Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

Love

βeℓℓe â๓e
Jo çdo veshje e zakonshme, sidomos tani gjatë stinës së verës, është e përshtatshme për gjykatën, andaj Gjykata e Qarkut në Prizren ka vendosur t’i tregojë stafit të saj dhe qytetarëve se çfarë (nuk) mund të vishet në ambientin e punës së gjykatave.

56818_1.jpg


Në hyrje të Gjykatës së Qarkut në Prizren, krahas shenjave parandaluese, siç janë ndalimi i pirjes së duhanit, përdorimi i telefonave mobilë apo ndalimi i mbajtjes së armëve, kësaj liste i është shtuar edhe një ndalesë.

Sigurimi i gjykatës ka marrë urdhër që mos të lejojë qytetarët, por as punonjësit, të hyjnë brenda nëse nuk e respektojnë kodin e veshjes.

Posterë me minifunde dhe pantallona të shkurtër, të cilave iu është bërë një iks, janë vendosur në dyer, pikërisht këto ditë të nxehta verore, kur këto veshje janë më “të zakonshme”.

Administratori i kësaj gjykate, Agron Zylfiu, thotë se kjo ndalesë vlen si për stafin e gjykatës, ashtu edhe për qytetarët që kanë punë në gjykatë. “Kemi pasur raste që edhe punëtoret e gjykatës, nuk kanë pasur kod të veshjes si duhet. Duhet të kemi një kod veshje, duhet ditur se po hyjmë në gjykatë, që është një institucion shumë serioz, e jo të vihet këtu sikurse me dalë në një lokal të thjeshtë”, i tha Zylfiu, Gazetës JnK.

“Kur gjykatësit, prokurorët dhe avokatët, përveç rrobave serioze mbajnë edhe uniformat përkatëse gjatë seancave gjyqësore, pse të tjerët nuk janë në gjendje të paktën të vishen ashtu si duhet dhe ta respektojnë këtë institucion”, ka shtuar ai.

Nga praktikat e së kaluarës, ka pasur raste që palët kanë ardhur me veshje jo të duhura në gjykatë.
Madje, Zylfiu tregon se ka pasur raste që gjykatësit i kanë detyruar palët që të shkojnë të vishen me rroba më serioze, e pastaj të vijnë në gjykim.
Burimi: ballkanweb
 
Titulli: Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

Sa demode kjo Gjykata e Prizrenit, un nuk po shoh me minifunde, vetem b*the perjashta...
 
Titulli: Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

Kjo gazetaria jone lengon rende nga sindromi i mosinformimit apo keqinformimit.

Ne radhe te pare Gjykata e Qarkut ne Prizren nuk mundet te nxjere nje vendim te tille ngase kjo ceshtje eshte percaktuar me rregullore dhe me kodin e etikes dhe miresjelljes. Gjithashtu lidhur me kete ceshtje Gjykata e Qarkut ne Prizren mbikqyret nga Keshilli Gjyqesor i Kosoves si institucion suprem per gjyqesorin qe merr vendime. KGJK-ja ka te nxjerur nje rregullore mbi veshjen e nepusnesit gjyqesore dhe secili nga nepunesit e gjykates kur pranohet ne pune nenshkruan se e ka lexuar dhe kuptuar kodin e miresjelljes dhe veshjes. Moszbatueshmeria sjelle pasoja.

Gjithashtu ne institucionet gjyqesore nuk lejohet futja e paleve te veshura me veshje shume te shkurtra. Kjo nuk behet vetem per minifundet dhe femrat por edhe per meshkujt.

Por, ne rastet e vecanta kjo lejohet, kur eshte nen percjelljen apo pala e arrestuar nga personi zyrtar (policia) kryesisht te rastet e Kundervajtjeve.
 
Pe: Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

spo shof naigjo anormale tek ky vendim...
Nuk perdoret (sipas asajt times) veshje e tille ne bank e jo mo ne gjykat...

Un vetem me te shkurtra rri (minifunde skam) por kur iki ne leksion, kur iki ne bank, kur iki me nai zyr jam gjithmon me jeans te gjata dhe te lehta qe nuk mbajn vap...

jo po ik npun me gjoksin perjashta, tualeti sikur po bon sfilad mode, takat 15 cm dhe shalet komplet perjashta .-.
 
Titulli: Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

Besoj se sduhet te ta thote gjykata kete gje, duhet ta mendoj vet personi qe ne disa vende duhet te vishesh mire. Kur je me shoqerin bej cte duash po deshe dhe zhvishu fare por kur vete ne keto gjerat formale duhet te vishet cik me karar robi jo keshtu fare!
 
Titulli: Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

Sa keq i shkruajne lajmet..ne fillim duke lexuar titullin mendova se eshte ndaluar minifundi per te gjithe qytetin e Prizrenit. Lol

Megjithate nuk mendoj se edhe perpara shkrimit te ketij lajmi ,ndonje gjykates apo avokat te kete shkuar me minfund ne gjykate se te gjithe e kane nje kod etike te cilin duhet ta respektojne
 
Titulli: Gjykata e Prizrenit ndalon minifundet!

Eshte e tepert bre nga ana e nje vajze te veshet ne ate menyre me minifund ! Qka deshirojn vajzat me kete veshje ? Juve femrat nese ndodhe diqka qe sfunksionon me ligjet e natyres . Mos harroni juve jeni ne rend te pare qe fajsoheni nga te tjeret .
Po te jete nga ana e nje femre te edukuar , nje problem i tille eshte edhe me keq . Per medimin tim nje vazje qe ka veshje provokuese , si ne shtepi si ne institucione te ndryshme , si ne plazhe eshte e pandershme . Dhe ajo ka nevoj per keshila nga te tjeret , qe te kuptoi gjendjen ne te cilen eshte zhytur !
E se mendoi qe motrat tona jane te pandershme me veshjen te cilen e veshin . Keshtu qe te keni keni kujdes , ne veshjet e juaja oj motra . Se veshja jone tregon personalitein tone , fene tone e nderin tone .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top