Gjysh mos më ço në xhami!

Guest2

Antarë i Respektuar
FB_IMG_1468345425083-768x576.jpg

Nga Flutura Açka

Kjo foto është bërë një nga mbrëmjet e ditëve të fundit, në një nga rrugicat e lagjes Kala të qytetit të Elbasanit, ku, në pritje të disa miqve të mi të huaj që fotografonin aty rrotull, ndesha me këtë fëmijë të vogël që i tërhiqte këmbët zvarrë dhe ankohej. Në respekt të privatësisë së tyre, i fotografova pas shpine, por ajo çfarë ndodhi para syve të mi, është një histori që nuk është edhe aq private. Dëgjova që fëmija iu ankua ketij burri dhe iu lut disa here që të mos shkonin në xhami, për ku mbase ishte nisur gjyshi a i afermi i tij, që nga mjekrra e gjatë dhe veshja, dukej një mysliman i tejdevotshëm (e drejtë e tij). Kur pa hezitimin e fëmijës, që mbase kishte pranuar të dilte me harenë e të gjithë fëmijëve kur dalin jashtë shtëpie, ai ndali dhe i tha: “Atëherë po të kthej në shtëpi!”. Fëmija kundërshtoi sërish dhe e tërhoqi burrin djathtas, aty ku është një park i mrekullueshëm lodrash (privat, natyrisht), por as kjo nuk e tundoi gjyshin e tij, as fakti se mu aty pranë është një godinë që ka shërbyer disa vite si Normalja e Elbasanit dhe që ka shkolluar breza mësuesish që kanë ndiçuar Shqipërinë (Natyrale) anembanë, nuk besoj se i thotë shumë këtij gjyshi. Minuta të tëra dhanë e morën mes tyre, fëmija duke u ankuar të mos e çonte në xhami dhe gjyshi që gati e tërhiqte zvarrë. Duke i parë tek zhyteshin në rrugicë, pyeta veten se në cilin rresht të Kuranit të shenjtë shkruhet që duhet t’i tërheqësh fëmijët kështu për në xhami? Dhe si mund të mbrohet ky fëmijë, dhe të tjerë si ai, që të mos imponohen çdo ditë? A mundet ndonjë mysliman i urtë të kthejë përgjigjje për këtë? A kanë komunitetet fetare në Shqipëri kontroll dhe rregulla mbi moshën e frekuentimit të kulteve fetare? Nëse nuk kanë ata, sepse mbase nuk u intereson, a ka shteti përgjegjësi edhe për këtë fëmijë, edhe për të tjerë si ai që mbushin sallat e kulteve tona fetare? Kushtimi ne fe, besoj, është një marrëdhënie personale me Zotin – e shenjtë, diskrete – por jo të gjithë e kuptojnë kështu. Madje më duket krejt e padrejtë dhe në kundërshtim me shenjtërinë e fesë dhe ritualeve, që në televizion të bëhet reklamë për muajin e Ramazanit mu rëndom si të bëhej për birrën, e madje më duket edhe më e pandershme që përfaqësues të shkolluar të religjioneve ekspozojnë fëmijët e tyre në television për të folur për bindjet e tyre dhe kënaqësitë që duhet të ndanë me bashkëmoshatarët e tyre në këtë akt sublim. Madje më duket antife që lutjet në Zot të ndahen me kompjutera, repetitorë e altoparlantë (që çdo vit u ngrihet zëri edhe më shumë!), shpikje këto të shkencës, duke ia cënuar shenjtërinë këtyre lutjeve. Ndaj, më duket e rrezikshme ethja për të futur fenë në shkolla, dhe ai ose ajo i-e pamend që do të firmosë ta bëjë këtë, duhet ndalur. Ndryshe, do të shohim përditë fëmijë që do të zvarriten për t’u imponuar të tjera lojëra nga ato që u duhen moshës së tyre, duke i çuar në dyer kultesh për t’i bërë me zor myslimanë, ortodoksë, katolikë a tjetërçka. T’i bëjmë më parë të shkolluar e të mençur, të dijshëm dhe të vetëdijshëm për zgjedhjet e pasforcuara të tyre në jetë.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Po gjyshi i ka thene: A do te shkosh ne shtepi? Sikur te niset prindi per ne dyqan apo te shtepia e nje miku. Femia i thote dua te vi me ty, rruges nuk do atje do vend tjeter a nuk i themi ne femise: Do te shkosh ne shpi apo do vish me mua? :p Leqe ai aq i vogel as nuk e di cfare eshte xhamia. Mund ta kish sjelle si problematike kete dhe do kishte mjaft hapesire per debat, ama profesionalisht, jo kaq kot dhe thate.
 
