Gjuha e ekonomise

Jeta

Anëtar i Respektuar
GJUHA E EKONOMISE
Si qe eshte ne disiplinat e tjera shkencore, terminologjia dhe gjuha qe perdoret ne ekonomi, shpeshhere eshte e pakuptueshme per studentet qe sapo fillojne te studiojne ekonomin. Per ti kuptuar me mire keto e qe ne ardhmen te mos keni probleme, ne vazhdim do te jepen disa definicione me te rendesishem:

INPUTET – jane te mirat dhe sherbimet qe shfrytezohen nga ana e firmave ne procesin e prodhimit, me qellim qe te prodhohen outpute.

OUTPUTET – jane te mirat dhe sherbimet e ndryshme por qe jane te dobishme dhe qe perdoren per konsumin final ose qe shpenzohen per prodhimin e metejshmem si repromaterial.

PRODHIMI – eshte proces I transformimit te resurseve ne te mire ose sherbime te dobishme.

PRODHUES – eshte cdo individ, ose grup I individeve, qe bejen transformimin e resurseve ne outpute te perdorshme dhe te dobishme per shoqerin.

PUNA – eshte kuptim me I gjere, qe perfshine aftesite e ndryshme fizike dhe mendore (intelektuale) te njeriut qe mund te perdoren per prodhimin e te mirave dhe sherbimeve.

CMIMI – vleren e dickaje e shprehur ne para, ose sasi e parase e paguar per te.
Ekonomistet e perkufizojne cmimin “ekuiliber” te mallrave dhe te sherbimeve ne nje ekonomi konkurruese tregu si nje nivel ne cilen kerkesa I korenspondon ofertes.

PASURI – kapitali, parate, zoterimet, pronsite ose gjdo gje tjeter qe ka vlere materiale.

DOBI – aftesia e mallrave dhe e sherbimeve per te plotesuar nevojat ose deshirat e individit. Meqense dobia ka te beje me vlersim subjektiv dhe varet nga shijet individuale te konsumatorit,nuk matet me mase standarde.

FITIMI – te ardhurat neto qe grumbullohen nga prodhimi I sukseshem ose nga shitja e mallrave dhe e sherbimeve, d.m.th. E gjithe ajo qe I mbetet ndermarresit pasi te jene bere te gjitha pagesat.

KONSUM – blerje dhe perdorim e mallrave ose I sherbimeve per plotesimin e deshirave individuale ose per prodhimin e mallrave ose te sherbimeve te tjera.

MALLRA – artikuj ose sende me vlere, relativisht te paketa, te prodhuar nga sektoret e ndryshem te industrise, minierave, bujqesise.

SHERBIME – aktivitete ekonomike, si transporti, bankat, sigurimet, telekomunikacioni, argetimet, keshillimet – qe normalisht konsumohen sapo te prodhohen ne dallim nga mallrat ekonomike qe jane me te prekshme.

OFERTE – sasia e nje malli apo sherbimi qe shitesit e vene ne dispozicion per ta shitur me nje cmim te caktuar, ne nje kohe dhe treg te caktuar.
 
KAPITAL – jane te mirat e prodhuara qe mund te shfrytezohen ne forme te inputeve te metetjshme ne prodhimin e te mirave te tjera materiale (rruget, kompjuteri, ndertesat). Vecoria kryesore e te mirave kapitale eshte se ato perdoren per prodhimin e te mirave te tjera.

PRONE - nje aset, pronesia e te cilit krijon te drejten per perfitime materiale aktuale ose te ardhshme te mrojtura me ligj. Termi prone I referohet jo vetem zoterimit te te mirave, si toka, por edhe aseteve me pak te prkshme si proceset e prodhimit, markat tregetare.

NDERMARRESI – nje person qe merr pergjithesine per organizimin, drejtimin dhe riskun ne prodhimin e mallrave dhe te sherbimeve. Ne teori, iniciativa e tij/saj duhet te sjelle fitime nese ashte stabile ose te sjelle humbje nese jo.

