Gjuetari i Shtojzovalleve

Ad Adi

Antarë i Respektuar
Njëherë e një kohë,në një kullë guri të ngritur mbi një kodër ,jetonte një gjuetar.Kodra rrethohej nga një pyll i vogël,dhe cdo ditë gjuetari shkonte në pyll për të gjuajtur drerët Në atë pyll jetonin edhe shumë shtojzovalle,të cilat këndonin dhe mblidhnin fruta pylli.Këngët e shtojzovalleve ishin shumë të bukura,dhe sa herë që i dëgjonte,ja hiqnin lodhjen si me magji.Gjuetari ëndërronte të kapte një shtojzovalle,dhe ta fuste në kafaz,por ato zhdukeshin menjëherë sapo ai ju afrohej.Një ditë,teksa po kthehej nga pylli me drerin e vrarë mbi supe,ai takoi rrugës një plakë të vjetër.
‘’Ma jep mua gjahun tënd ,o gjuetar trim,se po më vdesin fëmijët nga uria’’, tha plaka.
‘’Nëse jua jap gjahun ,cfarë do të më jepni në këmbim’’,tha gjuetari.
‘’Do tju jap një sëpatë magjike,një drapër magjik dhe një rrjetë magjike’’, tha plaka.
‘’Unë nuk jam druvar që të shkoj për dru’’,tha gjuetari me fodullëk,’’ndaj nuk më duhet sëpata.Nuk jam as bujk që të korr grurin,ndaj nuk më duhet një drapër,dhe nuk jam as peshkatar që të shkoj për peshk,ndaj nuk më duhet rrjeta’’.
‘’Atëherë cfarë kërkon nga unë o gjuetar trim’’,tha plaka,a do ar dhe argjend,a do pallat dhe kurorë?’’.
‘’Nuk dua as ar ,as argjend,as pallat dhe as kurorë’’,tha djali,’’por dua një shtojzovalle,që ta fus në kafaz. Ajo do të këndojë për mua ,sa herë që të kthehem i lodhur nga gjuetia,edhe unë do të jem i lumtur’’.
‘’Degjo o gjuetar trim’’,the plaka,’’shtojzovallet janë të shpejta si era,por janë të gjitha të verbëra ,përvec njërës prej tyre,që është mbretëresha.Sapo afrohet një rrezik,mbretëresha i bie fyellit,dhe shtojzovallet dalin me vrap nga pylli,ndërsa mbretëresha fshihet pas pemëve.Pasi rreziku ka kaluar,mbretëresha i bie përsëri fyellit,dhe shtojzovallet e verbëra e gjejnë përsëri rrugën për në pyll.Pra ,merri dhuratat e mija,dhe hyr në pyll.Kur mbretëresha ti bjeri fyellit,dhe shtojzovallet të shpërndahen, lësho sëpatën magjike,dhe ajo ka për ta prerë gjithë pyllin,dhe mbretëresha do zbulohet.Atëherë ajo do të hedhi flokët e saj përtokë,dhe flokët do të mbijnë dhe do të kthehen në një fushë me grurë.Kur të ndodhi kjo,ti lësho drapërin magjik,dhe ai ka për ta kositur gjithë grurin.Mbretëresha nuk do të ketë më se ku të fshihet,ndaj do të iki me vrap,dhe do të kapërcejë lumin mbi flokët e saj .Atëherë ti lësho rrjetën në lumë,kap një peshk,hyp mbi të,dhe dil në bregun tjetër,dhe me siguri ke për ta kapur mbretëreshën’’.
Gjuetari, shumë i lumtur,pasi ja dha drerin plakës, mori sëpatën ,drapërin dhe rrjetën e peshkimit,hyri në pyll dhe ju avit shtojzovalleve.Menjëherë mbretëresha e shtojzovalleve i ra fyellit,dhe shtojzovallet e tjera dolën nga pylli me vrap,kurse ajo vetë u fsheh pas një peme.Atëherë gjuetari lëshoi sëpatën magjike,dhe sëpata i preu të gjitha pemët. Mbretëresha,që nuk kish se ku të fshihej, preu një tufë nga flokët e saj,dhe i hodhi përtokë. Flokët mbinë dhe u kthyen në një fushë me grurë ,dhe shtojzovallja u fsheh pas grurit.Atëherë gjuetari lëshoi drapërin e tij magjik,dhe drapëri e kositi gjithë grurin, dhe kështu mbretëresha u zbulua sërish.E trembur,ajo iku me vrap,dhe arriti në breg të lumit.Aty preu një tufë tjetër me flokë,thurri shpejt e shpejt një kanistër, hypi mbi të,dhe kaloi në anën tjetër.Gjuetari rendi pas saj,dhe kur arriti buzë lumit lëshoi rrjetën magjike mbi një peshk të vogël që po notonte aty pranë.Rrjeta e mbuloi peshkun e vogël,dha ai u kthye në një peshk gjigand,nga pesha e të cilit gati sa s’po cahej rrjeta.Gjuetari hypi mbi peshkun,dhe e urdhëroi ta conte në bregun tjetër.Mbretëresha e pa gjuetarin që po vinte kaluar mbi peshkun,dhe preu një tufë nga flokët e saj,dhe i hodhi në lumë.Fijet e flokëve u shpërhapën,dhe u kthyen në krimba.Peshku ndaloi,dhe nisi ti hante krimbat një e nga një.Gjuetari u zemërua,dhe i ra peshkut me bishtin e sëpatës,por ai nuk u tund nga vendi pa i përlarë të gjithë krimbat.Kur peshku e mbaroi gostinë, dhe e coi gjuetarin në bregun tjetër,mbretëresha e shtojzovalleve ishte zhdukur.Gjuetari i zemëruar e nxorri peshkun nga uji,dhe e përplasi përtokë.