ok qendron edhe kjo qe thua se ai duket qe eshte nje femije jo me shume se mosha 4-5 vjec

por tashi mos moho gomarlliqet qe behen verdalle. Qe i detyrojne femijet te vishen , te shkojne ne xhami dhe te besojne a thua se besimi eshte detyrim e jo deshire e gjithkujt.
Dhe mos te duket hic e pabesueshme qe gjysher e prinder i detyrojne femijet te bejne zgjedhje te detyruara per deshire te tyre.....
Jetojme ne nje bote ku ndonjehere me duket sikur jeten se kemi tonen, por sikur jemi prone e prinderve , burrave, detyrimeve, parimeve,...
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Une kur shkoj ne xhami, nganjehere marr cunin e madh me vete, i cili ka 4 vjet e gjysme tani. Me sheh se po behem gati dhe me thote, babi n'xhami edhe une, edhe une si babi ! Por ndodhe gjate rruges me thote, dua shitore, ose dua te mami, apo dua ne kete vend e ate vend, eshte femije pra. Ne xhami kur futem, vrapon andej e kendej, ulet prane meje, ju flet te tjereve, qesh me te madhe nganjehere, te tjeret e afrojne dhe e perqafojne etj etj...

Te marresh nje femije te tille si argument per ta shkruar nje artikull te tille, eshte shembull TRASH CATEGORY, zhgl kategori per mua.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

ok qendron edhe kjo qe thua se ai duket qe eshte nje femije jo me shume se mosha 4-5 vjec

por tashi mos moho gomarlliqet qe behen verdalle. Qe i detyrojne femijet te vishen , te shkojne ne xhami dhe te besojne a thua se besimi eshte detyrim e jo deshire e gjithkujt.
Dhe mos te duket hic e pabesueshme qe gjysher e prinder i detyrojne femijet te bejne zgjedhje te detyruara per deshire te tyre.....
Jetojme ne nje bote ku ndonjehere me duket sikur jeten se kemi tonen, por sikur jemi prone e prinderve , burrave, detyrimeve, parimeve,...

Nuk mohova asgje. Fola per rastin mbi te cilin eshte ngrit shkrimi. Ndaj thash: mund te sillet si problematike qe ka sh habesire debati, dhe ketu i referohesha pikerisht kesaj qe thua ti :)
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Shume dakort me problemet qe shtron , por klisheja e zgjedhur per te hapur debatin nuk me duket aspak etike !
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Jam dakord deri diku me loverboy.
Eshte thjesht nje kaprico njerez ... femijet bejn kaprico sepse jan femije.
Se cmendoj per edukimin fetar ne nje mosh ku sdin akoma nese nevoja bohet ne kemb apo ulur eshte pun tjeter.
Me falni per fjalorin
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Artikull koti.
Eh sa e sa herë kam parë që i kanë çuar
me zor në çerdhe e shkollë, tani edhe në shkollë
s'po bojka t'i çojmë. (bile nga fotoja nuk mund të konkludosh asgjë,
andaj tregimi mund të jetë edhe fiktiv)

Njeriu edhe qime n'vo gjenë, kur don të të hudhet
qafë.

Një duhet dijtur, se ka fëmijë me tipare të ndryshme,
dhe jo të gjithë bëjnë me dëshirë çfarëdo qofte ajo,
andaj nga një injeksion n donjëherë është
e nevojshme.

Hajde me t'mira.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Duke u bazuar tek nje femije 3-4 vjec,nuk eshte menyra me e mire per te nisur kete shkrim..por ama ky si fenomen eshte mjaft i perhapur.ne xhamit tona gjene femije sa te duash,duke varjuar nga mosha 8-12 vjec.dhe jam i bindur qe eshte kunder deshires se tyre,sepse ajo mosh nuk eshte ne gjendje te kuptoj fene.edhe eshte gjithenje e ne rritje kjo tendenca per te "rekrutuar" sa me shume femije.ndersa shteti eshte inekzisten per te ndaluar kete fenomen.nuk jam kunder fese,por jam kunder perfshirjes se femijeve ne te.
 
Nuk e dij sa vjeç je, dhe se dij ndonjëherë a je ballafaquar
me këtë problem???

Lexoje këtë artikullin më poshtë dhe ndoshta të ndihmon
të kuptosh problemin e fëmijëve:

- Shkolla, nje enderr e frikshme per femijet. - Ardhmeria Online

- Perse femijet refuzojne shkollen - Telegrafi
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Popo kshu djalli e ka cituar gjithmone biblen per interesat e veta.

