Gjykata e Kolmarit në Francë liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Gjykata e Kolmarit në Francë liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UاK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj, mbahej në Francë në liri me kusht që prej janarit, kur u arrestua mbi bazën e një fletë-arresti serb.

Gjykata e Kolmarit ishte rrethuar me forca të shumta policore dhe seanca u mbajt nën masa të larta sigurie.

“Vendimi i Gjykatës së Kolmarit, që zoti Haradinaj të kthehet në Kosovë, është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën. Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë اlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”, shkroi Hashim Thaçi në Facebook.

/ Top Channel
 

Attachments

  • 1493276869haradinaj.jpg
    1493276869haradinaj.jpg
    30.3 KB · Shikime: 2
Shyqyr,spo i hiqen qafe gjakpirsit Serb.
Dhe neveritsja eshte se si dhe pas kaq dekadash ,fuksionin boshti i luftes se dyte botrore ne heshtje.
Rusi-franc-serbi-greqi.
 
Partia Demokratike ne Shqiperi dhe Ramush Haradinaj ne Kosove do te realizojne endrren e bashkimit kombetar.

Urime!
 
Partia Demokratike ne Shqiperi dhe Ramush Haradinaj ne Kosove do te realizojne endrren e bashkimit kombetar.

Urime!

Bashkimit te kujt? Nuk eshte dita e shakave sot :viol:
 
Back
Top