Gjykata e Tiranës e lë të lirë. S’ka prova për Ilia Bashon

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
48419_9.jpg

TIRANث - Gjykata e Tiranës ka liruar sot Ilia Bashon I akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Bashos. Lirimi I Bashos erdhi pas kërkesës së prokurorisë për rivlerëim të masës së arrestit. Gjykata e Tiranës vlerësoi sot se ndaj të pandehurit Basha nuk ekzistonin provat e mjaftueshme që ta mbanin atë në masën e arrestit më burg dhe vendosi lirimin e tij deri në përfundim të procesit hetimor.
Gjykata dha sot masën detyrim paraqitje. Përfaqësues të akuzës kërkuan rivlerësim të masës së sigurisë pasi sipas tyre nuk u siguruan të gjitha provat e mjaftueshme që të mbanin Ilia Bashon në burg. Nuk u gjendën ekzektorët si dhe arma e krimit u shprehën burime nga organi i prokurorisë
Mesazhet sipas Iilia Bashos nuk dëshmojnë fajësinë e tij krimin ndaj bashkëshortes Eleni, por lidhjen intime me Yllka Shehaj
Ndërkohë sipas prukurorëve në favor të Ilia Bashos është dhe alibia e përdorur prej tij se në momentin e krimit ndaj bashkëshortes Eleni ai ndodhej në tjetër vend.
Basho është prononcuar për Shqiptarja.com pak minuta pas vendimit të dhënë nga Gjykata.
"Jam i pafajshëm. Të gjitha cka janë shkruar për mua janë shpifje", tha ai sot pasdite.

HETIMI
Sipas vendimit të gjykatës, hetimi ka arritur të përcaktojë se 33 vjeçaria Eleni Basho, bashkëshortja e Ilias është qëlluar ditën e 2 shkurtit me dy plumba pistolete nga një person i vetëm. Vendimi I gjyqtarit Altin Shkurti ishte përpiluar në mënyrë të thatë, duke shmangur provat e prokurorisë, por kishte cituar vetëm katër procesverbalë deklarimesh të datës tre, gjashtë dhe 21 shkurtit 2012, që sipas gjykatës përbëjnë prova për lënien në qeli të Ilia Bashos. Në vendimin e lexuar nga gjyqtari Shkurti, thuhej se vendimi për ndalimin e Bashos I nxjerë nga prokuroria është I ligjshëm dhe se të gjitha aktet e administruara deri tani janë marë konform të gjitha dispozitave ligjore.

Shqiptarja
 
Back
Top