O njerez hipokriteeeee!
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Nuk e dij sa vjeç je, dhe se dij ndonjëherë a je ballafaquar
me këtë problem???

Lexoje këtë artikullin më poshtë dhe ndoshta të ndihmon
të kuptosh problemin e fëmijëve:

- Shkolla, nje enderr e frikshme per femijet. - Ardhmeria Online

- Perse femijet refuzojne shkollen - Telegrafi

Une kam qene nje femije qe ka qene pjese e te tilla rekrutimesh,dhe ne momentin qe e kuptova qe aty u mesonte nje tjeter lloj feje,dhe jo feja myslimane e paster,u largova.ndaj flas sepse ne petkun e fese abuzohet duke i orjentuar femijetne drejtime ekstreme etj,etj..une i kam me fakte,dhe jo me te degjuar.
 
E po ti atëherë je duke dolur për diçka tjetër.
Jo në çdo xhami ndodhin gjëra që ti cek.
Janë dy gjëra të ndryshme që ke nisë temën
dhe tani me këto rekrutimet...

Nejse, edhe unë kam qenë fëmijë, dhe mua s'me ka ndodhë
e njëjta si ty...

Por, problemin që ti cek është a duhet të përdoret dhuna....
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Une shikoj qe cdo artikulli apo teme ku flitet per xhami, apo fene muslimane krijohet nje tip bisede qe shume here duke nisur nga deshira per te mbrojtur jep nje shije tjeter per lexuset!
Sa per temen ndaj te njejten ide qe ka shprehur loverboy eshte ne natyren e femijes e shyqyr qe jan aq te pakondicionuar mga ne te medhejte ,por eshte detyr e prindit ta udheheq ti mesoj ate qe dimga besimi apo pervoja se eshte e drejte. Ne fund ne cdo kult fetar apo "shtepi te zotit" sdo i vi e keqe pervec paqes e dashamiresise,respektit dhe humanizmit.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

ahuu seq e paska ber mizen bull do thoshte gjyshi im:thashe:ne rrugen e drejte edhe zvarr nese te kapin do e kuptoj ne fund se prindi per te mir te femijes e ben...Me mir ta udhzoj te shkoj ne xhami a kish. apo ne dsikoteka a pube te nates. ku eshte degjenerim ne max...sa femi njohim se hezitojn te shkojne ne shkoll thua !!e cfar tani nuk duhet ti shtym me dhun per ne shkoll.edhe xhamia e kisha jan shkolla asgje me shum a me pak .
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Tani ca te thuash per temen...femije eshte edhe gjyshi e kish shpen ne kolovajsa se sbehej qameti nese nuk shkonte njehere ne xhami...

Me thote kush pse shkojne vetem meshkuj ne xhami,meqe e kam vene re dicka te tille!?
 
Ku e ke vene re ti?

Une ne nja 6-7 shtete qe kam qene dhe kam vizituar xhamite kam pare dhe burra dhe gra! :)
Mgjth, falja e te premtes per burrat eshte e detyrueshme. Per grate eshte ne dore te tyre, po deshen me shkuar le te shkojne. Kina ca privilegje ene no :p
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Une shikoj qe cdo artikulli apo teme ku flitet per xhami, apo fene muslimane krijohet nje tip bisede qe shume here duke nisur nga deshira per te mbrojtur jep nje shije tjeter per lexuset!
.

Ndersa une shoh nje tendence me bere qimen tra dhe te parit negativ cdo levizje nqs ajo vjen nga nje musliman. Se ke vene re dhe ti Jana kete gje?! Se ja psh. Une s'para lexoj shkrime: Morri femine me zor ne kishe(edhe pse cdo te djele praktikantet i marrin tere femijet me vete, te pakten disa qe njoh une) Ama shoh shkrime me shumice qe e bejne te madhe kur nje femi shko ne xhami!

Ti mendon se muslimanve u pelqen te mbrojne veten perher?? Po jane te tjere qe spo i lejne te jetojne jeten e tyre.
 
