Gjykata liron Elvis Rroshin, Prokuroria zemërohet me PAMECA-n

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

Kryebashkiaku Rroshi ndodhet prej 4 muajsh në arrest shtëpie.

Rroshi akuzohet për falsifikim të formularëve të vetëdeklarimit.

Elvis Rroshi është zyrtari i parë i akuzuar pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimin.

Avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku tha se klienti i tij mund t’i kthehet detyrës.

“Drejtësia ka nisur të reflektojë,” tha Sollaku.

Ky vendim vjen pak ditë pas një raporti të Misionit të Asistencës së BE në Shqipëri, PAMECA, me kritika të forta ndaj punës së Prokurorisë.

PAMECA thotë se vendimi që dha gjykata fillimisht me “arrest me burg” për Elvis Rroshin nuk kishte një arsyetim serioz se përse u shpall ky verdikt, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive.

Ndërkohë raportohet se përfaqësuesit e PAMECA-s janë thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pak ditë pas publikimit të një raporti në media ku kritikohej puna e prokurorisë.

Burimet thanë se: “Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shprehur se raporti ka dëmtuar hetimin për çështje konkrete”.

“Raporti dëmtoi imazhin tonë dhe është jashtë objektit të punës së misionit”.

Në raportin e PAMECA-s kritikohet edhe puna e Prokurorisë për çështjet e Emiljano Shullazit dhe hetimin për pajisjen përgjuese të Policisë së Shtetit.

Mapo.al
 
Back
Top