Gjyqtari i Kukësit rreh avokaten: ja foto

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
52450.jpg

TIRANE – ثshtë publikuar fotografia e një gjyqtari të Gjykatës së Kukësit që, sipas raportimeve ditët e fundit në media, ka rrahur një avokate. Sipas Temës, në foto shikohet “gjykatësi duke dhunuar avokaten. Fotoja ka shënimin se ngjarja ka ndodhur në Gjykatën e Kukësit. Por nuk ka shpjegime të tjera”.

Gazeta në fjalë sqaron se disa ditë më parë e përditshmja Shekulli është ankuar se i është ndryshuar faqosja në shtypshkronjë dhe lajmi që është eleminuar nga faqet e gazetës ka qenë pikërisht ai i dhunës së ushtruar nga një gjykatës i Kukësit ndaj një avokateje dhe pamja e publikuar sot, shkëputur nga një material filmik, ka qenë ajo që shoqëronte lajmin.

Redaksia e Shekullit nuk ka dhënë sqarime rreth ngjarjes ndërsa mbetet mister si identiteti i dhunuesit ashtu edhe ai i viktimës. Gjithashtu mbetet për t'u sqaruar se kur ka ndodhur saktësisht akti i dhunës.

52450_1.jpg

Shqiptarja
 
Back
Top