NDERMARRESIA – paraqet dhuntine e veqante qe disa njerez kane per te organizuar burimet e tokes, te punes, dhe te kapitalit per te prodhuar te mira materiale, duke kerkuar mundesi te reja biznesi dhe duke zhvilluar menyra te reja te kryerjes te puneve

TOKA – me kategorin “TOKE” nuk mendohet vetem ne siperfaqen e rruzullit toksore, ajo perfshin edhe te gjitha lendet e para qe mund te perfitohen ne natyre. P.sh linjiti, masa drurore, uji.etj e qe quhen resurse natyrore.

RESURSET – jane te mirat e siguruara nga vete natyra ose nga gjeneratat e meparshme, qe perdoren ne menyre te drejtperdrejt ose te terthorte per plotesimin e nevojave te tyre.

FIRMA – eshte subjekt I pavarur ekonomik, qe perdor resurset ekonomike per te prodhuar te mira ekonomike ose sherbime, me qellim qe te njejtat t’I shese ne tregun e caktuar. Efektet e globalizmit kane bere qe kerkesa te rritet, konkurrenca me e ashper se kurre, dhe lufta per mbijetese te firmave nuk ndalon as edhe per nje cast. Vetem firmat mire te organizuara, fleksibile, inovative dhe te pergjegjshme arrijne qe te mbijetoje.

RISK – mundesia per fitime ose humbje, ne vartesi te suksesit ose te deshtimit te nje ndermarrjeje prodhuese, tregetare ose financiare.

VLERA – vlera e brenshme e mallrave dhe e sherbimeve te caktuara, perkatesisht te identifikueshme me sasine e parave me te cilen mund te kembehen ne nje kohe te caktuar.
 
Jeta ekonomike ne globalizem eshte mjafte e nderlikuar. Ajo mund te veshtrohet ne kuader te disa niveleve, si nivelin: mikro, makro, mezo dhe mega ekonomik. Ne literaturen bashkohore ekonomike, perveq ndarjes tradicionale kemi edhe ndarjen e zgjeruar ku perfshihet ekonomia e re (e-ekonomia).

MIKROEKONOMIA – eshte fushe e vecante e shkences ekonomike qe studion sjelljet dhe qendrimet individuale te disa komponenteve te shoqerise qe jane: sektoret prodhues, firmat dhe amviserite. Mikroekonomia, ne parim studion sjelljet dhe qendrimet e subjekteve dhe tregjeve te caktuara. Me nivelin mikroekonomik nenkuptojme analizen e sjelljes dhe funksionimit te subjekteve te vecanta ekonomike sic jane firmat apo kompanite, si dhe analiza e menyres se si ndertohen cmimet dhe pagesat ne nje treg te caktuar.
Mikroekonomia eshte fushe e ekonomise qe merret me sjelljen e njerzve dhe llojshmerit. Meqense ato nderlidhen me njesi relativisht te vogla- nje individ, nje firm, nje industri, nje treg me vete.
-Kriza e viteve `30
 
MAKROEKONOMIA – si fushe e ekonomise, studion funksionimin ekonomise kombetare si nje teresi.
Markroekonomia merret me studimin e asaj se si ne kuader te nje ekonomie kombetetare percaktohet niveli dhe shtimi I prodhimit, studion problemet e inflacionit, papunsise, analizohet se si disa dege zhvillohen me shpejte e disa me ngadale. Poashtu studion se si operohet me madhesit e pergjithshme si qe jane: te ardhurat kombetare, GDP, oferta, kerkesa e teresishme, investimet etj.
Rendesia e makroekonomise, qendron edhe ne faktin so ajo nuk bene vetem pershkrimin e fenomeneve dhe proceseve ekonomike, por ajo njkohsisht edhe I analozon ligjeshmerite dhe ndervarshmerit e tyre. Nga ana tjeter, njohja me fenomenet makroekonomike individeve u ofron mundesin e parashikimit se si do te zhvillohen proceset ekonomike ne te ardhmen, d.m.th. t`I parashokije problemet ekonomike ne te ardhmen.
 
MEZOEKONOMIA – eshte fushe e vecante e shkences ekonomike, e cila studion nivelet e ndermjetme qe gjenden ne mes njesise atomike te mikroekonomike (firmes) dhe tersise makroekonomike. Objekti I stidimit te mezoekonomise, eshte qe te studioje: deget, sektoret, rejonet etj. dhe shpeshehere theksohet se mezoekonomia merret me studimin e veprimit te korporatave multinacionale.

