Gjumi i fëmijëve

ida angel

:)
V.I.P
Gjumi i fëmijëve

Dikur nje shok, me tre femijë të vegjël, që e takoja çdo ditë tek stacioni i autobuzit, dhe përditë të lodhur, me humor pak të keq e me sytë të fryra ma ktheu me pyetje, pyetjen që i bëra se si shkonte e si ishin fëmijët…

9262754.jpg


"Fëmija që kemi tani është i treti në rradhë dhe me të po vuajmë shumë. Me të parin kemi qënë shumë të lumtur sepse ai flinte dhe ngrihej në të njejtën orë çdo ditë. Edhe nëse ngrihej ndonjëherë natën pinte pak dhe e zinte gjumi menjëherë. Me fëmijën e dytë patëm pak probleme sepse ai flinte shpejt por edhe ngrihej herët. Gjithsesi ndiheshim mirë. Ky i treti na ka vënë në vështirësi të mëdha sepse fle shumë vonë, nuk bën gjumë të qetë e të plotë gjatë natës dhe pasi na torturon mirë e mirë, fle në mëngjes kur ne duhet të fillojmë aktivitetin e ditës së re, pa u ngopur asnjë natë me gjumë. Pastaj pyeti: Pse ndryshojnë fëmijët tanë në mënyrën e të fjeturit? Si mund ta ndihmojmë për të mos u zgjuar natën? Për sa gjumë ka nevojë fëmija?"

***

Gjumi është një fenomen apo proçes sa i mistershëm aq edhe i rëndësishëm për njeriun dhe gjithë botën e gjallë; sa çlodhës aq edhe gjysëmvdekje. Pothuajse 1/3 e tërë 24-orëshit e po kështu edhe të tërë jetës, ne e kalojmë në gjumë, në këtë gjendje gjysëm vdekjeje siç e krahasojnë njerëzit por edhe shkencëtarët. Por, që kurrë nuk është kohë e vdekur apo e humbur sepse, vetëm gjatë gjumit ne jemi në gjendje të rigjenerojmë forcat tona fizike, mendore dhe shpirtërore. Një njeri pa gjumë duket i lodhur, pa vëmendjedhe pa humor. Një njeri që ka fjetur mirë duket i gjallë, aktiv e plot humor. E njejta gjë ndodh edhe me foshnjet.

Studimet rreth gjumit kanë treguar se ai ka dy faza: - Fazën e parë, gjumin sipërfaqësor, ku vihet re një frymëmarrje e pa rregullt, dhe lëvizje të shpejta të kokërdhokëve të syve brënda kapakëve të tyre. Për hir të këtyre lëvizjeve ky lloj gjumi quhet REM, që formohet nga bashkimi i gërmave të paratë fjalëvë angleze Rapid Eye Movement.

- Fazën e dytë, gjumin e thellë, apo jo-REM, në të cilin nuk lëviz asnjë muskul pra, nuk kemi as lëvizje të syve. Frymëmarrja është e rregullt dhe veprimtaria e të gjithë organizmit e të organeve të tij është krejtësisht minimale. P.sh. zemra punon më ngadalë, veshkat prodhojnë më pak urinë, madje edhe vetë truri bën pushimin e tij të domosdoshëm sepse edhe ai ka nevojë për "gjumë". Këto dy faza të gjumit janë po kështu edhe tek të porsalindurit dhe foshnjet, por, jo aqtë qarta se tek më të rriturit.

Të gjitha funksionet e organizmit dhe të organeve të tij, ashtu si edhe në të gjithë botën e gjallë, edhe atë bimore, kryhen sipas një ritmi biologjik në varësi të të qënit ditë apo natë. Ky lloj ritmi, tek gjumi, përbëhet nga zëvendësimi i dy fazave të gjumit me atë të qënit zgjuar dhe anasjelltas, në mënyrë ritmike. Këto ritme quhen ciklet e gjumit ose ritmet cirkadiane të tij. Në fazën e gjumit sipërfaqësor apo dremitjes jemi në një gjendje as gjumë as zgjuar, mund të ëndërrojmë dhe shpesh dridhemi apo trembemi se na duket se po biem në humnerë apo nga tarraca e shtëpisë. Këto trembje nuk na ngrenë nga shtrati dhe nuk na sjellin ndonjë shqetësim sepse, shumë shpejt vjen gjumi thellë gjatë të cilit nuk dëgjojmë e nuk ndiejmë asgjë.