‘’Tani o peshk do të rrish këtu derisa të ngordhësh’’,tha gjuetari.’’Shqiponjat do ta hanë mishin tënd,dhe toka ka për ti ngrënë kockat e tua’’.
‘’Kij mëshirë për mua,o gjuetar trim’’,tha peshku,’’unë isha shumë i uritur,dhe po të mos i haja krimbat do të ngordhja,dhe ti do të mbyteshe.Unë të shpëtova jetën’’.
Gjuetari e kuptoi se peshku kishte të drejtë.Ai ju afrua,i hoqi rrjetën dhe e shtyu peshkun në lumë,dhe pastaj ngriti sytë drejt qiellit dhe pa zogjtë që fluturonin.
‘’Ah, sikur të mundesha dhe unë të fluturoja’’,tha gjuetari,’’atëherë me siguri do ta arrija shtojzovallen’’.
Peshku që ishte duke ikur,i dëgjoi fjalët e gjuetarit,dhe u kthye prapa.
‘’Shkulni pendët e mija dhe ngjeshini mbi shpinë, o gjuetar trim’’,tha peshku,’’me to mund të fluturoni në ajër po aq shpejt sa unë mund të notoj në ujë’’.
Gjuetari bëri si i tha peshku,i shkuli pendët nga trupi i tij,i ngjeshi në shpinën e vet ,dhe pastaj nisi ti rrihte me shpejtësi.Pendët ishin mjaft të lehta dhe të shpejta,dhe ai u ngjit në qiell dhe pa prej së largu mbretëreshën e shtojzovalleve që kish qëndruar në mes të një lëndine.Gjuetari ju afrua,qëndroi mu mbi kokën e saj dhe nisi ta kundronte ,sepse ishte shumë e bukur.Pastaj hapi rrjetën dhe e vërviti mbi mbretëreshën.E shkreta,as që e mori vesh se nga i erdhi,dhe u rrokullis e u mpleks me rrjetën. Gjuetari zbriti në tokë,e kapi mbretëreshën,dhe u kthye sërish në breg të lumit.Peshku ishte ende aty,dhe ishte ende i gjallë,por kish humbur shumë gjak nga plagët e hapura.Gjuetari ja qepi pendët me një fill të fortë,dhe peshku e coi gjuetarin në bregun tjetër.
‘’Sa herë të kesh nevojë për mua ,hidh në ujë disa fije nga flokët e shtojzovalles,dhe unë do të vij të të ndihmoj’’,tha peshku.
Gjuetari e falënderoi,pastaj e hodhi mbretëreshën mbi supe,dhe u nis për në shtëpi.Rrugës i doli sërish përpara plaka e vjetër.Sa e pa shtojzovallen,plaka lëpiu buzet,nxorri thonjtë e saj të gjatë si kthetra,dhe ju sul gjuetarit dhe i shkuli sytë.Gjuetari ra përtokë,dhe mbuloi fytyrën me duar.Plaka nuk priti asnjë cast,por e hodhi shpejt shtojzovallen mbi supe,dhe rendi drejt shtëpisë së saj.Posa mbërriti aty, ndezi një zjarr të madh në oxhak,dhe vuri mbi të një kusi të madhe me ujë.Pastaj ju afrua shtojzovalles me gojën që i lëshonte lëng.
‘’Kush jeni ju’’,tha mbretëresha e shtojzovalleve.
‘’Unë jam një magjistare’’ ,tha plaka,’’dikur kam qënë e re dhe e bukur kështu si juve,madhëri por pastaj u plaka dhe lëkura ime u mbush me rrudha.Nëna ime e ndjerë më pat thënë se vetëm një gjë mund tja kthejë rininë një magjistareje,mishi i freskët i shtojzovalles.Sa isha e re ,nuk ja vura veshin këshillës së nënës,por kur u plaka u kujtova për të.Mjerisht nuk kisha më fuqi te vrapoja pas shtojzovalleve,ndaj dhe ja lashë gjuetarit atë punë.Ai të kapi,dhe unë tani do të të ha’’.
‘’Meqë paskeni vendosur të më hani,të paktën më lini ti bie fyellit për herë të fundit,’’tha mbretëresha,’’shtojzovallet e mija do ta kuptojnë se une po vdes,dhe atëherë do të zgjedhin një mbretëreshë tjetër’’.