MEGAEKONOMIA – studion fusheveprimin e komplekseve nacionale dhe multinacionale, problemet globale te njerezimit, tregjet financiare nderkombetare, perparsite dhe dobesit e procesit te globalizmit, ndotjen e ambientit jetesor.

EKONOMIA E RE (ekonomia e re) – interesimi per “ekonomine e re” eshte rritur gjate gjysmes se shekullit te XX, kur ekonomia amerikane arriti norma te larta por dhe jo stabile te shtimit ekonomik. Ekonomia e re, e-ekonomia apo si quhet ndryshe ekonomia informative, jane terma per produkte te reja, sherbimet dhe tregjet qe jane te lidhura me perdorimin e kompjutereve, komunikimeve mobile e vecanerisht internetit, e qe I japin shtytje te posacme zhvillimit ekonomik.
 
EKONOMIA POZITIVE DHE NORMATIVE SI QASJE E ANALIZES SE FENOMENEVE EKONOMIKE

Ne jeten e perditshme mund te dallojme, ekonomin pozitive dhe normative.

Ekonomia pozitive pershkruan faktet dhe sjelljet ne ndonje ekonomi kombetare, p.sh. Cilat jane pasojat e varferise ne shoqeri. Ekonomia pozitive jep pergjigje:si p.sh. Cfare sjellje do te kene duhanxhinjte nese tatimi per cigare rritet ose pse ekonomit e ish-vendeve socialiste ishin me pak efikase ne krahasim me ekonomit e shteteve te ekonomise se tregut?, pra ekonomia pozitive nuk merr parasysh vlersimet subjektive. Ekonomia pozitive eshte pershkruese dhe mund te perbehet nga thenia se “papunsia eshte e larte ” ose nga logjike me fjalet se “nese ekonomia ringjallet, papunsia do te zvoglohet”.
Ekonomia pozitive shpjegon proceset ekonomike, fenomenet dhe kategorite e ndryshme ekonomike, si dhe pershkruan varshmerite si dhe pasojat e sjelljeve te agjentve te ndryshmen ekonomik. EP shqyrton raportet qe mund te verifikohen, p.sh.” Nese cimimi I cigares rritet, njerezit do te blejne me pak” ose “nese rritet oferta e parase, niveli I cmimeve do te rritet”.
 
EKONOMIA NORMATIVE – perfshin rregullativen etike dhe qendrimet rreth vlerave te caktuara ekonomike, p.sh. Ekonomia normative pergjigjet ne pyetjet nese te varferve duhet dhene ndihme sociale apo duhet mundesuar qe te punseohen.Ne keto pytje dhe pytje te ketij lloji nuk mund ti jepen pergjegje te sakta, zgjedhjet mund te jene te ndryshme, dhe ne keto raste perdoret etika per qendrimet e caktuara vlersuese ne vend te fakteve. Shume dilema apo probleme te tilla zgjidhen nepermjet vendimeve politike, ne vend te njohurive ekonomike. Ekonomia normative I studion vlersimet-hipotezat, perkatesisht “si do te duhej te jete” nderkaq ekonomia pozitive e vene akcentin “kjo qe eshte”.
Per dallim nga ekonomia pozitive, pergjigjet ne ekonomin normative vertetohen ose deshmohet shume me veshtire. Njohurit e individit nga ekonomia pozitive I mundesojne qe te zvogloje ne mase te theksuar deshprimet.
Ekonomia normative shpjegon se cfare do te duhej ose do te ishte me mire te ndodhte.
 
