Gjykojeni pak veten! Ky që u tregua mosmirënjohes e shiti Sali Berishën, sa i duhet t'ju shesë juve…?
Edi Paloka.Disa pyetje dhe një thirrje për deputetët e PD! Kolegë deputetë! Pas situatës së krijuar në PD ju keni sot përgjegjësi të madhe për fatin e atyre që ju kanë votuar, sepse fati i PD lidhet direkt me fatin e tyre dhe të shqiptarëve në përgjithësi!
A e dini ju se nga kush jeni votuar dhe keni ato mandate përfaqësimi sot ? A e dini ndaj kujt detyroheni e keni përgjegjësi?
Jeni votuar në rradhë të pare nga demokratët. Jeni votuar nga ata që me vullnetin e tyre mblodhën Kuvendin e 11 dhjetorit. Jeni votuar nga ata që më 18 dhjetor morën pjesë masivisht në referendumin për ratifikimin e vendimeve të Kuvendit. Jeni votuar nga ata që më 8 janar kërkuan të hynin në shtëpinë e tyre, por me kërkesë të Bashes e urdhër të Ramës jo vetëm ju mbyllën dyert por dhe u dhunuan.
Kush mendon se e ka mandatin prej mercenarëve të Bashes apo banditëve me uniformë të Rames, le të vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre. Po nëse ka mes jush nga ata që i dhimbset PD dhe ndjejnë përgjegjësi për ata që i kanë votuar, nuk mund të ulni kokën e të heshtni sot apo ca më keq të përdoreni shëmtuar nga ai që po tregon çdo ditë se është gati të bëj çdo gjë për të mbrojtur interesin dhe karrigen e tij në opozitë.
Pse nuk i bëni disa pyetje vetes po edhe Bashës ? Pyeteni Bashën se pse nuk e pranon votën e demokratëve si zgjidhje ? E nuk e kam fjalën vetëm për vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit apo të Referendumit të 18 dhjetorit. Pse nuk ka pranuar kurrë e nuk pranon të votëbesohet më asnjë mënyrë nga demokratët si forma e vetme për të zgjidhur krizën, shkaktar i së cilës është ai vetë?
Pse është gati të fshihet, të mbyllë e bunkerizojë selinë, por të mos votohet? Pse hedh miliona për të mbyllur me hekur shtëpinë e demokratëve , e nuk pranon të votohet?!
Pse ju kërkon ju deputetëve të PD të ktheheni në mburoja të gjalla për të ?! Pse është gati t'ju sakrifikojë ju e të helmojë demokratët me gazin e Ramës vetëm që mos të shkojë të votohet? Pse është gati edhe ta shkatërrojë PD ?! Pse i duhet një vule e disa zyra të uzurpuara, nën mbrojtjen e policisë së Ramës , kur demokratet i ka përzënë?!
Pyeteni se keni përgjegjësi, nuk jeni pupacët e tij. Ai që thotë së Berisha kerekon ta kthejë PD në bunker të tij, po ndërkohë është fshehur e mbyllur vetë pas dhjetëra dyersh të blinduara, për te mos u ballafaquar më anëtarët e PD.
Ai që ju thotë se Berisha po përdor demokratët për hallet e tij, po në fakt ju përdor juve si kukulla e mburojë që të vazhdojë bizneset e tij me Ramën.
Nuk mori Sali Berisha asnjë nga ne në telefon ti lutej apo ca më keq ta urdhëronte që ti dilnim “në mbrojtje” scic bën Basha me ju.
Në fakt jemi ne, e jane anëtarët e thjeshtë të PD, qe e kërkuan, se kanë nevojë për Berishen në një moment delikat kur PD shkon humbje pas humbjesh!
A e shihni që Basha ka marre e po përdor shëmtuar gjithë veset, hilet e truket e Ramës për të mbajtur karrigen kundër vullnetit të shumicës së antëarëve të PD ? A e shihni që genjen njësoj si Rama e nuk skuqet?
Nuk po blindohet selia thontë pa pikë turpi vetëm pak ditë më parë, kur të gjithë e dinim se ç'po ndodhte atje.
“Dyert e PD janë të hapura “ deklaronte megjithëse përpara mediave disa herë, jo vetëm antëarë të thjeshte po dhe deputetët nuk hynin dot në seli !
