Gjurmë!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P

Fjala gjurmë ka shumë kuptime, nga ajo më e thjeshta që është masë gjatësie sa shputa e këmbës e deri tek ajo më e ndërlikuara që është ndikimi ynë ne rrjedhat e kohës. Unë fushë veprimtarinë e njerëzve e kuptoj si gjurmë dhe ketë e ndaj në dy mënyra.

1.Njerëzit, jeta e të cilëve përbehet nga dy statistika ( data e lindjes dhe e
vdekjes). Pra, ata të cilët nuk lanë gjurmë.
2.Njerëzit të cilët lanë gjurmë ( dikush më të rëndësishme e dikush ca më pak të
rëndësishme)

اfarë mendoni ju për gjurmët? Si i kuptoni ju ato? اfarë rëndësie kanë për ju? اfarë ndikimi kanë gjurmët tuaja ne rrethin ku ju jetoni dhe veproni? Sa janë te rëndësishme ato? Keni lënë ndonjë gjurmë? A mendoni se nga ju në fund do mbetet një gjurmë apo do përfundoni me dy statistika?


Diskutim të këndshëm :welcome:
 
Titulli: Gjurmë!

hmmm ma merr mendja qe nuk e ke fjalen per gjurme personle..dmth gjurme qe psh len dikush ne jeten e dikutje..ne jeten time ka shume gjurme qe kane lene disa njerez..dhe ato gjurme me kane shty pak a shume te behem ajo qe sot jam...edhe ka njerez tek te cilet kam arrite vete une te lej gjurme..
e di qe nuk do jem nje nder ata qe kane per te mbetur me dy statistika..per shoqerine tone ndoshta edhe po,edhe pse kam kohe akoma per te bere dicka te paharrueshme..por ne pergjithsi jo..:)

nuk kam arrite kush e di ca por gjurme kam lene..;)

e sa per gjurme qe me rrethojne dhe ndikojne ne jeten time kuptohet qe ka plote dhe me shoqerojne gjate gjithe kohes...jane njerez qe ndoshta nuk i njof mire ose hic,por thjeshte nga tregimet dhe historia e tyre me kane bere dhe do me bejne pershtypje gjithmone!
 
Titulli: Gjurmë!

Personalisht jam i persekutuar nga ideja ime per te lene ne cdo menyre gjurme.

Ndoshta minimalisht me nje botim artistik apo filozofik.

Refuzoj te jem thjesht nje kalimtar, qe askush nuk e vuri re te kaloje...
 
Titulli: Gjurmë!

Po i jap një shtytje temës me një poezi:


GJURMث

Unë nuk jam më
Më mori me vete uragani i vdekjës
Që parapriu agun e lirisë
Por gjurma ime, mbeti
Ajo është mes jush, kudo
Në ajrin që thithni
Në freskinë qe freskon plagët tuaja
Në jetën tuaj.....rrugë
Në gjumin tuaj.....roje
Dhe nëse më harroni
S’do ju mallkoj
Por do mbetem prapë gjurmë
Sfidë e rëndë në jetën tuaj


kitrra 123
 
Titulli: Gjurmë!

Ka gjurme e gjurme.. nga ato te mirat dhe nga ato te keqiat. Po te marrim anen pozitive, rendesi ka qe ngelet nje gjurme, sido qe te jete ajo. Te marrim anen negative, disa gjurme do ishte mire te zhdukeshin krejt, po ja qe s'eshte e mundur.
Tani, per sa me perket, mendoj se dy gjurme te vogla i kam lene ne kete jete.. per momentin :D. Nuk di c'te ardhme do kene keto dy gjurme, por per momentin e rendesishme eshte qe ekzistojne... edhe kjo nje lloj arritje eshte! Me pas aty dy gjurme do lene te tjera gjurme, e ne nje fare menyre do ndjej nje lloj pergjegjesie sido qe te shkojne punet.. :D
Nuk kam mbaruar se shpresuari ama qe do largohem nga kjo jete e plotesuar dhe e kenaqur nga vetja. Kam shume ne plan per te bere!
 
