Kresha
A pretty face can never trick me
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar pagesën e 3,5 eurove për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar pagesën e 3,5 eurove për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), të cilët deri më tani qytetarët e vendit duhej të paguanin së bashku me faturat e rrymës elektrike.
"Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 16 tetor 2009, me shumicë votash ka marrë vendim për caktimin e Masës së Përkohshme ndaj zbatimit të nenit 20.1 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, deri në vendosjen meritore të rastit KI. 11/09, Tomë Krasniqi kundër Radio Televizionit të Kosovës dhe të tjerët", ka njoftuar Sekretariati i kësaj gjykate, nëpërmes një komunikate për shtyp.
Vendimi për caktimin e Masës së Përkohshme është marrë pas Seancës Dëgjimore, të mbajtur me 6 tetor 2009, dhe mbledhjes për shqyrtim të gjyqtarëve, të mbajtur me 12 dhe 13 tetor 2009, saktësohet në njoftim.
Sipas këtij vendimi, i rekomandohet Kuvendit të Republikës së Kosovës që ta rishikojë nenin 20.1 të Ligjit mbi RTK-në dhe praktikat e bazuara në të, jo më larg se 1 dhjetor 2009.
Njëkohësisht Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se vendimi meritor për këtë rast do të merret pas datës 1 dhjetor 2009.
Vendimi për caktimin e Masës së Përkohshme bazohet në nenin 116 të Kushtetutës së Kosovës, nenin 27 të Ligjit mbi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe neneve 52 dhe 59 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese. Vendimi është publikuar edhe në uebfaqen e Gjykatës Kushtetuese. /gazeta express/