Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Shukri Xhelilit për rikthimin në detyrë

Guest2

Antarë i Respektuar
TIRANث- Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë.

Xhelili ankimoi në Kushtetuese rikthimin e tij në detyrë pas shkarkimit me një vendim të menjëhershëm të qeverisë pas publikimit të video-skandalit ku shfaqej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçare, e cila ishte punësuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi nga kryebashkiaku. Ishte vetë e reja që publikoi videon me kryebashkiakun në një dhomë hoteli.

Xhelili u arrestua me 3 akuza dhe ndodhet në masën e arrestit me burg. Më 25 maj ai ankimoi në Kushtetuese vendimin për pushimin e tij nga Këshilli i Ministrave që e shkarkoi për shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës.

(m.k/BalkanWeb)
 
Back
Top