“Jam për bashkimin e gjithë demokratëve” -thote dhe bëhet çdo ditë e më qesharak me “përjashtimet” e tij . Ai që akuzon Berishen si komunist, e që reklamohet si politikan perëndimor, vetëdiskretitohet çdo ditë ! As Enveri nuk ka gjetur kaq armiq njëherësh në kohen e tij. Mbledh ca njerëz që ju bashkëlidh vetë nga një ofiq, i mban deri ene 3 të nates dhe pastaj shpall se “Përjashtoi” PD nga PD…
Qesharak deri në dhimbje ! Mire që nuk përjashtoi dhe Teng Hsiao Ping-un pas vdekjes nga Partia Komuniste e Kinës se aq tagër ka dhe të përjashtojë njëri nga PD !
Deputetë të PD, pyeteni veten; kujt i duhet një kryetar dhe ca deputetë të mbyllur në një seli të blinduar që e mbron me gaz e policë Edvin Rama?
Keni menduar të dilni në bazë? Edhe në rrugë do ju vij turp të dilni nëse pranoni të përdoreni nga Basha e Rama. Si do shkoni në zonat tuaja tek demokratët ? Votat e kujt do kërkoni , apo do ju a jap Edvini me policët e tij?
Po në Parlament si do e bëni opozitën ?! Mendoni pak , kur të duhet të dilni në Parlament e të sulmoni Ramën si opozitarë. E dini si do ju përgjigjet ?
“Mor Lul po ti me këta te tjeret, po me qajë në telefon që të të sillja policinë e krimit e të të shpëtonte nga demokratët…!”
Do pranoni të bëheni më qesharakë se “kërperata” e jenisheri në Parlament (se dhe ata në fakt deputetë të Lulit ishin)?
Nuk po ju them rreshtohuni pas Berishës, po tregohuni dinjitoz në qëndrimet tuaja se jeni deputetë e përfaqësues .
Kërkojini Lulit të pranojë minimalisht të gjykohet me votën e demokratëve, ai dhe kushdo tjetër. Të gjithë ne. Po nuk pranon, sepse ai që paturpësisht deklaron se ka 99,99% të votave të demokratëve, e di shumë mirë që realisht as 5% nuk merr sot brenda PD e ca me pak po u votua ne popull.
A ka nga ju prej atyre që besojnë vërtetë se Berisha paska qenë arsyeja që PD nuk ka fituar në këto vite e tani që u largua Berisha, do fitojë Luli ?!?! As pragun për të hyrë në Parlament nuk e kap.
Atëherë pyeteni veten ju deputetë të PD, pse i duhet të mbaj me policët e Ramës vulën dhe karrigen e “kryetarit” të opozitës? Kujt i shërbën një parti që as pragun për të hyrë në Parlament nuk e kalon po të votohet sot me vulën e Bashës e jo më të mendoj të vijë në pushtet ?
Juve nuk besoj. Demokratëve të thjeshtë jo e jo. Atëherë pse i duhet Bashës?! Gjykojeni vete! Nëse dikush nga ju e ndjen se i detyrohet për futjen në liste, thjeshtë gabon. Sidoqoftë sot jeni deputetë me votën e demokratëve dhe keni përgjegjësi ndaj tyre, po keni dhe një dinjitet tuajin për të ruajtur (kush e ka) .
E nëse ndonjëri mendon se duke treguar “besnikëri” ndaj Bashës do ketë të paktën mirënjohjen e tij (se të ardhme politike as bëhet fjalë) le të gjykojë pak: ky që u tregua mosmirënjohes e shiti Sali Berishën, sa i duhet t'ju shesë juve…?
Unë jam i bindur që secili prej jush, po të gjendej në situatë të tillë, do tregohej më dinjitoz së ish-kryetari .
Pse ai që ka përgjegjësi shumëfishe e hodhi dinjitetin në plehra ? Sigurisht shumë të forta duhet të jenë arsyet ! Po ato janë të tijat e jo të demokratëve.
Ju keni mundësi të zgjidhni së në cilin krah do qëndroni! Do qëndroni në krah të atij që me mercenarë e policë të Ramës dhunoi demokratët duke u pozicionuar përfundimisht në krahun e kundërshtarëve të tyre, apo në krahun e shqiptarëve e demokratëve që ju votuan? Zgjedhja është e juaja! Koha është e shqiptarëve që kerkojnë ndryshim!
*Postim i marrë në Facebook i Edi Palokës, reagim pas vendimit për pezullimin nga funksionet në PD