Gjuetare te veshkave!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Turku Yilmaz A. ka shitur veshkën e tij për 20 mijë euro. Izraeliti Bazalel SH. e ka blerë atë për 120 mijë euro. Kjo tregti u bë në Klinikën Medicus. Dyshohet se ky nuk është rasti i vetëm i transplantimit. Ministri i Shëndetësisë ende nuk tha asgjë për këtë skandal. Kryeministri Thaçi kërkon sqarime nga Alush Gashi.

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, përpos një vendim për shkarkimin e u.d. të sekretarit permanent, Ilir Rrecaj - i arrestuar nga policia -nuk ka dalë me ndonjë qëndrim pas skandalit me transplantimet e organeve njerëzore.Skënder Berisha, zëdhënës në MSh- në lidhje me përgjegjësitë morale dhe ligjore që ka ministri Gashi, ka thënë se ai ka kryer punën e tij brenda përgjegjësive që ka. Sipas tij, ai menjëherë ka shkarkuar u.d. të sekretarit Ilir Rrecaj. "Ministri në këtë rast ka reaguar menjëherë me vendimet e tij. Organet hetimore janë duke kryer punën e tyre dhe presim rezultatet e policisë dhe Gjykatës", ka thënë Berisha. Ai ka rikujtuar se edhe Lutfi Dervishi dhe Tun Pervorfi janë suspenduar nga puna në Qendrën Klinike Universitare deri në fjalën e fundit të Gjykatës. Ai ka ripërsëritur se me Ligjin e shëndetësisë është ndaluar transplantimi i organeve në Kosovë dhe se Klinika "Medicus" nuk ka poseduar licencë nga MSh-ja. Por pavarësisht se ministri Alush Gashi gjatë tërë javës nuk ka dhënë as edhe një deklaratë në lidhje me transplantimin e organeve në "Medicus", kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur kontakte direkt me Gashin, duke i kërkuar atij që të sqarohet në detaje ky rast dhe se përgjegjësit, pa përjashtuar edhe vetë ministrin, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari për këtë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë për Express se kryeministri ka kërkuar nga ministri Alush Gashi që të sqarohet në detaje rasti "Medicus". "Kryeministri ka kërkuar që të merrn masa, po ashtu unë i kam dërguar një letër ministrit Alush Gashi që të marrë të gjitha masat dhe kushdo qoftë ai apo cilido, duhet të merren masa. Organet janë duke hetuar këtë rast dhe presim rezultatet", tregon Kuçi. Një burim nga Qeveria i ka thënë gazetës se ministri Alush Gashi ka mundësi që shumë shpejt të shkarkohet nga kjo pozitë për shkak të skandalit me transplantim të organeve në Klinikën private "Medicus". Për transplantim të organeve, policia e Kosovës pak ditë më parë ka arrestuar urologët Lutfi Dervishi, Tun Pervofi si dhe menaxherin e "Medicusit", Arban Dervishi. Një ditë më vonë është arrestuar edhe u.d. i sekretarit permanent, Ilir Rrecaj. Gjykata ndaj tyre ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Mbi 100 mijë euro i kanë fituar Tun Pervorfi dhe Lutfi Dervishi vetëm në një transplantim veshke. Me këtë biznes ata dalin të parët në Kosovë për nga përfitimet. Burime të gazetës kanë thënë se shtetasi izraelit, Bazalel Sh. ka paguar 120 mijë euro veshkën në Klinikën "Medicus" . Ndërsa urologët Lutfi Dervishi dhe Tun Pervorfi kanë blerë veshkën nga turku Yilmaz A. për vetëm 20 mijë euro, nëse kjo llogaritet,del se këta dy urologë kanë përfituar 100 mijë euro nga transplantimi i veshkës, që në Kosovë është i ndalur me ligj çfarëdo lloj transplantimi i organeve të njeriut. "Ky shtetas izraelit ka paguar 120 mijë euro në Klinikën "Medicus" për veshkën që mjekët në këtë klinikë ia kanë transplantuar nga pacienti turk, Yilmaz A.", thonë burime të gazetës mirë të informuara. Bazalel Sh. ka rreth 70 vjet dhe se për gjendjen e tij është duke u kujdesur vetëm një teknike në Klinikën private "Medicus", e cila është e rrethuar me shirita dhe në ruajtje të policisë gjatë 24 orëve. "Këtij shtetasi nga Izraeli i ka ardhur edhe djali i tij, afër 37 vjeç. Bazalel Sh. shumë shpejt pritet të merret në pyetje nga Policia e Kosovës si dhe nga Gjykata", tregon ky burim i gazetës. Pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, këtij 70-vjeçari, i cili në trupin e tij tash mban veshkën e një shtetasi turk, pritet të largohet nga Klinika private "Medicus". Gazeta ka mësuar se turku Yilmaz A. ka pranuar t'i hiqet veshka nga urologët kosovarë për vetëm 20 mijë euro. Yilmaz A ka vetëm 23 vjet dhe se ai është i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare për kurim. Po ashtu burime mirë të informuara kanë thënë se ky nuk është rasti i vetëm i transplantimit të organeve që ka ndodhur në Klinikën "Medicus". "Rasti i transplantimit të vesh- Turku Yilmaz A. ka shitur veshkën e tij për 20 mijë euro. Izraeliti Bazalel SH. e ka blerë atë për 120 mijë euro. Kjo tregti u bë në Klinikën Medicus. Dyshohet se ky nuk është rasti i vetëm i transplantimit. Ministri i Shëndetësisë ende nuk tha asgjë për këtë skandal. Kryeministri Thaçi kërkon sqarime nga Alush Gashi.kës të qytetarit turk nuk është i pari, në këtë klinikë janë kryer edhe katër transplantime të tjera", thotë ky burim në kushte anonimiteti. Mjeku turk, i cili ka ndihmuar në transplantimin e veshkës së Yusuf Ercin Sonmez-it, e i cili gjendet në arrati, ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh nga transplantimi i veshkës në Klinikën "Medicus". Për këtë mjek turk, edhe mediat në Turqi kanë shkruar se dyshohet se është degë e zinxhirit ndërkombëtar të kontrabandimit të organeve në Turqi. Me akuzën se ilegalisht ka bërë transplantimin e organeve, Dr. Sonmez, apo i vetëquajturi Dr. Frankenstein, është arrestuar 6 herë nga autoritetet turke, ndërsa çdoherë është liruar duke shfrytëzuar mangësitë e sistemit ligjor. Së fundi ai është arrestuar në prill të vitit 2007, kur policia turke në një spital privat ka gjetur katër donorë të veshkave dhe katër pacientë të sëmurë, të cilëve u janë transplantuar veshkat. Asnjë ligj në Kosovë nuk lejon transplantimin e organeve të njeriut.

Express

Foto:Klinika private "Medicus"
dsfdsf-1.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top