.... libra te vjedhur nga omologet e te perkthyer nga google.. normalisht ky kushtonte 100 eu ...
.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top