Nuk ke lexuar me lart shkrimin tim ... Po perseritem eshte detyr e prindit ta udhezoj ku mendon qe esht e drejte,eshte detyra e prindit ta bej te ndjek rrugen apo te marr rrugen e duhur...asgje te keqe ska ketu qofte xhami apo kishe ,shkoll apo vizite tek gjysherit,apo tek fshati sos!!
Kush nuk kupton dallimin mes nje muslimani dhe nje krimineli te fshehur apo mbuluar ose te vetidentifikuar si musliman apo te krishter nuk mund te ju bejm dallimin ne me komente ku zgjon komente e ben te kalojne kufite edhe mbrojtja deri ne ekstrem le te nenkutohet globalizem dhe joliberalizem .por keto jan idet e imja qe sigurisht jo te vlefshme per te gjithe.
Po ndjekja keto mgjarjet e findit nje infermjere ne nizza e mbuluar ka ber 48 ore sherbim tek te plagosurit dhe pa asnje
fjale me trasmetoj mua dhe sh te tjereve perderisa u publikua ky fakt se ska te bej besimi i vertet ... Un jam kundra pozicioneve ekstreme dhe mbrojtjeve ekstreme ,un jam per respektim personi dhe idesh ne baz te vleresimit te tyre krijohen rrathet e shoqeris apo komunikimit apo perfaqsimit te secilit.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Ku e ke vene re ti?

Une ne nja 6-7 shtete qe kam qene dhe kam vizituar xhamite kam pare dhe burra dhe gra! :)
Mgjth, falja e te premtes per burrat eshte e detyrueshme. Per grate eshte ne dore te tyre, po deshen me shkuar le te shkojne. Kina ca privilegje ene no :p

Jo une skam vajt ndonjehere ne xhami por duke pare video e lajme ketu e neper portale te tjera,shuma e tyre jane meshkuj,psh video qe solli Lover duke falur namazin besimtaret tek sheshi ne Tirane,nuk pash ndonje femer!?

Te me falni nese kam thene ndonje fjale gabim si "namaz" se sjam fort ne dijeni drejt me thene! :p
 
Namazi (falja) per femrat eshte me i preferuar ne shtepi. Mund te shkoje edhe ne xhami, edhe ne namazin e se premtes, madje edhe ne namazin e Bajramit aty ne shesh, si te sheh te arsyeshme, po pati kohe dhe mundesi.

https://postimage.org/

https://postimage.org/
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Nuk ke lexuar me lart shkrimin tim ... Po perseritem eshte detyr e prindit ta udhezoj ku mendon qe esht e drejte,eshte detyra e prindit ta bej te ndjek rrugen apo te marr rrugen e duhur...asgje te keqe ska ketu qofte xhami apo kishe ,shkoll apo vizite tek gjysherit,apo tek fshati sos!!
Kush nuk kupton dallimin mes nje muslimani dhe nje krimineli te fshehur apo mbuluar ose te vetidentifikuar si musliman apo te krishter nuk mund te ju bejm dallimin ne me komente ku zgjon komente e ben te kalojne kufite edhe mbrojtja deri ne ekstrem le te nenkutohet globalizem dhe joliberalizem .por keto jan idet e imja qe sigurisht jo te vlefshme per te gjithe.
Po ndjekja keto mgjarjet e findit nje infermjere ne nizza e mbuluar ka ber 48 ore sherbim tek te plagosurit dhe pa asnje
fjale me trasmetoj mua dhe sh te tjereve perderisa u publikua ky fakt se ska te bej besimi i vertet ... Un jam kundra pozicioneve ekstreme dhe mbrojtjeve ekstreme ,un jam per respektim personi dhe idesh ne baz te vleresimit te tyre krijohen rrathet e shoqeris apo komunikimit apo perfaqsimit te secilit.

Epo ky eshte celesi! Te kuptosh c'po mbrojne dhe si e mbrojne nepermjet komenteve! Pervec fjales se fundit duhen pare dhe te tera shkaqet qe cojne ne reagime. Kjo eshte zotesi! Nuk te pyeta per cfare je ti, pasi nuk eshte tema fare. POr meqe u shprehe se keto tema marrin pozicion mbrojtes te bera nje pyetje qe mua me bente pershtypje. Thash mos te kish bere dhe ty! JO ste ka bere. te kane bere mbrojtjet, Okay.. kendveshtrimi yt
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Jo une skam vajt ndonjehere ne xhami por duke pare video e lajme ketu e neper portale te tjera,shuma e tyre jane meshkuj,psh video qe solli Lover duke falur namazin besimtaret tek sheshi ne Tirane,nuk pash ndonje femer!?

Te me falni nese kam thene ndonje fjale gabim si "namaz" se sjam fort ne dijeni drejt me thene! :p
Slejohen grate ne nje dhime me burrat dhe nese se kam gabim as ne nje shesh.ose me sakte slejohen fare te dalin per keto raste ne sheshe (sjam i sigurt)
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Namazi (falja) per femrat eshte me i preferuar ne shtepi.

Pse preferohet ta bejne ne shpi?