AKTIVITET EKONOMIKE

Prodhimi – eshte aktivitet ekonomik, njerzit patjeter duhet te prodhojne te mira materiale apo sherbime per t’I plotesuar nevojat e tyre.Ky aktivitet duhet te zhvillohet pa nderprerje, d.m.th. Njerzit duhet te riprodhojne-perserisin prodhimin qe te mund te jetojne.
Procesin e prodhimit mund ta analizojme nga aspekti ekonomik dhe teknik. Ana ekonomike e prodhimit nenkupton qe me efekte sa me te vogla te arrihen rezultate sa me te medha, poashtu perfshin edhe aspektin shoqeror. Ne procesin e prodhimit askush nuk mund te hyje si nje individ I izoluar, po ne mardhenje te caktuara me c’rast cdo prodhues eshte I varur nga lidhjet e shumta shoqerore me individet e tjere.
Problemi I pare I prodhimit ne sferen e prodhimit eshte struktura e prodhimit, perkatesisht CKA te prodhohet, cilat lloje te mallrave dhe sherbimeve dhe CFARE sasie. Problemi I dyte eshte metoda e prodhimit, perkatesisht si te prodhohet ose si te behet konbimnimi I faktoreve te prodhimit (puna,toka,kapitali< nga menyra e kombinimit mvaret edhe efikasiteti I prodhimit. Dhe problemi I trete edhe se per ke te prodhohen keto te mira.
Qellimi I fundit eshte shpenzimi I te mirave, pasi qe te mirat e prodhuara duhet te shperndahen ne mes te antareve te shoqerise edhe perkunder faktit se te gjith nuk kane marre pjese ne procesin e prodhimit.
 
SISTEMET EKONOMIKE

Ekonomia tradicionale – ekonomia e prodhimit natyror, sipas te ciles zgjidhja e problmeve ekonomike bazohej ne baze te traditave sic jane; trashegimia e zejeve, satusi social, etj. Ekonomia tradicionoale eshte sistemi me I vjeter ekonomik ne te cilin prodhohen produkte te njejta dhe kushtet per kembim nuk kane egzistuar, kjo lloj ekonomie ne te shumten e rasteve eshte e mbyllur dhe veteplotsuese..

Ekonomia e tregut – eshte ekonomia e prones private mbi resurset dhe e meshtetur ne mekanizmat e tregut te kerkeses dhe ofertes per zgjedhjen e probleve ekonomike. Marrja e vendimeve edhe e decentralizuar, d.m.th. Individet marrin vendime te pavaruara ekonomike. Ne mekanizmin ideal te tregut, keshtu quhet ekonomia e paster e tregut, perjashtohet mundesia e perzirjes se shtetit neceshtjet ekonomike, kjo nenkupton lirin e plote dhe autonome te forcave te tregut.

Ekonomia komanduese – ne kete sistem ekonomik pjesa me e madhe e firmave gjendet ne pronesi shtetrore. Te gjitha zgjedhjet ne kuader te prodhimit, shperndarjes dhe kembimit te mirave materiale, merren ne menyre te centralizuar, apo “dora e dukshme” e tregut.
 
TIPET – LLOJET E EKONOMISE

Ne kushtet e tanishme, funksionimi I ekonomise se tregut nuk eshte I njellojte neper shtetet e ndryshme. Varresisht nga ajo se si veprojne mekanizmat e tregut dhe se cfare roli luane shteti ne rregullimin e jetes ekonomike dhe ne shtimin dhe zhvillimin ekonomik, vecohen tipe te ndryshme te ekonomise se tregut dhe ate:

Anglosakson
Aziatiko-lindor-japonez
Kontinental (gjerman)
Sistemi anglosakson I ekonomise se tregut mbeshtet besimin gjitheperfshires te efikasitetit te mekanizmave te tregut si dhe ne efektshmerine shume me te larte te subjekteve private ne krahasim me ato shtetrore.

Ne sistemin japonez shteti I eshte dhene roli paresor ne percaktimin e qellimeve te strategjise zhvillimore, dhe se nga shteti pritet qe te beje por dhe qe te jete I afte t’I mobilizoje te gjitha fuqite eknomike per arritjen e qellimeve me pare te parashtruara.

Ne sistemin gjerman, zhvillimi I strategjive nacionale eshte I pakuptimte. Ne kete sistem si ne ate anglosakson, zhvillimi kuptohet si nje proces I hapur dhe evolutiv qe pershpjetohet permes vendimeve makroekonomike.
Me kete rast shtetit I eshte dhene per detyre, qe per ato subjekte ekonomike qe jane per vetveten, te zhvilloje dhe te hartoje rregulla respektivisht te krijoje kornizen ligjore dhe te mbikqyre se si I respektojne rregullat keto subjekte.
 
INPUTET – jane te mirat dhe sherbimet qe shfrytezohen nga ana e firmave ne procesin e prodhimit, me qellim qe te prodhohen outpute.

OUTPUTET – jane te mirat dhe sherbimet e ndryshme por qe jane te dobishme dhe qe perdoren per konsumin final ose qe shpenzohen per prodhimin e metejshmem si repromaterial.

