Gjyqtari që liroi vrasësin e kryekomisarit të Shijakut s’paraqitet në Prokurori

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php

Ilir Xhkja - Tabaku

sh-gjyqtari, Neritan Tabaku, i cili liroi Ilir Xhakjan refuzoi të paraqitej në Prokurorinë e Tiranës.

Gjyqtari i pezulluar dyshohet se Tabaku ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e shefit të komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, ndërkohë që KLD-ja e ka shtyrë masën disiplinore në ngarkim të tij.

Në datën 5 tetor anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nën drejtimin e zv/kryetarit Elvis اefa dhe me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme, i hoqën imunitetin dhe e pezulluan nga detyra gjyqtarin Neritan Tabaku, pasi ndaj tij ka nisur hetimet për “shpërdorim detyre”. Akuzë kjo e ngritur, pasi për rreth 20 muaj gjyqtari Tabaku, me cilësinë e kryesuesit nuk ka zbardhur vendimin e pafajësisë së Ilir Xhakjës, autor i vrasjes së shefit të komisariatit të Shijakut, kryekomisar Adem Tahirajt.

Vetë gjyqtari nuk ishte paraqitur, edhe pse ishte njoftuar nga sekretaria e KLD-së, duke dorëzuar një raport mjekësor dhe kërkesën për shtyrje të shqyrtimit të rastit të tij. Njëri nga anëtarët e KLD-së kërkoi që të pranohet kërkesa e Tabakut, por, kërkesa e tij u kundërshtua nga anëtarët e tjerë të KLD-së, të cilët me vota unanime vendosën pranimin e kërkesës së kryeprokurores Ina Rama. Sipas raportit të kësaj të fundit, Tabaku dyshohet se ka “shpërdoruar detyrën”, pasi për rreth 20 muaj nuk ka zbardhur vendimin e pafajësisë për Ilir Xhakjen, autorin e vrasjes së kryekomisar Tahirajt.

/Shekulli Online/ E.L/
 
Back
Top