‘’E si mund të ndodhi kjo’’,tha magjistarja me dyshim,’’shtojzovallet janë të gjitha të verbëra,dhe asnjë shtojzovalle e verbër nuk mund të bëhet mbretëreshë’’.
‘’Po’’, tha mbretëresha,’’asnjë shtojzovalle e verbër nuk mund të bëhet mbretëreshë,por nëse një shtojzovalle e verbër fle me një burrë,ajo lind një shtojzovalle të vogël që mund të shohi.Atëherë shtojzovallet e tjera ja marrin këngës.Shtojzovallja e vogël ndjek zërat e tyre,dhe bashkohet me to,dhe ato e shpallin mbretëreshën e tyre.
‘’Mirë’’,tha magjistarja me vete,’’le ti bjeri fyellit dhe shtojzovallet le të zgjedhin një mbretëreshë tjetër,pa kur të rritet unë do ta ha edhe atë’’.
Mbretëresha mori fyellin,dhe nisi ti binte një melodie që e magjepsi edhe magjistaren.Sapo mbaroi melodia,magjistarja u kthye të merrte thikën që ta therrte shtojzovallen,dhe befas pa përpara saj gjuetarin e verbër.Ai lëshoi sëpatën magjike,dhe i preu kokën magjistares,pastaj lëshoi drapërin,dhe drapëri i kositi duart dhe këmbët,dhe trungu i thatë i magjistares u plandos përtokë. Sapo vdiq magjistarja,sëpata , drapri edhe rrjeta u zhdukën si të mos kishin ekzistuar kurrë.Mbretëresha e shtojzovalleve u lirua,dhe deshi të ikte me vrap,por i erdhi keq për gjuetarin e verbër.
‘’Faleminderit o gjuetar zemërmirë ‘’,tha mbretëresha,’’ti më shpëtove jetën’’.
‘’Melodia juaj më tregoi rrugën madhëri’’,tha gjuetari.
‘’Më thuaj cfarë kërkon nga unë o gjuetar trim’’,tha mbretëresha
‘’Unë dua të më rikthehet drita e syve ,që të mund të gjuaj përsëri’’,tha gjuetari.
‘’Unë nuk ta kthej dot dritën e syve o gjuetar trim’’,tha mbretëresha e shtojzovalleve,’’por këtej e tutje,sa herë që të hysh në pyll,unë do ti bie fyellit,dhe melodia ime do të tregoj rrugën deri tek gjahu.Edhe kur të dalësh nga pylli,unë përsëri do ti bie fyellit,dhe ti do ta gjesh rrugën për në shtëpi’’.
Këto tha mbretëresha, dhe pastaj u kthye në pyllin e prerë,u ul në një trung,dhe nisi ti binte fyellit.Shtojzovallet u mblodhën rreth saj,prenë flokët e tyre dhe i hodhën përtokë.Flokët mbinë dhe u kthyen në një pyll të madh,më të bukur se i pari.Mbretëresha nuk e harroi gjuetarin,dhe sa herë që ai hynte në pyll,ajo i binte një melodie,dhe gjuetari e gjente rrugën për tek gjahu më shpejt se më parë.Kur ai dilte nga pylli,ajo i binte përsëri fyellit,dhe ai e gjente përsëri rrugën për në shtëpi.Cdo mbrëmje ,pasi shtojzovallet e tjera binin të flinin,mbretëresha shkonte në kullën e gjuetarit,dhe këndonte për të,dhe gjuetari i verbër ishte i lumtur sepse ëndrra e tij për të patur një shtojzovalle,më në fund ishte bërë realitet.
 
Kjo eshte perralla ime e preferuar. E kam xhan,sepse e kam shkruajtur qysh ne fillim ne shqip,nje gjuhe ne te cilen kisha harruar te shkruaja. E kam xhan,sepse eshte e gjitha e frymezuar nga folklori shqiptar. Duhet te ishte kapitulli i pare i nje libri te ngjashem me romanin "Zoti i Unazave". Kisha planifikuar ta shkruaja duke u bazuar teresisht ne Eposin e Kreshnikeve,ne figurat e Mujit,Halilit,Doruntines,Gjergj Elez Alise etj. Keta te gjithe do te luftonin per te mbrojtur "mbreterine e kullave te veriut" nga barbaret. Ndersa Skenderbeu do te perfaqesonte mbretin e shumepritur, si tek poezia e Naimit.Sidoqe une nuk merrem me me shkrime,do te me pelqente sikur dikush ta kthente Eposin ne dicka tjeter nga ai qe njohim. Ka aq shume material aty brenda. Edhe libri "Zoti i Unazave",eshte i gjithi i bazuar mbi folklorin anglez. Edhe Eposi yne mund te kthehej ne dicka te ngjashme...nejse,une e bera perralle,sepse aq durim kisha.
 
Une gjithmone ja u tregoj perrallat njerezve qe nuk i njoh. Mendoj se vetem ata mund te jene objektive ne gjykim. Tua japesh te afermve,ose njerezve te njohur,nuk ka kuptim,sepse ata do ndihen te detyruar te bejne lavderime kot me kot....(e kam djale,nuk e hedhur dot poshte.)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top