Gjuha shqipe- e varfer apo jo?

Titulli: Gjuha shqipe- e varfer apo jo?

Shume thone qe eshte e varfer, por nuk ma merre mendja. Po te analizojme vetem disa fjal del qe brenda tyra ka shume fjale te tjera qe jane lidhur bashk dhe japim nje kuptim tjeter, nuk e di nese kjo egzistone edhe ne gjuhet e tjera, kush ka me shume informacion te na e thote, une po lexoja nje dite dhe vura re keto SHIKOJENI nje here.

"shkojnë"
"shko-shkoj-koj-shkojne-kojnë-në"

"përbashkëta"
"për-përbashk-ba-bash-ash-kë-ta"

"Megjithatë"
"me-egjitha-gji-jithate-itha-tha-ate-te"

"fillim"
"fill-filli-ill-im"

"gjenealogjia"
"gji-gjen-gjene-jen-ne-enea-alo"

"prejardhjeje"
"pre-prej-reja-eja-ja-ardh-ardhje-je"

"Pikëpamje"
"pi-pik-ikë-kë-pikë-pa-pam-pamje-mje-je"

"grindjet"
"gri-grin-ri-rin-ind-djet"

Keto jane vetem disa fjal qe gjeta, por nuk e kisha pare ndonje here shqipen nga ky kendeveshtrim... ka dhe shume te tjera por skam kohe...
 
Titulli: Gjuha shqipe- e varfer apo jo?

pra disa fjale kane brenda shume fjale te tjera qe kur i mbledh bashk, prap bejne nje fjal.
 
Pe: Gjuha shqipe- e varfer apo jo?

Gjuha shqipe në 34 vjet ka shtuar 40 mijë fjalë të reja, që janë botuar së fundmi
në Fjalorin e dytë drejtshkrimor të gjuhës shqipe. Fjalori i ri Drejtshkrimor është puna 3-vjeçare
e dy studiuesve të njohur, Ali Dhrima dhe Rami Memushaj. Fjalori i parë Drejtshkrimor i
Gjuhës Shqipe u botua në vitin 1976 dhe përmban rreth 38 mijë fjalë, ndërsa fjalori i dytë që
vjen pas kaq vitesh përmban gjithsej 75 mijë fjalë, nga të cilat 40 mijë fjalë janë të reja. Sipas
njërit prej hartuesve të fjalorit, Rami Memushaj, ky fjalor i ri është një libër që duhet të ndodhet
në tryezën e atij që shkruan. “40 vjet mbas Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972)
dhe 34 vjet pas hartimit të të parit Fjalor Drejtshkrimor të shqipes (1976), nevoja e hartimit
të një fjalori të ri drejtshkrimor erdhi duke u bërë gjithnjë e më e domosdoshme. Ky botim
pasqyron se çfarë është arritur në njësimin e normës së gjuhës shqipe që nga viti 1972 e deri
në vitet tona në fushën e fonetikës, gramatikës dhe drejtshkrimit". Dy autorët e fjalorit kanë
punuar rreth tre vjet e gjysmë për hartimin e tij, pasi, sipas Memushajt, pasqyrimi i leksikut të
shqipes në fjalorët normalë është i pamjaftueshëm. Fjalori pasqyron në mënyrë sa më të plotë
atë pasurim dhe shpërthim të gjuhës shqipe në të gjitha stilet, gjinitë, sidomos në këto 20 vitet
e fundit, që është arritur falë punës së lëvruesve të shqipes dhe të përkthyesve. “Edhe gjuha
jonë të shkruhet nga të gjithë ne mundësisht sa më njësoj. Fjalori nuk është ezaurues, që të
ketë të gjitha format e një fjale. Atë e bëjnë vepra të tjera. Ne kemi atë fjalë që kemi menduar
se kjo duhet përdorur" - tha studiuesi Ali Dhrima. Studiues të gjuhës e cilësuan fjalorin si të
nevojshëm në të gjitha fushat, por, sipas tyre, shumë fjalë dhe fraza të reja që janë përfshirë
në të duhet të marrin më parë miratimin e standardit zyrtar. Për akademikun Mehmet اeliku kjo
vepër mund të botohej pasi të ripunohej drejtshkrimi dhe të bëheshin disa ndryshime për ta
përmirësuar atë.” Ky fjalor po botohet në kohën kur ka kërkesa për rishikimin e normës letrare
nga shumë ekspert të gjuhës, madje për këtë u mbajt dhe një takim mbarëkombëtar i gjuhës
në qytetin e Durrësit, i cili doli në konkluzionin se ka ardhur tashmë koha që të rishikohet standardi
i gjuhës. Në një moment që akademikët dhe gjuhëtarët janë ndarë në dy kampe përsa i përket
standardit të gjuhës, dy gjuhëtarët, Dhrima dhe Memushaj, punonin për të nxjerrë në dritë 40 mijë
fjalë të reja në Fjalorin e dytë Drejtshkrimor të gjuhës shqipe, që në total përmban rreth 75 mijë
fjalë. Fjalori është një vepër prej 925 faqesh dhe do të sjellë në duart e lexuesve rreth 75 mijë fjalë.
Studiues të ndryshëm e kanë vlerësuar punën e dy autorëve. Pas Kongresit të Drejtshkrimit (1972),
janë botuar një sërë veprash të rëndësishme, të gjuhës standarde, si: “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”
(1973), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare” (1980),
“Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Gramatika e gjuhës së sotme shqipe e Morfologjia” (1995),
“Sintaksa” (1997)… dhe “Fjalori i Gjuhës shqipe” (2008) i Mehmet Elezit.

Burimi:
Shqipja me 40 mijë fjalë të reja në 34 vjet - Lajme, Kulture - ikub.al

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top