Ne fakt dicka te ngjashme me ate qe thote Fly kam degjuar dhe une,por sdi nese qendron!?
Me sakte di qe ishte nje tradite e tille e cila ndiqet akoma dhe sot ne Kosove me shume,ndoshta dhe ne shqiperi neper fshatra,burrat rrine tek nje dhome e grate me vete,ne kuzhine per tu sherbyer burrave!!!
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Slejohen grate ne nje dhime me burrat dhe nese se kam gabim as ne nje shesh.ose me sakte slejohen fare te dalin per keto raste ne sheshe (sjam i sigurt)

Pse preferohet ta bejne ne shpi?

Ne fakt dicka te ngjashme me ate qe thote Fly kam degjuar dhe une,por sdi nese qendron!?
Me sakte di qe ishte nje tradite e tille e cila ndiqet akoma dhe sot ne Kosove me shume,ndoshta dhe ne shqiperi neper fshatra,burrat rrine tek nje dhome e grate me vete,ne kuzhine per tu sherbyer burrave!!!

Lejohet, por burrat duhet te jene perpara (te prijne ne namaz-falje). Ose ne kete forme:

https://postimage.org/

https://postimage.org/

Ose ne kete forme:

https://postimage.org/

Varet si u ipet hapesira !

Pse preferohet ta bejne ne shpi?

Burri mund te jete me i lire te shkoje ne xhami per shkak te kohes qe e shpenzon jashte, para punes, gjate punes, duke ardhur nga puna etj etj, perderisa gruaja apo nena mund te jete e zene me kujdesin ndaj femijeve, apo pergaditjen e ushqimit per burrin e te ngjajshme. Por te lejuar e ka, sido qe ti ipet mundesia.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

E vallahi, të kesh edhe në dite sodit mungesë të informacioneve,
e tu e pasë agën GOOGLE pranë, vërtetë mund të quhet injorancë.
Po deshte, edhe aeroplan mund të ndërtosh, vetëm e ke vullnet!

Por po them vetvete nga njëherë, nuk dijnë me të vërtetë njërëzit,
apo kanë merak të ngritin nga pak pluhur dhe mizën ta bëjnë buall?!?!?
Kurse, në anën tjetër, e dijnë edhe dreqi ku banon.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Quhet injorance nese sje i informuar per dicka...
Ah jojo jo per dicka por nese sdi mbi fene myslymane quhet injorance.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Quhet injorance nese sje i informuar per dicka...
Ah jojo jo per dicka por nese sdi mbi fene myslymane quhet injorance.

Për gjithëçka zonjë, jo vetëm për fenë.
Interneti është një enciklopedi e pafund,
sa mshel e qel, e ke infon për 1 sekondë aty.

E kur njeriu din, dhe vjen e bëhet këtu françez,
s'mund të quhet tjetër pos idiotësi.
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Lejohet, por burrat duhet te jene perpara (te prijne ne namaz-falje). Ose ne kete forme:

https://postimage.org/

https://postimage.org/

Ose ne kete forme:

https://postimage.org/

Varet si u ipet hapesira !

Burri mund te jete me i lire te shkoje ne xhami per shkak te kohes qe e shpenzon jashte, para punes, gjate punes, duke ardhur nga puna etj etj, perderisa gruaja apo nena mund te jete e zene me kujdesin ndaj femijeve, apo pergaditjen e ushqimit per burrin e te ngjajshme. Por te lejuar e ka, sido qe ti ipet mundesia.

A e con kjo ne nje pyetje tjeter qe ka nje mungese te theksuar mbi barazine gjinore?
 
Titulli: Gjysh mos më ço në xhami!

Nuk e con sipas meje. Meshkujt dhe femrat ne Islam tek Zoti jane te barabarte, por me obligime/detyra dhe grada te ndryshme ndaj njeri-tjetrit ne kushte/rrethana te caktuara. Psh ne namaz, mashkulli prin (Imam), por nuk konsiderohet i forte as me te drejte edukimi si gruaja nënë ndaj femijeve. Nese mashkulli ngritet diku, ai bjen diku tjeter dhe anasjelltas. Si ndeshkimi si shperblimi per veprat e kryera nga mashkulli & femra, eshte i barabarte. Te falet femra perpara teje si mashkull, nuk mendoj se do t'mund t'perqendrohesh sic duhet kur del para Krijuesit ne namaz. Burri dhe gruaja mund te falen afer njeri-tjetrit, poashtu edhe me nenen, por jo femrat perpara, meshkujt mbrapa. Nuk ka t'beje ketu me barazi gjinore por eshte urtesi nga i madhi Zot.
 
Back
Top