Dallimi i këtyre dy fazave, do të vlente më shumë për ju prindër qëmerrni pjesë në vënien e fëmijës në gjumë, do t'ju ndihmonte të largoheshit tamam kur të ketë filluar faza e gjumit të thellë, që ai të mos ju kthejë përsëri. Pas gjumit të thellë, para zgjimit, ne rikthehemi përsëri për rreth 20 minuta në gjumin sipërfaqësor gjatë të cilit shohim ëndrrat. Pas kësaj faze zgjohemi. Zgjimi zgjat pak minuta dhe ato përgjithësisht nuk mbahen mend kur ngrihemi përfundimisht në mëngjes. Ritmet gjumë-zgjim janë prezente edhe tek të porsalindurit dhe foshnjet. Tek foshnjat një cikël gjumi zgjat 50 minuta, tek të rriturit 90-120 minuta.

***

Edhe fëmijët, sikurse edhe tek të rriturit, nga mënyra e të fjeturit klasifikohen në 3 forma: Gjumi i fëmijëve të ekuilibruar: Flenë dhe zgjohen në të njejtin orar dhe janë një dhuratë e çmuar për prindërit. Gjumi i fëmijëve të mëngjesit: Të cilët flenë shpejt "E zë gjumi duke ngrënë darkë" dhe ngrihen herët në mëngjes. Gjumi i fëmijëve të natës: Apo "Gjumashët", të cilët flenë shumë vonë, bëjnë një gjumë të çrregullt dhe ngrihen shumë vonë në mëngjes. Besoj se kuptohet nga të gjithë, përgjigjia e pyetjes, pse fëmijë të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme të të fjeturit.

Kohëzgjatja e gjumit, varet nga mosha për të cilën flasim në momentin e dhënë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, varet edhe nga një fëmijë tek tjetri, brenda të njejtës moshë, P.sh: Të porsalindurit kanë nevojë për 14-20 orë gjumë. Të rriturit mesatarisht kanë nevojë për 7-9 orë gjumë. Për gjumin e fëmijëve duhet kujdes nga ana e prindërve pasi edhe në këtë proçes çdo e fjetur tej masës së domosdoshme mund të sjellë pasoja të pakëndshme e jo të mira aq sa edhe pagjumësia. Pra edhe këtu duhet gjetur masa e duhur. Por për sa gjumë ka nevojë fëmija? A mund të ndikojnë prindërit në gjumin e fëmijëve të tyre dhe si? Prindërit mund të ndikojnë, por, faktori kryesor është vetë fëmija dhe karakteri i tij. Shumica e fëmijëve si për ushqim ashtu edhe për gjumin arrijnë të krijojnë vetë një regjim të rregullt kohor të të ngrënit apo të fjeturit. Disa të tjerënuk e arrijnë një gjë të tillë edhe kur e kanë mbushur vitin e madje edhe më tej. Tek këta fëmijë del në plan të parë puna e prindërve që ti ndihmojnë në krijimin e regjimit të rregullt ditor. Me forcë do të theksoja: Ju prindër, për asnjë arsye, nuk duhet ti lejoni vetes që të bëheni shkaku i thyerjes së regjimit ditor të fëmijëve, kjo do të ishte ndihma juaj më e madhe.

Si të luftojmëme zgjimin e përhershëm natën. Kjo mund të kthehet në një torturë të vërtet: veç përpjekjeve për të krijuar një regjim ditor sa më të rregullt do të vlente edhe ndihma reciproke e prindërve mes njëri tjetrit. Gjumë me turne. Një pjesë të natës të flejë babai enjë pjesë tjetër nëna. Gjumë me ditë të veçanta. P.sh. një natë njëri e një natë tjetri. Katër gjëra nuk duhen bërë: Të mos i lini fëmijët të qajnë per kohë të gjatë natën! S'ka asnjë teori apo praktikë që të vërtetojë se kjo gjë e mësonë fëmijën të flejë vetë. Të mos i japim ushqim jashtë rradhe fëmijës para gjumit, me idenë se ngopet më mirë dhe fle gjithë natën! Mos harroni! edhe stomaku ka nevojë për pushim e duhet të flejë. Mos e merrni fëmijën, në shtrat, për të fjetur me ju! Mos mendoni! Mos tentoni! Mos u jepni fëmijëve barna gjumësjellës! Sepse mundet që të dëmtojë zhvillimin psikomotor të tyre.Mjeksi.publiku.com
 
Pe: Gjumi i fëmijëve

se di kte cpergjigje te jap se dhe tre mbesat qe kam si kam par kur kan qen te vegjelm fare plus qe as vet skam fmij por kam shum deshir a kem nje femi ta shof duke fjet gjum
 
Pe: Gjumi i fëmijëve

Femijet sa jane bebe, flene pothuajse tere kohen..se ashu riten..
Ama kur fillojne te hecin e te lozin, asnjeri sdo me gjume...se i duket me e rendesishme loja ( gje qe eshte e vertet:P)
Pastaj duke avancuar ne mosh, do doje te flije gjume pa asnje ndalese...ama gjynaf qe se ke me ate kohe te lire
(nga nje gjumelover)
 
Back
Top