De Volskrant, në artikullin e saj me titull “BE-ja ndërton gjykatën e Kosovës në Hagë”, shkruan se në Hagë vjen një gjykatë për të gjykuar krimet e rënda të kryera në luftën e Kosovës (1998-99) dhe menjëherë pas saj. “Gjykata përbëhet nga ligjet e Kosovës dhe do të ketë gjyqtarë ndërkombëtarë. Kjo nuk është një gjykatë ndërkombëtare. Gjykimi i ish-luftëtarëve të lirisë është një çështje e ndjeshme në Kosovë. Dëshmitarët gjithashtu mund të ndjehen të kërcënuar. Gjykata krijohet pas kërkesës së Bashkimit Evropian, e cila do t’i mbulon kostot e kësaj gjykate” shkruan De Volskrant, transmeton Republika.info.
Ndërsa, NOS, në artikullin e saj me titull “Haga bëhet me gjykatë të Kosovës”, shkruan se disa kosovarë ende mendojnë se autorët e krimeve janë luftëtarë të lirisë. “Frika jeton se të dyshuarit do të kërcënohet gjatë procesit”, shkruan NOS.
Sipas këtij mediumi holandez, Gjykata e Kosovës do të fillojë këtë vit dhe është e përbërë nga gjykatës ndërkombëtarë, kurse të dënuarit nuk do të kryejnë dënimin në Holandë.
Edhe De Telegraaf shkruan për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, e cila do të vendoset përkohësisht në një ndërtesë të përkohshme dhe pastaj do të vendoset në ish-ndërtesën e organizatës policore evropiane Europol.
Për këtë temë ka shkruar edhe media tjetër holandeze NRC.nl, sipas të cilit gjyqtarët ndërkombëtarë do t’i ndjekin të dyshuarit në bazë të ligjeve të Kosovës.
NRC citon ministrat holandez Bert Koenders dhe Ard van der STEUR, sipas të cilëve Holanda ndjen një "përgjegjësi të veçantë", si mikëpritës të gjykatave dhe tribunaleve penale. /Republika.info/