Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Gjumi i rehatshem.

Më së keqi flihet në dhomë ngjyrë vjollce, më së miri në ato të kaltra dhe të verdha

Ngjyra vjollce stimulon së tepërmi punën e trurit dhe mund të shkaktojë ankthe, ndërkaq ngjyra e kaltër, e verdha dhe e gjelbra ndikojnë në mënyrë qetësuese. Ngjyrat, që ndikojnë në gjumë, ndikojnë po ashtu edhe në sjellje.

Gjumë më cilësor ofron dhoma e gjumit me ngjyrë të kaltër,- afro shtatë orë e 52 minuta, ka konstatuar studimi i zinxhirëve të hoteleve britanike “Travelodge”, i realizuar në 2.000 shtëpi. E kaltra ndikon në mënyrë qetësuese, ndërkaq ngjyra vjollce duhet të shmanget për shkak se stimulon së tepërmi trurin dhe e largon gjumin. Pra, njerëzit në dhomat e gjumit ngjyrë vjollce flenë gjumë mezi pesë orë e 56 minuta.

Pos në cilësinë e gjumit, ngjyrat ndikojnë edhe në sferat e tjera të jetës. Prandaj, më së shumti se.ks bëjnë çiftet në dhomat ngjyrë karameleje, më së paku në ato me ngjyrë të kuqe. Ja cilat janë përfundimet:

1. Njerëzit të cilët kanë dhomë gjumi të kaltër flenë 7 orë e 52 minuta, më shumë se të gjithë të tjerët të pyetur gjatë studimit. Thuhet se e kaltra lidhet me ndjenjën e qetësisë – uji, qielli i kaltër, etj. – kjo ngjyrë na çlodh para se të flemë. Në fakt, thuhet gjithashtu se e kaltra ul tensionin dhe rrahjet e zemrës, për një gjumë më të më mirë.

2. Disa tonalitete të së verdhës qëndrojnë në vendin e dytë: mesatarisht 7 orë dhe 40 minuta për natë. Të verdhat e ngrohta çlodhin trupin duke stimuluar qetësinë e sistemit nervor.

3. Njerëzit që kanë dhomën në ngjyrë argjendi flenë mesatarisht 7 ore e 33 minuta. 21% e të intervistuarve kanë thënë se zgjohen të motivuar.

4. E gjelbra, gjithashtu, krijon ndjenjën e qetësisë. Njerëzit që kanë dhomë të gjelbër flenë 7 orë 30 minuta për natë. 22% e tyre thonë se zgjohen me ndjenjë pozitiviteti.

5. Njerëzit që kanë dhomën në ngjyrë portokalli flenë mesatarisht 7 orë e 28 minuta. Atmosfera e ngrohtë që krijohet nga kjo ngjyrë mund të ndikojë shumë mirë në tretje, veçanërisht nëse keni ngrënë vonë vaktin e darkës. Kjo ngjyrë gjithashtu thuhet se çlodh muskujt dhe të përgjumë më shpejt.

6. Njerëzit me dekor gri në dhomën e gjumit flenë mesatarisht 6 orë e 12 minuta. Grija dhe kafja mund të jenë ngjyra të trishta, veçanërisht në dhomën e gjumit, duke i bërë njerëzit të ndihen të izoluar emocionalisht.

7. Dhomat ngjyrë vjollce kanë treguar se janë ato në të cilat flihet më pak, me një mesatare 5 orë 56 minuta. Edhe pse është një ngjyrë shumë elegante dhe artistike, është e vështirë që pas një dite të lodhshme kjo ngjyrë të të qetësojë.

Shumë interesant është fakti që çiftet me dhomën ngjyrë karamele bëjnë se.ks 3 herë në javë. Në dhomat e kuqe nuk ka shumë magji, ku çiftet bëjnë se.ks vetëm një herë në javë.

/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back