Gjykata: Burg përjetë për Aldo Hoxhën

cent

...Lontano
Gjykata Penale e Tiranës shpalli fajtor 21-vjeçarin Aldo Hoxha dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Fatbardha Tafës, e cila u qëllua për vdekje sipas gjykates pergjate nje grabitjeje ne bashkepunim per t'i vjedhur asaj nje varese floriri.
6pvipw.jpg
Në kete menyre, Gjykata pranoi qendrimin e organit te hetimit, i cili ne dy seanca te meparshme kerkoi denimin e perjetshem per te riun, ne kundershtim me qendrimin e mbrojtjes qe kembengul se i riu eshte i pafajshem dhe nuk ka lidhje me kete ngjarje.

Avokati e krahasoi me rastin e Aldo Hoxhes me rastin Simpson ne Teksas, per nje person te akuzuar per nje vrasje dhe pas kerkeses se mbrojtesve, ky peson u shpall i pafajshem pasi u ekspertua doreza e perdorur ne krim. "Te njejten gje kerkojme edhe ne, - tha avokati Saimir Visha,- te ekspertohet kapela per te cilen Prokuroria thote se ka gjetur nje fije floku".

Menjehere pasi Gjykata e Shkalles se Pare dha denimin e perjetshem, avokati tha se ky nuk eshte gjykim, por paragjykim e per kete do t'i drejtohet menjehere Apelit.

Ndërkohë prokurori i çështjes Indrit Bimi u mor në mbrojtje nga policia, pasi u kërcënua në sallen e gjyqit nga familjarë të të pandehurit.
/Top Channel
 
Titulli: Gjykata: Burg përjetë për Aldo Hoxhën

Do ishte gjynah i madh nese ky djal do ishte i pafajshem... Gjyqtaret jan mesuar me verdikte miliarderesh,nuk din te dallojn pafajsine apo autorsine!
Ma merr mendja do e dergojn ne Strazburg familjaret e tij,sepse kan 1 vit qe pretendojn pafajsine duke u bazuar ne disa prova qe s'kan ndryshuar pretencen.
 
Back
Top