Titulli: Gjurmë!

A do te pranoni te jeni thjesht nje kalimtar, qe askush nuk e vuri re te kaloje? Cilat eshte gjurma juaj me e rendesishme qe keni lene deri me sot? :gjujpeshk:
 
Titulli: Gjurmë!

Kam lene shume gjurme, saqe nuk i mbaj mend. Gjurme le cdo dite, cdo moment kur zgjohem, flas, mendoj, hamendesoj apo edhe kur lutem.
Kuptimit "gjurme" ne kete teme me duket se i eshte vene sinomimi 'arritje' ! Nese do flisnim per arritjet, s'kam arritur asgje... ndersa gjurme kam lene shume, jam perpjekur.
 
Titulli: Gjurmë!

Keni lene ndonje gjurme ne kete jete e cila besoni se nuk do harrohet lehte nga te tjeret? :syze:
 
Pe: Gjurmë!

besoj qe nee kete moshe qe jam kam lene shume gjurme
 
Titulli: Gjurmë!

Tani lidhur me gjurmet ai Dritero kishte Driteruar diq te bukur qe ma dhuroi per ditelindje nje mike:

Cdo gje ngarkohet-shkarkohet ne jete,
Ngarkohet-shkarkohet toka e madhe
Mbushet qielli nga rete e shkarkohet nga rete,
Mbushen pemet me flete e shkarkohen ne vjeshte.

Ngarkohen me bore malet e larta
E bora shkrihet ne vere,
Ngarkohet ajri me tym e me vape
E vapa shkarkohet ne dimer prape.

Ngarkohen lumenjte me uje nga shirat,
Lumenjte zbrazen ne motin e thate,
Ngarkohen arat me grure e vijne shirat
Dhe zbrazen e mbeten te lira.

E prape ngarkohen te gjitha, te gjitha,
Te gjitha c'jane mbi toke
Shkarkohen me gaz, me dhimbje e britma,
nga rrapi i madh e deri te hithra.

Ngarkohet njeriu me dhimbjen e rralle,
Nga dhimbja e rralle shkarkohet
Por ndryshe cdo gjeje, mundohet, mundohet
Por ndryshe cdo gjeje shkarkohet ngadale
Dhe mbeten rrudhat e thella ne balle.
 
Titulli: Gjurmë!

Gjurme ne hapat e nje hapsire diskrete te qete dhe te pafajshme..
Gjurmi ne nje enderr dimri qe pret pranveren..
Gjurme ne nje rrug te kalldramt te shtruar me gjethe vjeshte...
Gjurme ne reren e nje bregdeti te virgjer qe perqafon shkumzime valesh ne nje prendim dielli..
Gjurme ne nje kafe ne cepin e lagjes,,ku dy pleq pershendeten me rrudhat e tyre te kohes ,demostrojn se si koha len gjurme..
Gjurme ne nje stacion trenash kohe,ku kryczimet e shikimeve perplasen dhe shkruhen ne nje kontak vizual sekonde per tu fshire nga gjurmet e kohe fill pastaj..
Gjurme neper stinet e mendimeve njerzore...
Gjurme levrimesh neper cdo hap fizik dhe psikollogjik drejt qendrave te mendimeve njerzore...
Gjurme qe ne i hedhin koha e copezon,,,
Gjurme qe ne i krijojme koha i fshin dhe si meshiron...
Gjurme te lena e ti rithena..
Ne kerkim gjurmesh...vrapoj..
Pastaj u ktheva ne integrale kujtimesh kohore dhe pash gjurme pa fund..i shijova ne vetmin e mendimit dhe kohen e preceptimit..
Gjurme do kem aq sa une te jetoj,,,
Pastaj..pastaj..as qe dua t"ia di ne dikush do i kujtoj...
Apo dikush ne dizenion e tyre me malle do imitoj...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top