RESURSET – jane te mirat e siguruara nga vete natyra ose nga gjeneratat e meparshme, qe perdoren ne menyre te drejtperdrejt ose te terthorte per plotesimin e nevojave te tyre.

RISK – mundesia per fitime ose humbje, ne vartesi te suksesit ose te deshtimit te nje ndermarrjeje prodhuese, tregetare ose financiare.

E respektuara Jeta,

Pa dashur te nderhyj ne shprehjet ekonomike, mendoj se shume me mire shprehjet e cekura me lart do te tingellonin ne gjuhen shqipe:

INPUTET = TE HYRAT

OUTPUTET = TE DALURAT (DALJET)

RESURSET = PASURIA (REZERVAT)

dhe RISK = RREZIKU

Mendoj se aty ku mundemi do duhet shfrytezuar shprehjet shqip

Psh. Fjalen KAPITAL mund ta perkthejme edhe si PASURI, por do ishte paksa e pakapshme sepse lidhet me fjalen KAPITALIST, por te tjerat qe i theksova, mendoj se tingellojne me mire shqip.

Shpresoj se mirekuptohemi. Te falemnderit
 
Si ti zgjedh tregu tri problemet paresore ekonomike

Cka do te prodhohet. Kjo percaktohet me votat monetare te konsumatoreve (parate), jo ne cdo 2 ose 4 vjet si zgjedhjet parlamentare ose presidenciale, por sipas vendimeve ose zgjidhjeve ditore te pronareve te parave, se cka do te blejne me ato para. Motoja e prodhimit ne ekonomine e tregut eshte maksimizimi I profitit. Ne kete rast firmat jane te interesuara te prodhojne ato produkte qe kane cmim dhe kerkese me te larte. Cmimet e tregut I japin impulse prodhuesve se cka dhe sa te prodhojne.

Si te prodhohet – kjo sfide percaktohet ne baze te konkureneces ndermejet prodhuesve te ndryshmen ne treg. Menyra me e mire per prodhuesit e ndryshmen eshte qe sa me me sukses ta perballojne konkurencen e cmimeve dhe ne anen tjeter te rrisin fitimin e tyre ne shkallen me te larte, duke I zvogluar shpenzimet ne mase me te madhe, duke aplikuar metodat me efikase te prodhimit.

Per ke te prodhohet – kjo percaktohet ne baze te ofertes dhe kerkeses ne treg te faktoreve te prodhues. Tregjet e faktoreve prodhues I percaktojne pagat, rentat e tokes, dividentat, kamatat dhe profitet dhe keto cmime quhen cmimet e faktorve prodhues. Ne shperndarjen e produktit ndikim kane: te ardhurat e popullsise, aftesite e trasheguara,fati, ose nga shkalla e diskriminimit racor ose gjinor.Shoqeria percakton se sa te mira ose sherbime per shtresat e pasura apo te varfra.
 
Parimet e ekonomise "10 parimet e ekonomise" (4+3+3)

1-4 – Si I marrin individet vendimet e tyre (parimet e vendosjes individuale);
5-7 - Si ndikojne individet njeri ne tjetrin (ndervarshmeria e tyre)
8-10 – Si funksionon ekonomia


Parimi 1: Individet gjithehere ndeshen me zhgjedhjen
Shperndarja e kohes se lire;
Shperndarja e buxhetit familjar;
Shperndarja e te ardhurave kombetare per shpenzimet per armatim ose ne te mira konsumuese
Shperndarja e barres tatimore ne qytetar/ndermarrje (linear apo proporcional)

Parimi 2 : Shpenzimi I dickaje eshte heqja dore per te fituar ate (shpenzimi oportun)

Shpenzimi I dickaje eshte vlera e asaj per te cilen heqim dore (abstenojme) ;
Gjate zgjedhjes se alternatives bejme krahasimin e shpenzimit dhe te dobise te cdo alternative ( a eshte dobia e zgjedhjes se nje alternative e vlefshme ndaj shpenzimit te plote oportun) ;
Te regjistrohemi ne fakultet apo jo ;
Te zgjedhimin profesionin x apo y

Blerja e dy te mirave. Sa do te sakrifikojme njesi te mires A, per te rritur kosumin e te mires B per nje njesi.

Parimi 3: Individet racional mendojne per rastet kufitare (margjinale), per dobine dhe shpenzimet margjinale.

A duhet t’I vazhdojme studimet edhe per 1 vit;
A duhet rritur vellimin e prodhimit edhe per nje njesi;
A te blejme edhe 1 njesi te se mires A.

Parimi I 4: Individet reagojne ndaj ndryshimeve dhe stimulimeve.

Ndikimi I ndryshimit te cmimit ne kerkesen ose oferten e nje te mire;
Ndikimi I rritjes se tatimit ne shpenzimet e benzine

Parimi I 5: Tregtia cdo kend mund ta sjelle ne pozite me te mire.

Tregetia I mundeson individeve ose shteteve qe te specializohen per ate qe me se miri mund ta punojne (prodhojen), rrespektivisht ne ato veprimtari ku kane perparesi komparative.

Nese tregetohet edhe me te tjeret, individet mund te blejne me shume te mira dhe sherbime me cmime me te lira.

Ky parim shpjegon edhe arsyen pse kombet tregetojne me njeri tjetrin

Parimi I 6: Tregjet sipas rregullit jane menyra me e mire per te organizuar aktivitetet ekonomike.

Ekonomia e planifikuar – qeverisja e centralizuar dhe ekonomia e tregut – qeverisja e decentralizuar
“Dora e padukshme” – e Adam Smith, Pasuria e Kombeve 1776
Cmimet jane instrument shume I rendesishem permes te cilave dora e padukshme I orientone aktivitetet ekonomike;
Cmimet (qe lirshem formohen ne treg) pasqyrojne edhe vleren e ndonje te mire ose sherbimi per shoqerine, si dhe shpenzimin qe e barte shoqeria per te prodhuar ate te mite ose sherbim;
Ndikimi I tatimit ne alokimin e resurseve;
Ndikimi I cmimeve te kontrolluara ne alokimin e resurseve

Parimi 7: Qeverite nganjehere mund te permisojne rezultatet dhe efektet e tregut.

Tregjet funksionojne vetem nese me ligje ose akte nenligjore mbrohen te drejtat pronsore;
Aftesia e individit ose grupit me te vogel te individeve qe te bejen ndikim te theksuar ne cmimet e tregut;
Ndikimi I veprimit te nje individi ne mireqenjen e individit tjeter;
Shperndarja me e drejte e mireqenjes ekonomike.

Parimi I 8: Standardi jetesor I individeve te nje shteti varet nga aftesia per te prodhuar te mira dhe sherbime.

Standardi jetesor ne nje shtet varet nga shkalla – niveli I produktivitetit te punes;
Produktiviteti – sasia e te mirave dhe sherbimeve te prodhuara per nje ore te kohes se punes.

Parimi 9: Cmimet rriten kur shteti shtyp me shume kartemonedha (para).

Ne rastet kur shteti shtyp me teper kartemonedha, vie deri tek inflacioni, rritja e teresishme e nivelit te cmimeve ne ate shtet;
Shkaku I inflacionit eshte rritja e sasise se parase.

Parimi I 10: Cdo shoqeri ne afat te shkurter ballafaqohet me zgjedhjen ne mes te inflacionit dhe papunsise.

Ne rastet kur rritet saia e parase ne qarkullim, vie deri tek inflacioni, por
Ne afat te shkurter deri tek zvoglimi I papunsise (lakorja e Filipsit)
 
E respektuara Jeta,

Pa dashur te nderhyj ne shprehjet ekonomike, mendoj se shume me mire shprehjet e cekura me lart do te tingellonin ne gjuhen shqipe:

INPUTET = TE HYRAT

OUTPUTET = TE DALURAT (DALJET)

RESURSET = PASURIA (REZERVAT)

dhe RISK = RREZIKU

Mendoj se aty ku mundemi do duhet shfrytezuar shprehjet shqip

Psh. Fjalen KAPITAL mund ta perkthejme edhe si PASURI, por do ishte paksa e pakapshme sepse lidhet me fjalen KAPITALIST, por te tjerat qe i theksova, mendoj se tingellojne me mire shqip.

Shpresoj se mirekuptohemi. Te falemnderit


Ke shume te drejte ELB, mirepo keshtu jane dhe ne literature.
Gjithsesi, flm per sygjerimin!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top